Lulzim Basha: Berisha s’donte që PD të vinte në pushtet në 2021-shin, s’pranonte një parti jashtë kontrollit të tij

13 Korrik 2024, 19:30Politika TEMA
Lulzim Basha: Berisha s’donte që PD të vinte në pushtet

Lulzim Basha, në podkastin e radhës është shprehur se Sali Berisha nuk donte që PD të vinte në pushtet në vitin 2021.

Kjo sipas Bashës për faktin se nuk donte një PD jashtë kontrollit të tij dhe jashtë interesave të familjes së tij.

Ai gjithashtu tha se Berisha po i jep tapi dhe 4 vite të tjera pushtetit të Edi Ramës, me kusht që të mbajë tapinë e Partisë Demokratike të uzurpuar me ndihmën e kryeministrit.

“Prandaj e ka thënë fare qartë Berisha, ishte fat i madh që nuk erdhi Partia Demokratike në pushtet në 2021-in, e ka thënë publikisht, mediatikisht. Pse? Nuk do një Parti Demokratike jashtë kontrollit të tij, jashtë interesave të tij e të familjes së tij, e të klientëve të tij.

Është më mirë dhe më i sigurtë me Edi Ramën, se i bashkojnë të njëjtat interesa, të njëjtat ankthe, të njëjtat frikëra, sesa me një Parti Demokratike që kryen një evolucion, pra ripërtërihet dhe kalon në një gjeneratë tjetër, kalon në një brezni tjetër politikanësh, kulturash politike dhe mendësie politike. Pra, shkurt dhe qartë janë bashkë për interesat e tyre, kundër interesave të shqiptarëve.

Dhe gjithçka të re që kërcënon këtë bashkësi të tyre, e shohin si armik të përbashkët. Prova e para është amnistia me të cilën liruan të korruptuarit dhe lanë protestuesit. Prova e dytë është prishja e komisionit të Reformës Zgjedhore dhe tani shumë shpejt pazari që po gatuhet për të mbyllur listat.

Sot listat janë të hapura me vendim të Gjykatës Kushtetuese, që do të thotë kush merr më shumë vota, shkon në Parlament. As Edi Rama, as Sali Berisha nuk i duan listat e hapura. Listat janë një nga instrumentet e pushtetit të tyre okult, që nga Kushtetuta e 2008-ës, se bashkë e bënë kushtetutën që kryetari i partisë të kishte në dorë gjithçka. Të ishin zotër e ta trajtonin partinë politike si orendi shtëpiake.

Ndaj, tani po luajnë lojën tjetër, të mbyllin listat. Dhe stacioni final i këtij pazari me anë të cilit Sali Berisha po jep tapi dhe 4 vite të tjera të pushtetit të Edi Ramës, me kusht që të mbajë tapinë e Partisë Demokratike të uzurpuar me ndihmën e Edi Ramës, stacioni tjetër është që të godasin kërcënimin më të madh në 34 vite kundër politikanëve të korruptuar dhe korrupsionit në tërrësi, që është Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, është SPAK-u”, tha Basha.

14 Komente

  1. M
    Mira

    Perfaqsues i shoqerinse civile civile eshte ky zotnija qe jep opinjone!?

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lala

      IK MOR KARAGJOZ KARUC I MJERE

      Përgjigjjuni
      1. E
        Evisa

        Gjithçka e thënë me llogjikë të pastër, por mjerisht e thënë nga dikush që është vështirë të merret seriozisht nga qytetarët.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Likja

          Lulush, ke plot te drejte interesat e saliut me edin Jane te pazgjidheshme, bejne sikur shahen diten ,nate thurin plane ,interesash, viktimash, mashtrimesh, dhe vrasjesh etj. Por ti je Karte e djegur o flokelyer se deri sa vodhe ,vrave , ishe breke e bythe me saliun, sa u cenuan interesat e braktise dhe e shan. Perse Tani o lull sumkapuci?? Sala eshte demagog ,vases, hajdut. Por Tani mbron femijet me edin, Kane pasuri te padegjuar me liken. Edhe sypeshkaqeni me bodigarde?? Po kush ppyet per kete lamash te saliut?

          Përgjigjjuni
          1. S
            Salihi

            Ik more idiot se ja shpife gjithe kuj, njeri dificent dhe pa karakter, nuk dine se cfare flet

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shkembi

              O legen Lylash. Per vampirin Sali mund te thuash c’te duash, por jo kete qe Po thua, sepse Saliun nuk e pjerdh kush ( ashtu sic nuk pjerdh as Ty) ne se do te vish ne pushtet apo jo. Eshte vota jane ajo qe ju detyron te rrini si qeni pas deres

              Përgjigjjuni
              1. A
                Aesharaku lul

                Pupu Luli ketej thoshte jam kryetar i pd pordhes ketej thote qe Salmuti nuk donte qe partia te ishte jashte ndikimit te Salhales , i duket sikue nuk e dine shqiptaret kete po ti hale perse rrinje ne krye kur nuk ta pirdhte Salmuti . Lul thuaj te verteten qe ti je i njeji mut si Sali haleja e nuk je per asgje po te befte mire ajo qe shijove ne kurriz te Salmutit , po tani do pranosh edhe pasojat qe i ke qendruar lepe peqe kryekriminelit , dmrh urdhein e 21 janarit kush e dha o ti o Salmuti mbikalimin qe prishet kush do e paguaje .

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Maro

                  Mashtrues

                  Përgjigjjuni
                  1. k
                    koli

                    Dhe Luli nuk genjen...thote vetem te verteten...lol

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      astrit

                      Detyra e Bashes si qytetar eshte ti nxjeri te palarat Berishes e sejmeneve te tij. PD ka nevoje te lahet e ma mire se Basha ska kush e ben kete pune.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Trapajane hesapi

                        O Lulush bilbilush ( nga anet tona bilbilush i thone biles se femijeve te vegjel,dmth qe nuk leshojne gje tjeter vec shurres).Me mendjen qe Ke ti dhe gjithe stafi YT ,perfshi dhe ish stafin ,nuk duhet as te enderroni per pushtet.,Jo ne 2021 por as ne 2121.Guri i proces,viza e kuqe eshte distancim nga krimit 33vjecar i PD ne keto vite,ku protogoniste jeni nga Saliu dhe Aleksander Meksi ,deri te ti dhe Gazgej Byrhbardhkavaja.Po nuk rrotuat vete nuk behet kurre rrotacion ne pushtet.Mblidheni mendjen.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Më mirë fol me HESHTJE , o Lul !

                          O Luli , po boll me këto përralla që vetëm ty t’ë venë në gjumë , se kush I dëgjon dhitet së qeshuri , po ti I le hapsirë më 2021-in Këlliçit duke mos mbështetur Bejkon me të gjitha format deri dhe ato financiare , po nëpërmjei Bardhit mbështetët BF-në e I Metës . Ti pa LEJËN e Saliut , as SHURËN s’e ke bërë , s’e bën e s’ke për t’a bërë ndonjë herë .

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Grisha .

                            Kur Mendon se kete popull , banor I nje vendi te bekuar nga Zoti , nuk e futen dot ne rrugen e mbrothesise mendjendritur e idaliste te vertete , si : M. Frasheri , F. Konica e te tjere , qendresa dhe perpjekjet e L. Bashes , si simbolike e deshires per ta shpetuar kete vend nga trioja e zeze : Berisha , Rama dhe Meta , zgjatim dhe metastaza enveriste , vertete kjo simbolike ngjan me ato dihatjet dhe lodhjen e kote te Sizifit te mitologjise . Megjithate mire Ben . Njeriu duhet te guxoje , sepse e mira e meriton .

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Robi I lirise

                              Kush e ka plackitur e baterdosur ne keto ,32 vite kete vend ? Nga balta , helmi dhe vreri I shprazur mbi te nga berisha , rama , meta dhe e gjithe logoria e tyre , e babezitur dhe kriminale , I bie te jete Lulezim Basha (???!!!) Njerez , be I kujdes ! Nuk eshte e veshtire te dallosh ata qe e kane kthyer kete vend ne Sahara .

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje