VIDEO/ Gogu në GJKKO: Duhet të sigurojmë dinjitetin njerëzor në gjykatë

11 Maj 2026, 11:40Politika TEMA
VIDEO/ Gogu në GJKKO:  Duhet të sigurojmë  dinjitetin

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, mori pjesë sot në përurimin e ambienteve të rikonstruktuara në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku u investua në 4 salla gjykimi, 2 holle të gjykatës dhe 16 zyra gjyqtarësh.

Në fjalën e tij, Gogu e vendosi investimin në kontekstin e reformës në drejtësi dhe të fazës përmbyllëse të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian për Kapitullin 23. Por, edhe shtoi se vendosja në kafaz e një të paraburgosuri duhet të sigurojë edhe dinjitetin njerëzor në gjykatë.

“Më vjen jashtëzakonisht mirë që në fjalën tuaj, Kryetar, ju e prekët atë që sot kemi edhe një debat publik, të merituar besoj, për sa i përket këtij standardi dhe që ka marrë vëmendje në mënyrën e organizimit të sigurisë në sallat e gjykimit, duke përfshirë edhe të ashtuquajturin “kafaz”. Dhe më vjen mirë, ndihem shumë mirë të konstatoj që me fjalën tuaj, pikërisht ju prekët atë ndryshim që duhet të ketë kjo çështje, sepse duhet ta trajtojmë me maturi, por edhe me seriozitet. Standardi europian kërkon atë ekuilibër, Kryetar dhe të nderuar gjyqtarë, që ju e parashtruat në fjalën tuaj përshëndetëse. Nga njëra anë, siguri të procesit, por nga ana tjetër edhe dinjitetin njerëzor. Nga njëra anë prezumim të pafajësisë, por nga ana tjetër mbrojtje në sallën e gjyqit. Dhe mbrojtjen në rendin gjyqësor e vendosni pikërisht ju, të nderuar gjyqtarë. Gjykatat që trajtojnë krimin e organizuar, siç është kjo gjykatë, apo çështje me rrezikshmëri të lartë, kanë nevojë për siguri dhe duhet ta kenë atë. Por po aq i vërtetë është edhe detyrimi që çdo masë sigurie, siç edhe Gjykata e Lartë vendosi së fundmi, duhet të ketë proporcionalitetin e vet”, tha ai.

Duke folur edhe si ish-Kancelar i Gjykatës së Tiranës dhe ish-lektor i Administrimit të Gjykatave, Gogu theksoi se infrastruktura gjyqësore nuk është çështje periferike, por pjesë e vetë cilësisë së drejtësisë.

“Salla e gjyqit nuk është vetëm vendi ku lexohet një vendim. Është ambienti ku shteti duhet të garantojë paanshmëri, siguri, dinjitet procedural dhe autoritetin e ligjit”, deklaroi ai.

Ministri kujtoi se në vitin 2003, në Gjykatën e Tiranës, u ndërtuan 4 sallat e para moderne të gjykimit dhe nisi automatizimi i menaxhimit të çështjeve gjyqësore, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm në modernizimin e administrimit gjyqësor në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Gogu u ndal edhe te debati publik mbi masat e sigurisë në sallat e gjykimit, duke theksuar nevojën për balancë midis sigurisë dhe respektimit të standardeve europiane të të drejtave të njeriut.

“Gjykatat që trajtojnë krimin e organizuar kanë nevoja reale sigurie. Por çdo masë sigurie duhet të jetë proporcionale, funksionale dhe në përputhje me standardet europiane”, u shpreh ai.

Ministri i Drejtësisë theksoi se reforma në drejtësi ka hyrë në fazën e konsolidimit të institucioneve dhe standardeve, ndërsa sfida kryesore mbetet rritja e efikasitetit, profesionalizmit dhe besueshmërisë publike të sistemit.

 

10 Komente

  1. G
    Gogu, i rruajtur lart dhe posht

    Ky eshte nje ” prift” pervers, qe per interesat e ulta te karriges, se dhuruar, vazhdon ti falet djallit te Surrelit.

    Përgjigjjuni
    1. V
      VFLP

      Dinjitetin njerzor duhet te ishte bere qe 1992 por asgje nuk bete jeni pjelle enveriste. Sic beri gjermania pas luftes ...Enveri ne proporcional me popullsine del me keq se Hitleri e thone specialistet jo une...Po kujt po i rruhet ne Europe jeni enverista apo islamista hic fare ju e beni ju do ta hani sic e vuajtet 50 vite Popull qe nuk do veten por xhamia e kultin e Dulles .koka ben koka e pson.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dire ***___***Straits

      ......po pra , kafazi ne gjykate eshte "i shenjte" , aty mund te futen vetem hajdute xhepash ...dhe jo te ndyhet duke futur "qelbesira politikane" qe akuzohen per gjera te vogla fare : p.sh vetem per 800.000 euro breke !!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rama Zoni

        Tashme si minister drejtesie Z. Gogu e ka "detyrim" te ja ktheje qoken Lali Erit i cili e afroi ne PS dhe politike. Mos harrojme dhe ceremonine e dasmes si pastor. Qofsha i gabuar po dic po pergatitet qe Lalai te dale i palagur nga kjo histori

        Përgjigjjuni
        1. P
          Patronazhisteve cekic ballit

          Ik o bole.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Turi

            Kafazin duhet ta provojne edhe keta qe sot qeverisin se jane kane kaluar metes. Rama me konpani super te korruptuar

            Përgjigjjuni
            1. I
              ILIR

              Kete radhe Edi vuri Minister Drejtesie nje prift,heres tjeter te kete kujdes te vete nje hoxhe.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Edmondi paIe ne ceshtje gati 3 dekada

                Nuk mjafton te thuash se do rrisesh dinjitetin e publikut ne sallen e gjyqit qe kjo duhet te ishte bere pas viteve 1990.Problemi madh ne proceset gjyqsore jane zvaritjet e proceseve gjyqsore,moszbatimi i afatit per te marre nje vendim,pasi shtyhet pa fund shpallja e vendimit nga 6 musj afati ne shk.pare shkon 2 deri ne 3 vjet,pas kesaj qe dosja te shkoj ne nje gjykate qe eshte ankimuar vendimi do mbi 6 muaj te shkoj nga nje gjykate ne tjetren.Keto nuk e rrisin dinjitetit qe thote ministri por e bejne gjyqin nje gangrene per publikun qe publiku e sge me percmim nje zgjidhje qe i rekomandohet te xgjedhi gjyksten sepse ajo e vonon zgjidhjen dhe shprehet ne shume vonese me vendim dhe shume here vendimi nuk eshte i drejte.Ministri shkon per here te dyte ne ate ministri me pare ishte zv.minister dhe sot minister duhet ti dije mire te metat dhe duhet te nderhyje per zgjidhje jo vetembte konstatoje.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Do ju zere mallkimi

                  Prifterinjt i shkojne ne burg dhe kriminelit me te madh. Por ti jo vetem pseudo-prift, por dhe psudo- njeri, a le shkuar ndonjehere, per te takuar Z. Veliaj, qe jo vetem se pari ti dhe ajetollau i surrelit, por gjithe Tirana, leni perfituar ato privilegje,qe i cfrytezoni sot.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pensionisti

                    ZToni salltanetet nuk jan DREJTËSI.Kushtet e punës maten me cilësin ligjore të vendimeve të gjyqtarëve dhe jo me lajle e lule.Të mendova ndryshe por më duket se dhe ti je shkëputur nga tabani.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje