Glover në Tiranë: Nuk jemi policë, roli ynë në zgjedhjet e “14 Majit”! Ja kur del raporti përfundimtar

7 Prill 2023, 11:46Politika TEMA

Glover në Tiranë: Nuk jemi policë, roli ynë në

Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR në vendin tonë, Audrey Glover në komunikimin e saj për mediat, bëri të qartë rolin që ka në zgjedhjet e “14 Majit” dhe ajo çfarë i intereson nga këto zgjedhje.

Ajo tha se ata nuk janë as policë, as mbikëqyrës dhe as politikanë, por roli i tyre është që të vëzhgojnë dhe raportojnë.

Ajo po ashtu theksoi se misioni i tyre është të nxjerrin një raport një ditë para zgjedhje dhe të mbajnë një konferencë shtypi një ditë pas zgjedhjeve.


Sa i përket raportit përfundimtar, Glover tha se ai do të dalë  8 javë pas përfundimit tëp procesit zgjedhor.

“Siç e kemi thënë edhe shumë herë më parë, zbatimi i ligjit është po aq i rëndësishëm sa vet ligji dhe zbatimi i tij varet nga vullneti për ta zbatuar.

Misioni i ynë që të nxjerrim një raport para zgjedhjeve dhe dalin në një konferencë një ditë pas zgjedhjeve.


Ditën e konferencës për shtyp, do të kemi edhe një deklaratë me gjetjet paraprake.

Raporti përfundimtar do të dalë rreth 8 javë pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe do të përfshijë edhe rekomandime që mund të duhen për zgjedhjet pasardhëse.

Në këto rekomandime do të parashikohen disa mënyra se si ODIRH parashikon të ndihmojë autoritet shqiptare për zgjedhjet tjera.

Ajo që është e rëndësishme të kuptohet është që roli ynë është të vëzhgojmë dhe të raportojmë. Në nuk ndërhyjmë në zgjedhje, nuk jemi polica as mbikëqyrës, as politikan.

Ne gjithashtu jemi të interesuar të shohim nëse procesi është në përputhje me parimet e OSBE.

Ajo çka na intereson po ashtu është që rezultati i këtyre zgjedhësve të dali në mënyrë korrekte. Ajo çka është e rëndësishme për të gjithë këtë proces është që zgjedhësit të kenë besim te ky proces.

Zgjedhësit duhet të kenë mundësinë të votojnë të lirë, të fshehtë, të sigurtë dhe vota e tyre të numërohet dhe llogaritet korrekt.

Siç e thashë, roli ynë është të bëjmë vlerësimin teknik të procesit,” tha Glover.

1 Komente

  1. R
    Raimond vlonjati

    Ik moj bajge , Na hengesh mutin se as nuke e duam fare mendimin tend, se ju jeni ata qe perkrahni hajdutet e votave Get back to where you belong , old fart . We don't need your f.. opinion, cause you are always siding with the government

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje