"Te ballkoni apo te burgu shkoni sa të doni, por mos na përfshini..." , Spiropali: Kjo shumicë ka bërë të mundur që për herë të parë të kemi një drejtësi që po godet pandëshkueshmërinë

11 Prill 2024, 16:47Politika TEMA
"Te ballkoni apo te burgu shkoni sa të doni, por mos na

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka replikuar në sallën e Parlamentit me kreun e PBDNJ, Vangjel Dule.

Ajo iu përgjigj deklaratës së Dules se Parlamenti nuk funksionoi për disa muaj për shkak se opozita kërkonte llogaridhënie, teksa tha se ishte pikërisht mazhoranca ajo që riktheu normalitetin në Kuvend duke i dhënë opozitës një zgjidhje të arsyeshme.

Spiropali është shprehur po ashtu se PS ka bërë të mundur që për herë të parë të kemi një drejtësi që po godet pandëshkueshmërinë.


“Realiteti i Shqipërisë nuk është që parashihni ju (i drejtohet Vangjel Dules), por në negociatat e bashkimit europian ka progres në 33 kapitujt dhe në ato politikë, ndryshe nuk do të na ishin çelur negociatat. Në procesin e sceening ka treguar rezultatet serioze.

Nëse jeni angazhuar në një proces që nuk ka lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë, por me procese të tjera të drejtësisë me të cilat qasja juaj është e pashëndetshme, kjo nuk është çështje e jona.

Sa na takon ne, kjo shumicë ka bërë të mundur që të kemi një drejtësi që po godet pandëshkueshmërinë dhe patjetër ka nevojë për reformim të mëtejshëm, por ka dhënë shembuj konkretë.

Te dritarja a te ballkoni e te burgu mund të shkoni sa të doni, por mos na përfshini në këto debate në këtë Parlament që e kthyem ne në normalitet. Të jemi me të kujdesshëm me ato që themi  sepse e shkuara jonë ka qenë totalitare, por nuk mund të pranojmë që sot nga kjo foltore të përdoren nga persona që përdorin ato terma”, tha Spiropali.

3 Komente

  1. S
    Shkembi

    Qente le te lehin. Ju shikoni karvanin.

    Përgjigjjuni
    1. H
      HARAM QUMESHTI .

      PARATE E PENSIONISTEVE VIDHNI O HARAMER .

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sanie

        Boll moj se na i shpife, hajdute e dreqit. Ku i ke milionat e doganave që vodhe?! Shporruni dhe ju ndyrësira se na i shpifni sa herë që dilni në televizor. Nuk e kuptoni që ju urrejmë?! Jeni thjesht plehrat e këtij vendi të varfër. Por jeni edhe të pashpirt që e rropët këtë popull të varfër dhe të rraskapitur. Një 'urim' keni nga populli: Vdekshi të gjithë me gazep dhe mos të ketë mjekësi që t,ju bëjë derman. Kështu nuk do t,ju hyjnë në punë as lekët e vjedhura. E dini që ajo c'ka keni vjedhur janë mallkim për ju? Po, mallkim janë, se është rënkimi dhe vuajtja e një populli të tërë. Mos u hiqni sikur jeni më të mirë ju. Jeni më specialista. Por si e keni katandisur vendin ju llapaqenat e Ramës...., mos pafshi ditë të bardhë!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje