
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen dhe Sipërmarrjen, Edona Bilali ka reaguar ndaj një kronike të emisionit “Piranja” se përfituesit e grantit për projektet e inovacionit ishin njerëz me lidhje me pushtetin.
Duke iu përgjigjur deklaratave të deputetes demokrate Ina Zhupa në parlament, e cila tha se video e emisionit investigativ është censuruar për të mos u përhapur në rrjetet sociale, Bilali pretendoi se e kundërta është e vërtetë, duke akuzuar autorët e emisionit për censurë.
Bilali tha se ishte faqja e emisionit “Piranja” ajo që e fshiu vetë videon nga rrjetet sociale, pasi në komente kishin shkruar fituesit e granteve. Bilali tha gjithashtu shtoi se emisioni kishte marrë përgjigje për çdo pyetje të dërguar në ministrinë që ajo drejton, por nuk kishte përfshirë asgjë në kronikën e emisionit.
Bilali shtoi se do të reagojë një moment tjetër, kur të ketë në duar raportin e plotë dhe transparent për këtë çështje.
Sipas emisionit “Piranjat” disa prej granteve për start-up, ishin dhënë bazë preferencash dhe në konflikt të pastër interesi personave që kanë njohje me ministrat apo lidhje me qeverinë.
Ministrja Edona Bilali: E nderuar zonja Zhupa, përmendët censurën e medias, por a e dini ju që censurën e ka pikërisht rasti që ju përmendni. Pasi u publikua video, përfituesit të cilët kanë marrë mbështetje edhe nga ju, rezultuan fitues që janë simpatizantë të kësaj force, të asaj force…Kur u atakuan këta përfitues kanë treguar të vërtetën në komente, dhe video u hoq. U hoqën të gjitha komentet dhe u fshi video. Video u publikua sërish dhe sulmi u përsërit sërish. Më vonë u ndoq strategjia tjetër, po ia kalojmë disa të tjerëve. Kush ishte rezultati filluan block, block, block.
Ju inkurajoj që me shumë dashamirësi, për procesin unë do të flas sapo të kemi raportin që është transparent. Por media në fjalë ka dërguar kërkesë dhe ka marrë përgjigje 100% por asgjë nga ato nuk kishte në emision. Njerëzit që u shënjestruan për arsye politike. Me këtë ju sulmoni të rinjtë shqiptarë. Ajo që po cënohet është jo liria e medias, por liria e fjalës.
Deputetja Ina Zhupa: Unë iu referova hetimit të medias, dhe katër rasteve, rasti i djalit të kryetarit të FSHZ, SkyTech etj. Por fakti që ata e kanë thënë me zë e figurë dhe më pas bllokohet nga rrjeti mediatik tregon që ka pas një presion ndaj ju. Nëse e njëjta media mbyll emisionin Log, dhe tashmë thotë që është ndaluar emisioni Piranja të hedhë videon në Youtube që mos të shikohet, ju duhet të ktheni përgjigje me fakte dhe prova. Ju këtu nuk mund të vini duke atakuar emisionin. Të vini me fakte e dokumente, t’ju dëgjojmë ne dhe të gjithë qytetarët.
E thene nga dikush qe ka aplikuar ne programin e Startup dhe skualifikuar për arsye bullshit qe favorizuan miqt e zonjes me lart, Po shkelni cdo etike dhe Po tregoheni te babezitur per te bere qoka dhe duke perfituar vet. Keshtu I priten krahet rinise dhe bizneseve. Nuk behet me ai vend. Njeri medioker dhe tafmaqare. Jeni bere mjerane qe ato leke qe vidhni nuk bejne me pershtypje Se jeni neveria e kombit.
Duket ne drite te diellit, se qeveria shqiptare e ngjashme me emisionin "Goca dhe Gra" te Topit, ka mbledhur gjithe bibat e Shqiperise me ne krye Edona Bilalin e Bora Muzhaqin, qe i bejne gojore diktatorit te ri Edi Rama, ehste pergjegjesja kryesore e korrupsionit qe ka shperthyer ne Shqiperi. Por edhe Ina Zhupa po behet e padurueshme me diskutimet qe hedh ne ere ne stilin alla Sali Berisha te "qytetarit dixhital" qe ben ne Parlament. Prandaj ne ikem nga syte kembet nga ai vend.
Mis u mer me kete kombinatesen bije e familje komunistash ,ne ate kohe nuk mund te thoje dicka se si babai ,mamaja ,vellai çalaman Kadriu kane qene familja me e poshter ,e kjo shura e familjes Zhupa na ben politike ,e njohin te gjithe familjen e Ines ,une e njoh edhe me mire se kam qene komshi ne nje pallat me keto funderina ,shifeni bije komunistesh shkon mbas komunistit Non Grata