“Jo më sekuestrim celularësh pa vendim gjykate” - Ndreca: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese hap përpara, por jo i plotë!

31 Korrik 2025, 14:49Politika TEMA
“Jo më sekuestrim celularësh pa vendim gjykate” - Ndreca:

Deputeti i Partisë Socialiste dhe anëtar i Komisionit të Ligjeve, Plarent Ndreca, e cilësoi vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, që rrëzon praktikën e SPAK për sekuestrimin e celularëve dhe leximin e korrespondencës private pa vendim gjyqësor, si një hap pozitiv, por të paplotë.

Ndreca theksoi në një intervistë në Report TV se ky vendim konfirmon mbrojtjen kushtetuese të komunikimeve private, por nuk e trajton në mënyrë të plotë mungesën e një ligji të posaçëm që rregullon qartë kufizimin e kësaj të drejte.

“Sot në Republikën e Shqipërisë nuk ekziston një dispozitë që përcakton procedurat për cënimin e fshehtësisë së korrespondencës. Kushtetuta kërkon që një kufizim i tillë të bëhet vetëm me ligj të posaçëm dhe me vendim gjyqësor”, u shpreh Ndreca.

Deputeti shpjegoi se sekuestrimi i telefonit nuk është i njëjtë me leximin e korrespondencës private, duke sqaruar se ky i fundit kërkon një proces të veçantë dhe një bazë ligjore të qartë. Ai kritikoi praktikat e deritanishme të SPAK, duke thënë se shpesh korrespondencat private janë hapur vetëm me autorizim të prokurorit dhe jo me vendim gjykate.

Ndreca rikujtoi se kishte ngritur shqetësimet për shkeljet procedurale dhe kushtetuese edhe në raportet e institucioneve të pavarura në vitin 2024, por Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD), sipas tij, nuk kishte ndërhyrë.

“ILD ka të drejtë të verifikojë çdo veprimtari antikushtetuese, veçanërisht kur informohet nga një anëtar i Komisionit të Ligjeve. Megjithatë, deri më sot nuk ka marrë asnjë masë domethënëse,” deklaroi ai.

Duke komentuar vlerësimet që Komisioni Europian i ka dhënë SPAK-ut dhe ILD-së, Ndreca tha se e njeh kontributin e SPAK në eliminimin e kulturës së pandëshkueshmërisë, por shprehu dyshime për rezultatet e ILD-së.

Në lidhje me projektin e ri të Kodit Penal, Ndreca u shpreh se nuk është njohur ende me të plotë me draftin, por theksoi nevojën për një dokument politik shpjegues (white paper) që të sqarojë objektivat e reformës. Ai nënvizoi se ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale janë më urgjente sesa ato në Kodin Penal, duke theksuar rëndësinë e respektimit të procesit të rregullt ligjor si bazë e drejtësisë.

“SPAK ka arritje të pamohueshme, por çdo veprim i tij duhet të jetë brenda kornizave kushtetuese dhe ligjore. Pa respektimin e procesit të rregullt ligjor, nuk ka drejtësi”, përfundoi Ndreca.

12 Komente

  1. 1
    101

    Dolli thiu dhe hajduti me cizme kthellasi i Oroshit P. Ndreca...! Ky koñstitucionalist i vjedhjeve dhe ngatarron profesionin e hajdutitbqe e ka trashigimi me kushtetuten. Ti duhej te ishe ne burg more Qen Misri.

    Përgjigjjuni
    1. 1
      101

      Mos ma vini re, jam rroçkë fare..

      Përgjigjjuni
    2. 1
      101

      Dolli thiu dhe hajduti me cizme kthellasi i Oroshit P. Ndreca...! Ky koñstitucionalist i vjedhjeve dhe ngatarron profesionin e hajdutitbqe e ka trashigimi me kushtetuten. Ti duhej te ishe ne burg more Qen Misri.

      Përgjigjjuni
      1. f
        fjala

        Sot ne Shqiperine e tradhetareve nuk ka me as ispektor drejtesie e as drejtesi. Ka vdekur ajo qe me tharjen e plepave ne Durres. Prokuror, gjykates dhe avokate jane ngjitur si bytha me breket e nuk ndahen, populli do ikij nga ai vend vetem se nuk ka drejtesi, se te thuash per varferi genjen si derri. Te gjithe me aiphone e celular mark e fundit, te gjithe me vetura, te gjithe hane e pine si muçua, por ankohen se kane frike se mos u a marrin. Nga Shqiperia ikin vetem se te rreh polici, te burgos Dumani me pordhacet e tjere dhe te mban ne burg Bani , çami me pashaporte greke. Edhe gjykata kushtetuese nje mut eshte me ato palo femra qe ka atje. Nuk jane te verteta keto qe theme une? Mire, sa kohe ka Dumani dhe sa here e ka mbyllur me çeles dosjen e 21 janarit dhe Gerdecit? Vetem kete pergjigje duan dhe terhiqem nga komentet nje jave.

        Përgjigjjuni
        1. j
          joni

          Bota demokratike e ka ligjet të sakta prandaj kopjoni nuk është nevoja të shpikni,në Amerikë asgjë nuk bëhet pa një vendim gjyqtari.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Asd

            Ky eshte nen akuze per vjedhje dhe shperdorim detyre. I erdhi goja pas vendimeve anti-spak te komisionit Xhafa. Hej Edi Rama kjo eshte mina jote per drejtesine. Turp per ty por edhe kete zorraxhiun qe mban nen sqetull!

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fat man

              Prap ky hajdutii i tenderave te Policise, perse SPAK e ka lene te akoma te lire, kjo nuk eshte drejtesi. Merreni zvare kete hajdut dhe plaseni ne qeline e "VIP"-ve ne Durres tek Lali Zdrmsi.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pirdhni se liroheni

                Urgjent te dali Ligji qe u ndalon hajduteve si Ndreca

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Na myten

                  Pa merak. Do te te marre celularin dhe do te leje ne dore letren e gjykates. Keta karna na qeverisin.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Donizoti

                    Doli prape ky Plarent Ndreca, ky monster qe i ka turinjte si miu i halese te jape dhe mend o Zot!? Ky plehra duhet te ishte ne burg se eshte mare i pandehur nga SPAK por e mbron partia!

                    Përgjigjjuni
                    1. v
                      vlora***

                      ik o gruashkerdhyer ik ,fole dhe ti

                      Përgjigjjuni
                      1. n
                        ndrio

                        Akoma ky m.... nuk eshte futur ne burg apo e ka xhan !indita dhe perdor fuqite e saj ta mbroje? Futeni ore ne burg hajdutin me cizme se bie ere cdo gje kur del ne ekrane

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje