“Gjyqësori i varur nga fantazma e plepave”/ Çupi: Nuk kemi gjuhë juridike. Mentaliteti, gjyqtari del mbi ligjin

17 Shkurt 2026, 21:00Politika TEMA
“Gjyqësori i varur nga fantazma e plepave”/ Çupi: Nuk

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka ngritur shqetësime të forta mbi gjendjen e sistemit ligjor dhe gjyqësor në vend, duke paralajmëruar se problematikat e trashëguara dhe keqfunksionimi i ligjeve mund të prodhojnë pasoja të rënda për vetë shtetin.

Çupi iu referua shprehjes së njohur “Revolucioni do të hajë bijtë e vet”, për të ilustruar, sipas tij, realitetin aktual, ku vendi është “vërtitur në përgjumë ligjesh”. Ai theksoi se mbingarkesa me ligje dhe përsëritja e tyre ka krijuar një “tirani ligjesh”, duke sjellë probleme jo vetëm në zbatim, por edhe në vetë hartimin e tyre.

Sipas analistit, në “shtëpinë e ligjit” vihet re një mentalitet i pabindur, ku në disa raste krijohet perceptimi se gjyqtari qëndron mbi ligjin. Ai shtoi se mungon një gjuhë e mirëfilltë gjyqësore dhe një kulturë juridike e konsoliduar, ndërsa ligjet shpesh nuk analizohen në thelb, në aspektin moral, ideologjik dhe burimor.

“Shprehja ‘Revolucioni do të hajë bijtë e vet’, e shikojmë edhe sot në realitetin tonë. Jemi vërtitur në përgjumë ligjesh. Ligjet e tepërta janë një tirani ligjesh dhe kjo nxori shumë probleme, që edhe në shtëpinë e qeverisë dhe të ligjit nxori shumë probleme. Janë ligje që përsërisin njëra-tjetrën dhe janë ligje shumë të pakulturuara. Jemi popull shumë i pasur, por ne nuk kemi një gjuhë gjyqësore. Gjuha gjyqësore duhet të lakohet dhe të punohet.

Jemi të detyruar si qeveri dhe si shtet që të angazhojmë të gjitha kapacitet për këtë gjë. E mbani mend ligjin për median, ishte një paçavure. Në shtëpinë e ligjit, po shikojmë një mentalitet shumë të pabindur dhe e dyta që gjyqtari është mbi ligjit. Kemi psikikën që gjyqtari është mbi ligjin. Në këtë gjë ajo që nuk vërtetohet fare është që nuk shikojnë fare moralin, ideologjinë, burimet dhe specifikat e ligjit se nga vjen. E treta është se problemi është shumë i çuditshëm, është se gjyqësori është shumë i varur nga fantazmat e plepave. Nëse gjyqësori nuk del prej këtij problemi, do të kemi prapë probleme dhe dalim tek shprehja që ‘Revolucioni do të hajë të bijtë’”, tha analisti.

2 Komente

  1. I
    Imigranti

    Te lumte pena o Frok. Ne perendim, ku duam te behemi pjese, gjyqtaret dhe prokuroret zgjidhen nga njerzit me te zote. Ndersa ne Shiperi u bene gjyqtare me 6 muaj kurs. Kjo u be nga Saliu me qellim qe te shkateroje drejtesine si nje nga shtyllat kryesore te cdo shteti. Dhe cdo gje tjeter Saliu e ka bere me qellim te keq; jo nga padia. Ai eshte agjent I armiqve te vendit tone. Kjo eshte fare e dukeshme. Prandaj plaseni ne burg ku te vdese si armiku me I zi i kombit shqiptar.

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Cfare manipuluesi! Kane perzgjedhur veglat e veta, sidomos ne pozicionet drejtuese duke e perdorur vetingun per qellime politike. Ne vend ta permiresonin sistemin me Reformen me te cilen mburrej KM, e kane çuar ne kolaps. Nderkohe qe ne Drejtesine e re ka akoma ish hetues te kohes se komunizmit, permendin plepat per te ushqyer trute e militanteve. Tinzare e burra pa shtylle kurrizore.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje