PD kërkon 100 bashki/ Bashkëkryetari i territoriales, Luçiano Boçi: Të rritet roli i nivelit të dytë të pushtetit vendor

10 Maj 2026, 20:30Politika TEMA
PD kërkon 100 bashki/ Bashkëkryetari i territoriales, Luçiano

Komisioni i reformës administrativo-territoriale ka zhvilluar një tur në qarqet e vendit, ku më pas PS dhe PD do të duhet të dalin me variantet e tyre mbi ndarjen territoriale dhe pritet të shihet nëse kjo reformë do të jetë konsensuale.

Bashkëkryetari i reformës zgjedhore, Luçiano Boçio tha për ABC News, se njëri variant i opozitës, është ndarja e re territoriale me 100 bashki.

Sipas Boçit, ky variant përcakton bashkitë, sipas largësisë nga qendra, dhe të numrit të banorëve. Boçi shtoi se duhet të rritet roli i nivelit të dytë të pushtetit vendor.

“Dëgjesat kanë ecur mirë në pikëpamjen time, kemi marrë atë çka kemi pritur, një reagim të kërkesës dhe dëshirës së qytetarëve për të rritur numrin e bashkive, për të afruar shërbimet, për të pasur përfaqësi, por edhe kërkesa nga përfaqësues aktual të pushtetit vendor, që duan funksione të përcaktuara dhe mjete për realizimin e funksioneve. E rëndësishme është që prevalojnë kërkesat pikërisht ato kërkesa që janë në përputhje me qëndrimin politik të PD, në raport me reformën territoriale. Të kemi ndarje të re territoriale, për të rritur numrin e bashkive. Ka variante, janë të konsultuar edhe me drejtues politik, për ndarje territoriale.

Variantet prevalojnë nga rritja absolute e numrit të bashkive, që është rreth 100, ky është varianti që përcakton bashkitë, sipas largësisë nga qendra, dhe të numrit të banorëve. Standardi i largësisë është 25 ose 20 kilometra nga qendra, dhe numri i banorëve, sipas standardeve të BE, minimumi, 6 mijë banorë për njësi bashkiake. Kjo është kërkesa më e frekuentuar, ose më e kërkuar. Nëse nuk realizohet kjo, të ketë rritje të numrit të bashkive, në një masë optimale dhe të rritet e forcohet roli i qarqeve, duhet të pajisen me kompetenca, duhet të kalojnë edhe nëpërmjet proceseve zgjedhore, të ketë këshillin e vet dhe të mbulojë ato kompetenca, që një bashki e vogël rurale nuk mund t’i realizojë dot dhe të garantojë njëkohësisht ndërveprimin bashkiak, që plotësojnë njëra-tjetrën edhe në kompetenca, por edhe në funksionalitetin e tyre. Varianti tjetër, lidhet me propozimin tonë për rajonet, duke rritur përsëri numrin e bashkive, në një numër optimal, të kemi 8 qarqe”, theksoi ai./abcnews.al

12 Komente

  1. S
    Sala

    Jo 300 se hane ti e salehu

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luciano kurvari fytyre e ndyre

      Vetem 12 bashki i duhen Shqiperise.

      Përgjigjjuni
    2. A
      ATZ

      Njerezit pakesohen ne Shqiperi Luciua do 100 ???? Bashki qe te mbushen me langenj sepse jane pak keta qe paguajne taksapaguesit.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sela

        Luçi sado që të bëhet numri i bashkive ju do merrni atë që s'thuhet

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mara emigrante ne Itali

          Doni nje mu...te madh qe te hani ju te pd -se se doni shesh te beni pershesh ..Ju dote zhdukeni ns organizate .

          Përgjigjjuni
          1. A
            Angjelin

            100 bashki me nje territor ma te vogel se Toronto. O zot popull i mallkuar paskemi qene te perfaqesohemi nga ky llum! Edhe 20 bashki dhe shum jane o palo burre. Nuk menduat njehere per popullin.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vëzhguesi

              Gjatë komunizmit, ku Shqipëria kishte 3.8 milionë banorë, kishte gjithsej 36 komitete ekzekutive, dmth bashki. Sot me 1.8 milionë, t’i bëjmë 100 bashki thotë Luçio. Në vend që të hiqen edhe disa bashki që mbahen me buxheti të shtetit, t’i shtojmë më shummë thotë ky.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bureto

                Vërtet atëhere ishin 36 rrethe, ndonjëherë kanë qenë 24, por harroni që çdo qytet, qendër rrethi, ishte dhe bashki. Gjithashtu brenda rrethit kishte dhe njësi më të vogla si psh. lokalitetet, që më vonë mbas '90 u konvertuan në komuna dhe jo pak por afro 330 të tilla, të cilat me reformën e 2014 u shkrinë e 61 bashkitë e sotme. Pra siç shihet numri gjithmonë ka ndryshuar, nuk mundbtë jetë tabu, por e rëndësishme është që ndarja t'i shërbejë sa më mirë interesave të komunitetit dhe jo atyre të partive. Të presim e të shohim se ç'do qullosin deri në korrik.

                Përgjigjjuni
              2. f
                fiqiri ismaili, demokrat part time.

                i heqim bashkite fare ,,, mjafton ramziu i IV-V-VI

                Përgjigjjuni
                1. D
                  D.Didani

                  Po dakord......por te paksohet personeli qe paguhet!!!! Nje person te mbuloj disa funksione. Pse jo?

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    KROI MBRETIT

                    Jane cmendur ket te PD.Banoret po vine ne qytet,keta thone te shtojme nr e bashkive.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      LORA

                      PD-ja kerkon kaos;ka 35 vjet qe eshte e specializuar per fundosjen ne kaos te Shqiperise.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje