“Berisha nuk e sjell dot PD në pushtet, as sot dhe as kurrë”, Salianji: Çdo ditë që qëndron në krye, humbje për opozitën dhe Shqipërinë!

11 Maj 2026, 09:10Politika TEMA
“Berisha nuk e sjell dot PD në pushtet, as sot dhe as

Ish-deputeti Ervin Salianji ka ashpërsuar tonet ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me mbështetësit, duke deklaruar se PD ndodhet në një moment kritik dhe se lidershipi aktual nuk është më zgjidhje për rikthimin e partisë në pushtet.

Salianji u shpreh se opozita nuk mund të kërkojë ndryshim për Shqipërinë pa reflektuar fillimisht brenda vetes.

“E vërteta është e thjeshtë, kjo parti nuk vazhdon dot më kështu. Nuk pretendojmë dot ndryshim për Shqipërinë kur nuk ndryshojmë dot veten”, deklaroi ai.

Sipas tij, Partia Demokratike po përballet me një krizë të thellë besimi, ndërsa qytetarët janë të pakënaqur me qeverinë, por nuk mbështesin drejtimin aktual të PD-së.

“Shqiptarët janë të pakënaqur me qeverinë dhe Edi Ramën, por në të njëjtat sondazhe nuk mbështesin lidershipin e PD. Kjo është e vërteta që duhet ta themi që ta shërojmë më pas”, tha Salianji.

Ish-deputeti demokrat deklaroi hapur se Sali Berisha nuk mund ta rikthejë Partinë Demokratike në pushtet.

“Sali Berisha nuk e sjell dot PD në pushtet, as sot, as nesër dhe as kurrë. Çdo ditë që ai qëndron në krye të PD është fitore personale për të, por humbje e madhe për PD-në, opozitën dhe Shqipërinë”, u shpreh ai.

Salianji akuzoi Berishën se po abuzon me besnikërinë e demokratëve dhe respektin për historinë e tij politike.

“Ai abuzon me besnikërinë e demokratëve dhe respektin e njerëzve për moshën dhe historinë e tij”, deklaroi Salianji.

Në vijim, ai ngriti pyetje mbi përgjegjësitë për humbjet e njëpasnjëshme të Partisë Demokratike ndër vite.

“Si është e mundur që PD humbi më thellë se zgjedhjet e vitit 1997? A mund të kalojë kjo pa përgjegjësi? Jo, jo dhe jo”, tha ai.

18 Komente

  1. G
    Grida kryeministre ha ha ha ,cfare gallate

    Babale fshatar me dashnore gjyshe,kujton se do e sjellesh rotacionin!!!! Vazhdo rroten e grides mbill floket nga lesht e saj

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire -------Straits

      O Salianji , KARakterin e ke te forte , KANALIN e Grides e ke hapur 24 ore , ....perdori gjylet atje ku duhet , pse vazhdon te godasesh mullaret e plakut Mere !!!!????........une them apliko andej nga Palloshi per ndonje vend pune , se Palloshi nuk te ben hasha....bastaj bie rehat si Dashi !!!!!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Komiteti Qëndror I PPSHsë

        Çifti kryeministeror Salianji Duma janë objektivi strategjiko politik i Rilindjes. Vetëm nën udhëheqjen e tyre Shqipëria hyn në BE dhe e dominion atë. Për para për fitorje të reja ! ( Rama ngelet part time kryetar kuvendi dhe president. Salihu bëhet kryeprokuror ne SPAK..tha Ymeri në podcastin " Pështani I Pleshtave")

        Përgjigjjuni
      2. M
        Maqo Voskopoqiri

        O popull sa poshte kemi rene si shoqeri ; a mund te imagjinoni qe kopil ferrash si djali Sheges se Lozhanit me burrin e katert , nje rrugac pa shkoll pa edukum qytetare si ky Ervini i...dashnori i plakave si rasti shtriges plake Grida Suma ti dale zot vendit ! Ti beje oponence Sali Berishes.????!!!! Jo Saliu s'ka te meta. .ka shume por ne kete rast me vjen ndermend shprehja e popullit : " Sali Berisha duhet te mbyse veten me shurren e tije.. kur erdhi koha ta gjykoje kopili Salianji.." !!!!!

        Përgjigjjuni
        1. R
          Romeo

          Do ta sjelle në pushtet ky Cari! Idiot klasik, I certifikuar nga Mero!

          Përgjigjjuni
          1. J
            Juristi pensionist

            O katundar pe Korçe, shko dh elaji dhëmbët se të janë bërë si të mama dhisë. Sali Kryekriminelin nuk e rëzon dot ti. Nëse do ta rrëzoje, do të mbeteshe në histori por, nuk e bën dot. Se, ti dhe ai jeni shpellar, prandaj.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Maro

              Kte e di dhe bufi...por dhe ti nuk je per kete pune....

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tema si imamballajdi toksike

                Kush eshte ky Mero, qe na e sjelle ne faqet e gazetes tende dhe ndyn shikimet dhe mendimet e lexuesve.Mos eshte ai kstundari i lozhanit, me nerva qeni, qe se fundi beri dhe nje vidio fallco, per te futur njerez te pafajshem ne burg, per te cilen hengri dhe burgun.Na del dhe na mjafton neveria e skajshme, me ekspozimin qe i ben figurave perverse te rames dhe saliut.

                Përgjigjjuni
                1. "
                  "BOHOTINA"

                  Duhet qytetar disa breza per te bere ndryshime. Ervin je prezantuar keq ne popull. Merreshe me zbatim urdherash te banditit e perbindshit SaliH (me H ne fund se keshtu e ka patur, por ndryshoi kete dhe datlindjen se ashtu ishin ca pune). "Babalia" qe e humbe prej organeve gjyqesore te dergoi ne burg. Pra sajesa qe ngrite ishte e genjeshtert. Di nje rast, qe nje kapter policie, vetem se i dha nje pellembe nje adoleshenti qe po bente veper te jasht ligjshme, u perjashtua per jete nga organet, duke e cilesuar te padenje dhe nuk ka me te drejte te ushtroje zanatin. Po ti nga burgu do te behesh i pari i vendit. Po ky njeri duhet te jete i persosur dhe shume i shkolluar, me kulture te gjere, plus nja 100 karakteristika te tjera per te bere ate pune. Mua me duket se ty te mungojne te gjitha. Qofsha i gabuar. Po pse ky fati yne keshtu i zi? Si nuk doli nje personalitet te coje perpara kete vend...

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shqiptar

                    Saliani ka bere shkollen e Sali Berishes ! Eshte I pa pershtatshem ! Le pastaj qe duket si sirian !

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      ILIR

                      Ke shume te drejte Salianji,mos u dorezo.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Napoleon

                        PO E SOLLE TI NE PUSHTET UNE DO BEHEM PRESIDENT I AMERIKES.......SHKON MOR RUAJ LOPEN

                        Përgjigjjuni
                        1. v
                          vendi i te marreve

                          Shko ruaj griden se lopen e ka shitur

                          Përgjigjjuni
                        2. S
                          Sarkama

                          Ketij katundarit nga Lozhani,i sapo dale nga burgu,kush ja pagyan fatyrat Shoku Sali,shoku Ilir,apo sylltanpiktori!?Kete pune duhet te heteje prokurorua e shtetit,!?

                          Përgjigjjuni
                          1. X
                            Xen deledashi

                            hahahaaa teatri i kukullave ne ekran “muti shan kaken”

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tironci

                              Te gjithe ose shumica e ketyre qe komentojne ketu si me siper, se nuk pata kohe ti lexoj te gjithe, duken si shpurra e bufit non grata te hedhur ne sulm kunder Salianjit per te shpetuar cfare te munden ne lidhje me bufin krykar i PDs. Ndersa eshte fakt qe Salianji nuk eshte perfekt eshte ku e ku me mire se bufi kriminel dhe demokratet e dine kete. Salianji po e shperben bufin dita dites dhe kjo duket fare qarte.

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                LORA

                                2026,Shqiperia jone ende nuk ka nje Te Djathte politike dhe patriotike. Vajmedet per alternativat nongrata dhe babale.

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Enver Llapa

                                  As nuk deshiron qe ta sjell ne pushtet.Per te eshte fitore ta mbaje puishtetin e kryetarit te opozies. Edhe sikur t'ja dhurojne pushtetin nuk ka ka intelektuare per te qeverisur vendin sepje i ka larguar. Me vjen keq per ata qe i shkojne pas.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje