Gjuha politike e molotovit: kujt i drejtohen bombat e 11 korrikut?!

13 Korrik 2024, 19:41Politika TEMA
Gjuha politike e molotovit: kujt i drejtohen bombat e 11 korrikut?!

Nga Ylli Pata

Kanë kaluar shumë vite nga 21 janari 2011. Plot 13 vjet. Përpos tragjedisë së tmerrshme të 4 të vrarëve e një numri të madh, ende të padokumentuar saktë të të plagosurve me armë zjarri, ajo ditë kishte edhe një tragjikomedi që u kthye edhe në një barcaletë në panelet e darkës.

Barcaleta e palmës: pemës që u dogj jashtë murit rrethues të kryeministrisë, ku një deputete e atëhershme e PD-së, kërcënoi live Saimir Tahirin se do ta varte te palma e djegur, ku i kishte mbetur vetëm trungu. Nejse, atëherë funksiononte rregullorja e gardhit dhe ajo e bulevardit.

Dy vjet nga 21 janari, kur rrethimi në kryeministri nuk ekziston më, pasi u hoq si vendim i parë i Edi Ramës-kryeministër, janë kryer pa fund protesta që kanë sulmuar dyert e selisë së qeverisë me mjete të ndryshme.

E fundit ishte të premten, kur u përdorën bombat Molotov, që hapën një mesazh zjarri, të shpërndarë në eter e në rrjete sociale.

Molotovi, është një armë reale lufte. Që përdoret kryesisht nga grupe guerilje urbane, kryesisht organizata ekstremiste që gjuhën e tyre të veprimit e kanë të dhunshëm. Ndodh, si në territore të pushtuara, ku njerëzit që kundërshtojnë regjimin në fuqi, luftojnë me forcat e policisë që zvogëlojnë përditë liritë e tyre, ku këto forca kërkojnë që nëpërmjet forcës të ulen në tryezë me kundërshtarët. Por ndodh edhe në mjaft vende të Europës Perëndimore, ku grupime radikale, duke përdorur këtë forcë, kanë ndikuar dhe ndikojnë për të rritur aksionet e tyre politike, pasi nuk arrijnë dot të hyjnë në shoqëri në mënyrë normale.

Albin Kurti në Kosovë, është një shembull i një imponimi politik, për të hyrë në shoqëri me zori, duke goditur vazhdimisht. Qoftë edhe me aksione guerile. Por Kurti, edhe pse ka qenë mjaft i dhunshëm në lëvizjet e tij, asnjëherë nuk ka përdorur bombat Molotov, maksimumi ka shkuar deri tek bombat tymyese, të cilat në parlamentin tonë janë si karramele.

“Bomba Molotov - e quajtur edhe shishe ndezëse, shishe apo koktej Molotov (në rusisht Коктейль Молотова), është një pajisje ndezëse me rreze të shkurtër, e lëshuar me dorë.

Ajo u përdor si një armë dore për luftime kundër tankeve nga Ushtria e Kuqeveçanërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore), dhe si një armë e improvizuar për aksione guerile ose përplasje urbane nga aktorë të ndryshëm jopolitikë”. Ky është shpjegimi që shkruhet rëndom në faqet shumëgjuhëse të Wikipedia-s për këtë armë, e cila natyrisht që ka prapa një gjuhë të artë politike.

E cila hidhet në fund të protestave, e bëhet lajmi i tyre. Janë dy mesazhe të qartë që përcjell molotovi si mesazh. i pari dhe më i rëndësishmi është se nuk përbën një sinjal force, përkundrazi tregon qartazi impotencën politike.

Një bulevard i tejmbushur me njerëz që nuk flasin fare, por i tregojnë publikut se çfarë përfaqësojnë dhe si veprojnë. Tubimi e protesta janë një dialog jo me qeverinë por me publikun, për tu dëshmuar atij se kush janë këta njerëz të shqetësuar që dalin në rrugë dhe propozojnë një mënyrë të re politike.

Por në mungesë të numrave përdoret forca, si mundësi për të tu bërë të ditur publikut që janë ata alternativa, ndryshe do të vijojnë të tregojnë gjuhën e tyre të forcës. Të cilën e shfaqin edhe në rrjete sociale, komentet në media që janë të hapura për komentet, (Në Shqipëri është vetëm gazeta TemA) apo te Bashkimi në mëngjes.

Por për njerëzit, zjarri i molotovëve shërben si një kujtes për të menduar se çfarë ka ndodhur këtu, ku në 1998, s’kishte molotovë, por antitankë, granata ofensive e kallashnikov ndaj selisë së kryeministrisë. E për shumicën në vend, pikërisht se dhuna është forma mbizotëruese e gjuhës politike të partisë së Sali Berishës, ai nuk e voton.

Pikërisht për këtë, bombat molotov nuk i drejtoheshin as Edi Ramës e qeverisë, me të cilin Berisha tashmë ka një sezon të rregullt dialogu të hapur edhe marrëveshjes, e as publikut që s’e voton. Ata i drejtohen në radhë të parë vetë demokratëve. Pasi Berisha e ka humbur totalisht luftën me amerikanët, e frika më e madhe e tij është ngjizja e një force politike antiberisha, e cila tani po merr edhe formë në aspektin konkret. Enkelejd Alibeaj, Roland Bejko etj, të cilët theksojnë se janë ndarë nga Basha, e po formojnë një parti politike antiberishjane brenda PD. Kësaj i frikësohet doktori, pasi nisja e këtij aksioni, e kthen formacionin e tij dalëngadalë si partia e Ilir Metës. Kjo është frika reale, ndaj po hedh bomba molotov, të cilat çuditërisht po i tolerojnë forcat e rendit...

17 Komente

  1. r
    robi

    E sakte , artikull shume i bukur. Trushplaret bushkolas kopalare morragjinj barbare me molotov ne xhep dhe duke djegur flamurin kombetar tregon qarte cfare llumi eshte mbledhur rreth imam haxhi dede sali dumbabes me 40 hajdute dhe qe nuk kane asnje shans me me veprimin fashist qe bene mbreme te vijne ndonjehere ne pushtet. Forca e re antifoltore antiperbindesh nen drejtimin e dy figurave te nderuara Enkeled Alibeaj dhe Roland Bejko mund te terheqe rreth vetes nje pjese te madhe te demokrateve qe jane te dyzuar tek foltorja po u ka zene rrota bishtin.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Treni

      Pa e lexuar fare, neve na drejtohen ato molotovët. Ne idiotët që nuk ikëm nga ky vend se mendonin se shqiptarët do bëheshin njerëz me kalimin e kohës. Por pritëm gjatë e tani jemi të thyer e nuk ikim dot. Mirë të na bëhet, fundja vetë vendosëm kështu.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kotfare

        Treni, jam shume dakort me ty !

        Përgjigjjuni
        1. r
          raul

          Populli i Tiranes nuk do jete i qete kurre qe te mos shohe te ju behet gjyq publik ketyre barbareve bushkolas kokpalare morragjinj , llumi neonazist, isis i kurbinit, mamurrasit, bathores qe kishin ardhur me maska dhe gjoksin me molotov ne pordheste. Ajo skene e tmerreshme , e frikeshme ne bulevardin me te bukur te Ballkanit ne shekullin e XX1 eshte nje alarm i madh per shoqerine shqiptare, per shtetin shqiptar qe tregon cfare rreziku ka ardhja ne pushtet e foltores se vicidolit e plagosur rende nga votimi spektakolar shembullor 14 maj 2023 ne pushtet. Eshte emergjence kombetare krijimi i forces antifoltore antimolotov, antigazbardh, antikrricfaro, antibelokrrici dhe bashkimi i gjithe demokrateve te ndershem qe nuk e kane ne program grushtin e shtetit 1998 me Sali lush kaptinkalin organizator, qe nuk kane ne program sulmin ndaj institucioneve me molotov sic kercenonte dje thuthuci i foltores Paloqja .Kjo force e re me program te qarte demokratik per zhvillim kombetar, per zgjedhje demokratike dhe jo si ato te 1996 apo te tjerat me Xhuveleri apo lesheli me mandate te arta. Dhe pastaj do shihni se sa shpejt demokratet e pastruar nga banda e molotovit e Muli geringut, nga banda e gaz bardhit qe beri masaker ne Elbasan me doktorin e vrare, nga banda e krricit te faros me dy gishta lart dhe banda e neonazistit te Agimit te Arte Belo krricit qe kercenon cdo dite sikur eshte prokuror per masakren qe ai do beje me policine sikur larg qofte te vije ndonje dite ne pushtet por qe pas djeg'jes se flamurit nga barbaret bushkolas te kurbinit shanset qe kjo foltore te vije ne pushtet jane zero. Fliste dje prifti pastor i foltores se vicidolit se vetem veladoni i mungon, Dorian Telit barkderri me mjekrren me morra qe i varet yndyra ne mjekerr kur ulet ne tavoline me 5 pjata para.Dhe ky barkderri thoshte -fole qarte qytetaret dje se duhet qeveri teknike leshelike. Po cfare qytetaresh folen mor barkderr, thuaj falen barbaret dje me gjuhen naziste duke djegur deren e bashkise dhe flamurin kombetar akt fashist qe as uniformat kafe te Geringut nuk e kane bere ne Berlin ne kohen e Rajhut te trete.Prisni dhe pak 10 muaj jane dhe ajo djeg'ja e flamurit kombetar apo e deres se kryeministrise do ju dale perhunde, po ju aq kuptoni se populli po ju vezhgon me qetesi dhe fjalen e fundit ne 2025 e ka ai dhe aty do ta shihni cfare demi te pariparueshem i keni bere vetes me ate molotov te mallkuar kur te ju kthehet e qindfishuar ne vote per kryeministrin legjendar Edi Ramen qe ju del 7 here ne enderr cdo nate dhe nuk keni asnje shans jo me qeveri teknike por me qeveri foltorike apo me qeveri leshelike po te behen zgjedhjet qe banda e krricit te faros me dy gishta lart te vije ne pushtet....tik..tak ,, tik tak,, dhe 10 muaj jane duroni o mjerane trushplare qe ju ka zene syte molotovi sikur jemi ne 1942 ne Stalingrad, pika qe s'ju bie sa poshte keni rene. Futini nje fitil molotovi ne byth krricit te faros dhe shikojeni sa i vlen lekura kesaj monstre qe ndot ekranin cdo dite me ato dy gishta qe jarebi i hyfshin ne bythe se tregohen barcoleta neper klube per kete monster qe eshte dhe imazhi politik i foltores se Adriana nockederres.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Km

            Qeku r filloi beteja molotov te Bashkia ,ne komentet e mija kam theksuar se cfare Eshte ,kush e krijoi si eshte perdorura dhe konkluzionin qe eshte mjete luftimi dhe Jo mjet flakadan.A eshte bere e qellimshem kuptimin si fishkzjarr i bombes molotov.Une them po,e qellimeshme.Policia i arreston perdoruesit,ndersa gjukata i leshon Duke i konsideruar mjet piroteknik.Perdorimin e ture e nxit dhe perdoruesit i mbron vetem drejtesia.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Malo

              Pleher je po po,nqs ti do ta luftoshe Opoziten me drejtesine e njeaneshme cfar me ndone se do te sjellin karamele,edhe kerkone te bindesh me kete mutartikull se ka impotence Politike Opozita,jo ore jo pushteti as nuk meret me force e as mundesh ta mbashe me force,per ndryshe duhet te perballesh me situatat qe do gjeshe ne terren,ju komunistat keni lindur per te mashtruar edhe vrare pase shpine te tille jeni.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dashi

                O Malo , së pari komunistë nuk ekzistojnë më , së dyti , me alabakë me bomba në xhep , nuk merret pushteti , merret me vota . Ti , më parë hidhi një sy përbërjes të njerëzve që drejtojnë këto protesta të dhunshme. A mund të ketë besim e të votojë populli noka , paloka , bardha , salianë , kërriçin e faros , dhe të mendosh që , këta njerëz udhëhiqen nga një non grata familisht ? Si mund të fitohet pushteti me plehra të tilla , kush të voton , kush e ka qef dhunën kundër institucioneve ? Së treti , more Malo , mëso më mirë të shkruash shqip , sidomos përdorimin me vënd të germës "ë" .

                Përgjigjjuni
                1. U
                  U shofte rraca e vampireve dhe zagareve

                  O Dash ! Koministet ektremiste ekzistojne.

                  Përgjigjjuni
                2. D
                  Dashi

                  O Malo , së pari komunistë nuk ekzistojnë më , së dyti , me alabakë me bomba në xhep , nuk merret pushteti , merret me vota . Ti , më parë hidhi një sy përbërjes të njerëzve që drejtojnë këto protesta të dhunshme. A mund të ketë besim e të votojë populli noka , paloka , bardha , salianë , kërriçin e faros , dhe të mendosh që , këta njerëz udhëhiqen nga një non grata familisht ? Si mund të fitohet pushteti me plehra të tilla , kush të voton , kush e ka qef dhunën kundër institucioneve ? Së treti , more Malo , mëso më mirë të shkruash shqip , sidomos përdorimin me vënd të germës "ë" .

                  Përgjigjjuni
                3. c
                  ce

                  Imagjinoni o njerez nje enderr sikur perbindeshi i vicidolit imam haxhi dede sali dumbaba me 40 hajdute te vije ne pushtet, mendojeni vetem 4 sec se ska per te ndodhur,, drejtor policie ne Tirane kryebanditi sali lush kaptinkali, minister i brendshem krrici i faros me dy gishta lart, drejtore IKMT Adriana nockederrja me tritolin gati per te shembur kullat, minister ekonomie prifti pastor pa veladon i foltores se vicifolit Dorjan telit barkderri me mjekrren gjithe morra dhe yndyren duke i pikuar tek leshi i mjekres. ...jo jo ishte vetem nje enderr e keqe qetesohuni, ska per tu bere krrici i faros kurre minister,,

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Manastir

                    Plaku sali thuaj njehere stop budallalleqeve te ka shkelur koha cu bere ti xhaxhii dyzet vjet mjafto e ke ik te lutem

                    Përgjigjjuni
                    1. d
                      dikur

                      Plaku I PD-së njëlloj si plaku Mere I Driteroit ka hallin e gjyles së madhe . Po ne e dimë fundin e filmit kur plakun e braktisën të gjithë dhe ngeli I vetëm duke u lutur "O hak I Madh..! Tunde njëherë nga themelet dhe le të këndojë qyqja mbi gërmadha " Ose e thënë ndryshe "Pas meje qameti u bëftë"

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        T

                        Malok malok malok dhe vetem malok.rracw e poshter dhe e ndyre kanceri I vendit vetem din te vrasin dhe asgje tjeter .kta skan lidhje me njerëzimin fare kafsha eshte gjynaf ti krahasosh me.kta ndyrësira te pa gdhendur .

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          spata

                          Artikull qe le menjan strategjine e Berishizmitmalokerise . Nuk po e kuptoniju se cfare kane kurdisur berishistet? Mbasi e kane hedhur ne xhep Ramen ,qe ua ploteson te gjitha ato, qe kerkojne ,i trmben rrotacjonit brenda Ps . Nuk duan qe me largimin e Rames te mbetet pretendent sorosjani Veliaj . Duhet zvendesim koke me koke me malok .

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Gjovalin Prenga ...tani filloni e mallkoni !!!

                            kjo Tema i ka pas lepi bythen Saliut , edhe ju qe beni shkrime te tipit punist ! e keni harruar Ymer Bazen qe shkruante per atesine e Gregor Rames ....atehere i shebente Saliut !!! Jemi popull qe harrojme shum shpejt

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Demokrati

                              Kokat hengeshin ! Nje trace Jane ...

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Berishi

                                Qenke koqe o ( Treni ) siç e ke vene ,ik me tren me gomune a me gomar sa me shpejt ,kujt po i mer leje ?

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje