Deputetja Ina Zhupa, e cila ka ndjekur nga fillimi çështjen e zonave të mbrojtura ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për lënien në fuqi të ligjit nga pamundësia për të marr një vendim, duke u ndarë 4 pro, 4 kundër.
Zhupa e cilëson këtë praktikë në shkelje dhe një dredhi të Gjykatës për të larë duart.
Ajo shprehet: “Kjo praktikë dënohet nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ku në çështjen Marini kundër Shqipërise, 2007 shprehet se “ del në përfundimin se parashikimi për ndarjen e votave në mënyrë të barabartë nuk i shërben sigurisë juridike dhe mund të privojë ankuesin nga e drejta efektive për një vendim përfundimtar për kërkesën e tij drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Kjo fatkeqësi për vendin që lënë në fuqi një ligj antikushtetues dhe dështim për Gjykatën Kushtetuese. Turpi i ngelet gjykatës, ne rrëzohemi pa u rrëzuar me dredhi që nuk respektojnë as standartet europiane”
Ina Zhupa paralajmëron se do e vazhdoj betejën për mbrojtjen e zonave të mbrojtura në Strasburg, nisur edhe nga praktika e ndarjes së votave në mënyrë të barabartë.
"Dredhitë e Gjykatës Kushtetuese për të larë duart nga shkatërrimi që pret zonat e mbrojtura në Shqipëri nuk na ndalojnë! Në Strasburg për mbrojtjen e vendit! Nga sot nuk kemi më zona të mbrojtura!" - shkruan Zhupa.
O Ince te te jap nje sugjerim. Kur te flsesh hete tjeter mbasi te kesh mbaruar shife edhe nje here vehten se ca ke thene se sa mire e bukur ke folur dhe je dukur.
Zhaba Zhupa e listes se mbyllur!