“Pandëshkueshmëria, monument kulture që mbrohet nga shteti”, Xhaçka i përgjigjet Nokës: Qan çdo natë poshtë ballkonit, sqaro akuzat që janë bërë ndaj teje

11 Prill 2024, 15:30Politika TEMA
“Pandëshkueshmëria, monument kulture që mbrohet nga

Deputeti i Rithemelimit, Flamur Noka gjatë fjalës së tij në seancën e stome plenare akuzoi mazhorancën se ata nuk e kanë luftuar pandëshkueshmërinë, por sipas tij e ruajnë si monument kulture, dhe se motoja e tyre është vjedhja.

Në përfundim të fjalës, Olta Xhaçka, e quajti deputetin ‘Muli’, duke i thënë që të sqarojë akuzat që janë bërë ndaj tij.

Noka: Ju keni moto vjedhjen. Kur keni ardhur në pushtet keni thënë do luftojmë pandëshkueshmërinë. Pandëshkueshmërinë Edi Rama dhe Rilindja e kanë kthyer në monument kulture, që mbrohet nga shteti. Edhe babëzia është monument që mbrohet nga shteti. Një nga zotimet e PD është se do t’ju marrim çdo para të vjedhur dhe do t’jua kthejmë shqiptarëve, drejtësia nuk po vepron.

Xhaçka: Është qesharake kur Muli merr monopolin e integritetit në këtë sallë se gjithë të tjerët janë hajdutë dhe është argëtuese që pishtarin e merr Muli që qan çdo natë poshtë ballkonit, se sa e ligë është drejtësia kur heton këta dhe se sa e mirë kur na drejton ne.

Mu trash lëkura nga shpikjet e tyre. Bën mirë ti drejtohet drejtësisë dhe të sqarojë akuzat që ia ka bërë kryetari i grupit të tij parlamentar. Lëreni drejtësinë të bëjë punën e saj, shkoni sqaroni akuzat që janë drejtuar ndaj jush.

Noka: Zonjë, unë kam qenë ministër, ti ministre. I keni letrat e mija, Saimir Tahiri me Zamir Shtyllën kanë hetuar edhe ku kam shkelur unë. Asnjë cent nuk i kam vjedhur shqiptarëve prandaj jam në opozitë.

Jam krenar për këtë. Unë drejtoj gishtin se Berisha që nuk ka vjedhur asnjë cent mbahet i burgosur, dhe ju që jeni këtu jo e hetuar dhe e mbrojtur. Kjo është diferenca mes nesh. Është ndryshim i madh i moralit dhe qasjes njerëzore. Jam gati të hetohem që tani.

 

 

2 Komente

  1. L
    Luani

    Mulit i shkon shprehja e Son Ypit per Mamaqin, politikan muti por shejtan budalla se parate i rruan. Ska faj Muli kur e lene te kakarise maje plehut.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Ky Mut,me fal Mul Noka eshte gomar fare. Opo si nuk mesoi te flas,por ngeli gdhe,dru i pa gdhendur. Hajde,hajde sikur te vij ne pushtet kata lloj gomaresh.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje