Avokati Edmond Petraj i ftuar në studion e A2CNN, për të analizuar politikën në vend është ndalur edhe tek deputetët e rinj, veçanërisht tek deputetja e Elbasanit, Sara Mila të cilën e ka vlerësuar jo vetëm si debatuese politike, por ka zbuluar se ajo ka qenë gjithashtu një studente ekselente. Më tej ai ka theksuar se është shokuar nga tymi i hedhur kundër saj pas zgjedhjeve parlamentare.
“Partia Socialiste nga ajo që unë kam parë ka disa persona të rinj, për shembull është diskutuar Sara Mila, një person i cili ka marrë shumë vota. Ajo ka qenë një studente ekselente, këtë ta them hapur. Unë jam shokuar nga gjithë ai tym që hidhej kundër saj. Ta kenë për nderë që ta kenë pranë, por jam habitur nga pjesa e vokabularit të cilin kishte ajo. Kishte një arkivë të tërë komunikimi dhe një marrëdhënie debati duke respektuar rregullat edhe të debatit në ato studio ku kam qenë unë.” - shtoi ai.
Duke u ndalur në zhvillimet e kampit opozitar avokati e paralelizon situatën duke kujtuar kohën kur Edi Rama ishte kandidat për kryetar të PS, ku edhe pse kishte ndërhyrje nga simpatizantë të Fatos Nanos, sërish u lejua të bënte fushatë, ndryshe nga PD që nuk lejoi as dorëzimin e dokumentacionit.
“Ndërkohë që kur Edi Rama ishte kandidat për kryetar të Partisë Socialiste dhe po shkonte në rrethe, kishte problematika nga simpatizantët fanatikë të Fatos Nanos, por Fatos Nano duke parë ato dy-tre problematika në Mallakastër apo Fier e të tjera, ku është volumi më i madh i socialistëve mbështetës, ndërhyri dhe e qetësoi situatën dhe e la Edi Ramën të bënte fushatë.” - tha Edmond Petraj.
Studente ekselente dhe e pranoj, por si qenie eshte nje kanibale e vertete, qe me qetesi i ngul dhembet dhe brenda dhe jashte llojit te vet.
Gjersa e ka thene Avokati i Njohur, kjo duhet te jete me siguri e vertete..
Hera e parë që degjoj për këtë avokat të "njohur"
I ke rënë pikës Avokat! Edhe PS ka qëlluar në shënojë. E kam ndjekur në debate televizive e në seanca plenare. Zjarr. Më mbeti merak një batutë (kur diskutohej për emërimet në trupin diplomatik) që duhej t'i thoshte JosTop-it për emërimin e ish dhëndrit të saj si këshilltar kulturor në Paris. Megjithatë më pëlqen se duket vajzë me karakter të fortë. E këshilloj të studiojë teoritë politike, duke filluar nga Makiaveli te Kisingeri. Por të mos harrojë që ka bërë një premtim mediatike për t'i thyer turinjtë një nanogazetari me mbiemër Bushati, natyrisht kur t'i jepet rasti.
Ha ha ha studente ekselente mbaruar filial Kristali ose Ufo. Ehhh mor derdimena ngaqe skeni shkolle per vete ju duken edhe ufot ekselenta.
hahahaha.. edmomd petraj avokat i shquar? ky eshte nje rrot k.ri..ka mare lek nga Sueli dhe ben lajka per Saren..
SUPERGOP DUKET
Shumë mirë që e thua hapur, t'a marrë vesh gjithë bota, zonja apo zonjusha Mila ka qënë një studente ekselente! Por zoti avokat, mos ndoshta një deklarim të tillë ju duhet t'a mbështesnit me një dokument shkollor dhe po ashtu t'na bënit të ditur emrin e universitetit ku ajo ka shkëlqyer? Sepse ju jeni avokat, bile si edhe Sara mund të jeni po ashtu ekselent dhe e keni të qartë se nuk flitet pa dokumenta, apo jo? Ekselent si student ka qënë edhe Agim Boriçi, asnjë notë tjetër veç 10 nuk kishte në provimet që jepte kur studionte për drejtësi në universitetin e Elbasanit, u lutej profesorëve ti vinin ndonjë 9 apo qoftë edhe 8, po si mund profesorët t'ja plotësonin atij këtë dëshirë kur e kishin të qartë se bëhej fjalë për një student të jashtëzakonshëm? Boriçit, një djalë i sjellshëm, i shkëlqyer, që e njeh gjithë Fieri si të tillë, brutalisht ja ndërprenë studimet në mes, e burgosën për çikërrima të papërfillshme si tentativë vrasje apo ku di unë, duke bërë që sot ne të mos kemi një kryetar gjykatë apo ministër drejtësie aq të aftë sa do të ishte ai. Pra, ashtu si edhe ju, i nderuar avokat, jam vërtetë i shokuar për rastin analog, të ngjashëm si dy pika uji me tymin që hodhën dhe shpërndanë në Fier për këtë djalë kaq fisnik, të butë dhe gojë embël që ju ndërpre kariera brutalisht.