Në Kuvendin e Shqipërisë, janë emëruar dy salla me emrat e dy figurave të politikës shqiptare, Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani.
Ky akt nderimi u bë për të përkujtuar dhe vlerësuar kontributin e tyre të çmuar në historinë politike dhe shoqërore të vendit.
Elisa Spiropali, kryetare parlamenti, theksoi se Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani ishin politikanë modelë që dhuruan shumë për Shqipërinë.
Spiropali vuri në dukje se Fino ka drejtuar vendin gjatë periudhës më të vështirë, duke kontribuar në hartimin e disa prej reformave më të rëndësishme, ndërsa Bogdani ishte një lider i respektuar, i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm për shoqërinë shqiptare.
"Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani ishin politikanë modelë. Kjo ishte arsyeja pse sallat po emërohen me emrat e tyre. Bashkim Fino ishte kryeministër në periudhën më të vështirë të vendit.
Ka kontribuar në hartimin e disa prej reformave më të rëndësishme në vend. Gerti Bogdani ishte drejtues i respektuar, që dha kontribut të çmuar për shoqërinë shqiptare", tha Spiropali.
Sa turp! Ti vesh ambjenteve te parlamentit emrin e nje hajduti si Bashkim Fino.
Po kutë,....... Rama, Saliu dhe Meta ku do e vëjmë emrin e tyrë?????
mos vini emra njerzish neper salla mbledhjesh se eshte Injorance dhe idjotesi
mos vini emra njerzish neper salla mbledhjesh se eshte Injorance dhe idjotesi
Duhen emertuar edhe dy salla të tjera në selinë e Kuvendit të Shqipërisë. Emrat "Sabri Godo" dhe "Dritero Agolli", dy figura iluminante të politikës shqiptare të pas '90-ës, i bëjnë nder këtij institucioni.
Do te kishte qene shume me e pranueshme dhe "dinjitoze"!!! Perpiqem te kuptoj se mbi cfare motivi/kontributi te ketyre ish deputeteve eshte bazuar ky veprim, por nuk me del askund!!! Ne te gjithe historine e re dhe te vjeter te Shqiperise, nuk gjen nivel me te ulet, medioker dhe hipokrit se sa i ketyere 30 vjeteve te fundit!!! Cfare po ndodh me ne!!?? Me e shumta qe mund te behej ne respekt te ketyere dy ish deputeteve do te ishte vendosja e busteve te tyre diku ne ambjentet e parlamentit, gjithmone, nese, nese..... Kjo nese, do te kishte kerkuar qe keta politkanet/parlamentaret tane te mendonin me koke, jo me bythe. Po ta kishin bere kete, do te ishte dashur qe te krijohej nje tradite me e hereshme dhe te te vendoseshin te tilla edhe per shume te tjere para tyre..... Sidoqofte, kjo nuk duhet te na cudise, sepse eshte nje tjeter "pike uji" ne oqeanin e veprimeve qe tregon hapur fare, po fare, se ne cfare derexheje jemi katandisur ne si vend, per nivelin e politikes/politikaneve, por, ne fund te fundit, edhe per ne si popull; kjo e fundit, me keqardheje....