Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lehtësimit të masave për zyrtarët dhe pedagogët e dyshuar për abuzime me tendera në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama shprehet se lehtësimi i masave nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje, nuk pengon, as nuk ndihmon drejtësinë për shkeljet e pretenduara.
Ai theksoi se këto masa sigurie kishin pasoja traumatike për jetën personale dhe familjare të individëve të pafajshëm dhe se jeta universitare dhe reputacioni i institucioneve nuk duhet të preken.
Ai përsëriti angazhimin e qeverisë për luftën kundër korrupsionit, por gjithashtu theksoi rëndësinë e ruajtjes së standardeve demokratike të drejtësisë europiane dhe pavarësisë së prokurorëve dhe gjykatësve.
Reagimi i plotë:
Ja pse jam i lehtësuar me lajmin e rrëzimit në Gjykatën Speciale të 20 masave të sigurisë (nga 24) në Universitetin Bujqësor:
1. Drejtësia për shkeljet e pretenduara të tre viteve më parë, as nuk pengohet as nuk ndihmohet nga ato masa sigurie, ndërsa jeta personale e familjare e kujtdoqoftë që mund të jetë krejt i pafajshëm, kthehet në një ferr padrejtësie me pasoja traumatike.
2. Prokurorët dhe gjykatësit mund ta bëjnë tani pa asnjë ndryshim, deri në fund, detyrën e tyre dhe fajtorët e mundshëm nuk kanë asnjë shans të shpëtojnë, nëse kanë prekur fondet publike. Por ama jeta universitare nuk merret peng, reputacioni i universitetit nuk mbytet në llumin mediatik, stabiliteti psikologjik i komunitetit të pedagogëve, studentëve, prindërve nuk lëndohet, ndërkohë që drejtësia vazhdon qetësisht punën e vet.
3. Aleanca strategjike e UBT me Universitetin BOKU të Vienës, që u krijua me një përpjekje të madhe të qeverisë dhe programi ambicioz i transformimit rrënjësor, e i njehsimit të diplomave BOKU/UBT2030 nuk kërcënohet më nga humbja e besimit të partnerëve austriakë përballë panoramës lemeritëse të 24 masave të sigurisë, a thua se bëhet fjalë për ndonjë operacion në fshatin Corleone!
Duam luftë pa kompromis kundër korrupsionit, ndëshkim pa mëshirë për çdo dorë që hyn në xhepat e popullit, por po ashtu, nuk mund të bëjmë kompromise në mbrojtje të normave demokratike europiane të drejtësisë. Pas 100 e kusur vitesh e kemi tërhequr pushtetin politik nga fusha e drejtësisë dhe ia kemi lënë drejtësisë të na hetojë e gjykojë edhe ne, si të gjithë të tjerët, nëse shkelim ligjin.
Shpatën e ndëshkimit ia kemi dorëzuar SPAK-ut. Peshoren e drejtësisë ia kemi besuar Gjykatës Speciale. Por fashon e pavarësisë e paanësisë prokurorët, e sidomos gjykatësit, duhet ta bëjnë pa humbur kohë pjesë të lëkurës së tyre profesionale, në respekt të prezumimit të pafajësisë, të lirive e të drejtave të njeriut, të standarteve demokratike të drejtësisë europiane.
Prandaj, shpatën ta mbajnë lart, e kanë gjithë mbështetjen tonë. Peshorja është e tyrja, nuk ndërhyjmë në brendinë e çështjeve. Por sa herë do t’ua shohim sytë të pambuluar e deri edhe me gjak, nuk do të ngurrojmë ta themi publikisht. Drejtësia e re e Shqipërisë 2030 në BE duhet të jetë si kjo statujë e Zonjës së Drejtësisë. Për të gjithë. Gjithnjë.
Po ky ne zyre fle, si Zelenski me kostum sportiv.....apo po behet gati ti hyp aviOnit , nga Kukesi! = LOL
po kuj po i thu, dumanit kastravec! apo shumices se prokuroreve e gjygjtareve hajdut e gjobvenes! merrni masa e beni ligje qe te mos guxojne te keqperdorin postin e peshoren e drejtesis, injorantet shpellaret, e hajdutat.
O zgrropsa, po si thoni ju qe meqe jane pedagoge duhet ti lejm te vjedhin? Ju shplaft mortja, bazat per njeri civil/qytetar merren nga arsimi dhe familja.
Eh mor zoti Edvin historia perseritet… na kujtove fiks Saliun ne 21 Janar kur kundershtoi prokurorine per te arrestuar gardistet vrases… jeni si dy pika uji…!! Te ardhshin prangat sa me shpejt per veten tende …!!
O mret o lider global po mos të vjedhin se lanë namë nga roja i parkingut deri tek 1 madh gjithë hajdut mer mret?? Merr masa se na fulliqet