Gjin Gjoni: Iu përgjigja thirrjes "o sot, o kurrë" dhe tani iu futa politikës. Kam qenë gjyqtar i ndershëm, pasuria ime është e ligjshme

11 Prill 2024, 19:33Politika TEMA
Gjin Gjoni: Iu përgjigja thirrjes "o sot, o kurrë" dhe tani

I famshmi Gjin Gjoni, i cili tashmë është kryetar i degës së PD-së në Lezhë, e konsideroi vendimmarrjen e socialistëve në Kuvend për të mbrojtur mandatin e Olta Xhaçkës, si vdekjen e reformës në drejtësi.

Ai tha se, sipas mendimit të tij, reforma në drejtësi ishte selektive.

“Në kohën më parë sistemi i drejtësisë ishte 60 % të majtë dhe 40 % të djathtë, në këto raporte ka qenë.

Sot sistemi i drejtësisë është 100 % i majtë. Ata që kanë kaluar reformën ose janë pjesë e konjukturave të momentit ose janë me lidhje me sistemin komunist”, tha Gjoni.

Referuar vendimit ndaj Sali Berishës, Gjin Gjoni tha se nëse do të përdoret ky standard të gjithë kryeministrat duhet të jenë në hetim për vendimet që kanë marrë.

“Gjithçka lidhet me shkak pasojë dhe në rastin e liderit të opozitës për çështjen që i është vendosur masa e arrestit, nuk ka pasojë”, tha Gjoni.

Gjin Gjoni ka folur dhe për zgjedhjen e tij si kreu i degës së PD-së Lezhë.

Gjoni tha se ka qenë student i dhjetorit, ka qenë i deleguar i PD-së në zgjedhjet e 1991 në Lezhë. 

Më pas ai ka sqaruar se karriera e tij ka vijuar në fushën e drejtësisë deri në momentin që është larguar, dhe sot është kryetar i PD-së, pas një pauze mbi dy vjeçare, pas dorëheqjes nga sistemi i drejtësisë.

“Kam dhënë dorëheqjen si gjyqtar, për një periudhë kohe kam qëndruar në një situatë pezull, jam marrë me avokati.

Në 2014 është bërë një hetim mbi pasurinë time, organet e drejtësisë kanë dhënë një vendim në të gjitha shkallët e gjykimit. 

Por edhe dy vjet pas dorëheqjes sime KPK ka bërë një kallëzim në SPAK, megjithëse çështja nuk është mbyllur me procedurë sikundër pretendohet, por ka pasur vendim në të gjitha shkallët e gjykimit.

Nga 2003 deri në 2023 është bërë një verifikim tërësor i pasurisë sime”, tha Gjoni për televizionin e familjes Berisha.

Ai tha se iu përgjigj thirrjes "o sot, o kurrë", duke shtuar se ndjen me dhembje shpopullimin që i ndodh Shqipërisë. 

Gjoni tha se rrjedh nga një familje e djathtë, e persekutuar nga regjimi komunist, duke shtuar se "Shqipëria është demokraci hibride, dhe këtë ma ka thënë një miku im politikan gjerman"

13 Komente

  1. T
    Tom

    Gjini ne terezi e ka po PD me kta tipa rri ne opozite dhe 50 vjet..

    Përgjigjjuni
    1. g
      genti

      mos eshte ky qe mori leket e kriminelit te burrelit dgent dotes edhe e liroj prej burgu

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        hahahaha ndaj nuk ndenje te te hetonte vetingu? Do marresh gishtin e mesit.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Putin Gelboqja

          leri pordhet Gjin hajduti, 60 % të majtë dhe 40 % të djathtë, jo or jo, ishit 100% hajdute!

          Përgjigjjuni
          1. d
            drejtesia

            Ik more qelbanik se kundermon ere vdekje,hajduti,mashtrusi dhe keqberesi! Doni te visheni me imunitet qe te mos hetoheni,po do te vij radha edhe ty,mos u merzit!

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kuksi

              Kujt i jep mend ti more skuth,me çfarë i bëre milionat ...këtë thuaj ti.Më e pakta duhej të ishe brënda dhe konfiskim pasurie.Ke mendere, justifiko paratë..

              Përgjigjjuni
              1. S
                Svetllana

                Lexhendari Gjin Gjoni do te behet Minister i Drejtesise per te cuar ne litar genjeshtaret e ASPAK-ut dhe debilat e GJKKO.

                Përgjigjjuni
                1. b
                  borsh

                  Fol o Gjin meqe shteti ka ik ne drejtim te paditur,kryeministri i vendit ne ditet qe duhet te jete i pranishem ne kuvend parakalon ne pasarelat e parisit me te shoqen,TURP Gjin Gjoni si njeriu i padrejtesis po afirmohet si politikan me ndihmen e Berishes dhe te Rames pa tjeter, konkurenca e madhe se kushe e luftone SPAK me shume Edi Rames do ti hane koken. SPAK duhet ta pastrojne kete politik te celbur qe per 34 vjet u kane bere xhemen shqipetareve, me pordhet e Rames per turizmit nuk ngopet shteti me luge bosh. Nese drejtesia e re fundoset me ndihmen e madhe te Rames dhe me pak te berishes shqiperia do te behet nje geto qe shqipetaret nuk do te banojne. EDI RAMA thirri mendjes sa nuk je vone se shtatori eshte afer dhe ambasodori ose kasapi amerikan eshte rruges dhe besoj se brisku i par do te kapin ty, do zoti fort qe mos te ju shikojme me. Kam votuar per 33 vjet partine socialiste por zhgenjimi eshte i madhe,jo per mirqenje se nuk flitet per te por per suportin qe po i jep sali berishes dhe qetes ti hajdute,dhe kundervenja qe ti personalisht po i kundervihesh. BESOJ SE SPAK DO JA DALIN

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Li

                    Mos e shani o njeres. Mizat mblidhen ke muti jo ke mjalti ky eshte ne rregull.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Beni

                      Me rrogën e gjyqtarit e vure pasurinë?! Gjyqtarët kanë pasur një rrogë zyrtare si gjithë të tjerët. Aq e ndershme ishte pasuria jote, sa e virgjër është një prostitutë.

                      Përgjigjjuni
                      1. r
                        reti11

                        LoL xhin xhoni! xhigand je! Hajt se edhe pak, edhe sapunin!

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          american23al

                          Po na habit vampiri qe thote nuk e pelqej gjakun... Vetem ne Shqiperi ka mostra te tilla qe jane pertej imagjinate, si nena e Monikes qe si pensioniste ndihmon vajzen e saj te varfer...!!!!!!!!!!!!!!

                          Përgjigjjuni
                          1. Q
                            Qytetar i zakonshem

                            Ajo shkolla që të diplomojë si gjykatës hapur është akoma apo.... s'ka lezet që të bëhen edhe të tjerë gjykatës për 6 muaj kurs ? Për 6 muaj posht plepit ti dhe ca si ti morën tagrin të gjykonin ç'ishte dhe ç'nuk ishte e drejtë kush duhej të futej në burg e kush jo, ç'është e ligjshme dhe e pa ligjshme. Ju të "plepave " I kthyet katedrat e gjykatave në tezgat e shitjes se drejtësisë atijë që ofronte më shumë. Sikur të ktheheshe e të na flisje për agronominë do ishe më I besueshëm.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje