Deputeti socialist Pandeli Majko ironizoi pretendimet e PD dhe Sali Berishës për ardhjen e Donald Trump dhe republikanëve në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Majko tha se kur eksponentë të demokratëve amerikanë luftonin në Vietnam, doktor Berisha bënte kërkesë të anëtarësohej në Partinë Komuniste.
Ndërsa i dha këshillë PD-së të ndërrojë selinë, pasi tek ish-SHQUP përdorej për vaki, madje aty është bërë dhe vakia e Ramiz Alisë.
"Kam përshtypje. Mos ngatërroni kekun me byrekun. Me dashje apo pa dashje mos ngatërroni dekomunstizimi me një proces, deklarimi se SHBA është drejtuar nga marksistët është gafë e rëndë politike.
Në PD amerikane ka njerëz të cilët kur luftonin në Vietnam doktori bënte kërkesën për të hyrë në PK, është gjenezë e vjetër kjo. E ka pasur dhe një drejtuesi i majtë që mendonte ishte burimi komunist.
Përshëndes qeverinë dhe ministrinë e jashtme për votën në OKB për rezolutën e BE dhe Britanisë së Madhe. Pro amerikanizmi im është i një natyre tjetër që nuk ka të bëjë me mënyrën si ju e shihni pro amerikanizmin. Kisha një mik anti komunist. Ka luftuar në Vietnam, e kam pasur mik quhej Leka Zogu.
Mbi të gjitha dëshiroj si mik, t’ju jap një këshillë. Ndërroni godinë, se ajo është godinë që sjell fat jo të mirë. Në forcat e armatosura Godina e SHQUP është përdorur kryesisht për vaki. Është bërë dhe vakia e Ramiz Alisë, nuk ju nxit që njerëzit të reflektojnë", tha Majko.
"demokratet" amerikane????!!!! = ...pani re pani, kur do dalesh ne pension si gramoz ruci, demokrati.....lol = ka i mer kto lajme, nga Kimetja...lol
Nuk e di se c'do te thote Pandi me kete krahasim. Megjithate, nuk e vras shume mendjen, se me rezulton si ajo puna a hedhjes se gurit ne lume. Kush e hodhi e kush desh ta nxirrte. Rri e rri Pandi dhe leshon ndonje fende, se pordhe nuk ka fuqi.
O Majko, mos bëj deklarata, ane shan ane Bagdat. Politikisht je gabim. Ti qofsh, por miq si Leka Zogu, që dërgonte diversantë për të rrëzuar Qeverinë e Shqipërisë, të njohur botërisht, ashtu siç ishte, me anë të terrorit, që merrej me pisllëqe nga më të përbuzuarat, që kishte rrojtur, që kur kishte lerë, me gjënë e grabitur nga i ati, kurkush i majtë nuk mund t'i qasej, e ti e paskesh pasur mik për kokë, duke ngartërtuar kekun me byrekun. Lufta e Demokratëve amerikan në Vjetnam është quajtur botërisht agresion dhe është një turp dështimi për Amerikën. Dhe në atë kohë, jo Sala, por ndoshta edhe yt atë, apo ndokush i rrethit tënd familiar ka kandiduar për në PPSh dhe të kandidosh apo të militosh në një parti, nuk është ndonjë mëkat. Revolucioni në Vjetnsmin e Jugut u shndërruan në një agresion imperialist të ShBA-ve ndaj "Vietnamit Komunist". Kurse sa i takon asaj që amerikanët deri tani i kanë komanduar marksistët, kjo është, ai, gogloli që shëtit nëpër botë, e që e bën kapitalin të jetë paranojak atje e të reflektohet këtej pastaj. Demokratët nuk janë të majtë, ndoshta janë pak më liberalë, por jo të majtë dhe aq më pak marksistë; ata janë të një krahu tjetër të kapitalit, ndaj së bashku me Konservatorët Republikan, vunë të gjitha forcat për t'a përmbysur atë rend, deri tek utopia e dekomunistizimit, si me thënë sot purifikimi nga feja apo ateistizimi i shoqërisë. Rri, o Pandi, pash zotin, mos na gajas, se po na del më katolik se Papa.
Kur flet ky paraziti qe ka tridhjet qe e han qyl dhe do dale ne pension pa ja bere nje here punes bam. Fol per Ameriken demek per ceshtja te medha, si ai budallai qe i thane fole nje fjale te madhe dhe tha Buall.Ik o Pandi rri pas bythes se Rames se mos del ndonje gje andej.