
Nga Ylli Pata
Eduard Zaloshnja, që është një studiues i vazhdueshëm i sjelljes së elektoratit shqiptar ndër vite me sondazhet e tij, deklaroi para pak ditësh se përçarja e opozitës e pengon që të arrijë një rezultat që të kalojë kompaktësinë që duket të paktën në momentin aktual tek zgjedhësit e mazhorancës.
Momentumi politik i opozitës aktualisht, nuk është gjë tjetër veçse një zhvillim që mund të jetë kalimtar, e natyrisht i përkohshëm, por problemi këtu, apo pikëpyetja qëndron pse një përçarje apo diferencë politike mund të ndikojë në rezultatin zgjedhor apriori, e ky është realisht problemi më i madh politik i Shqipërisë. Ku me arsye është konsideruar pakti i 2008-s si një masë regresive që ngushton demokracinë, por e keqja fle gjetiu. Siç thotë proverbi: “Ujku, ujku, po çakalli bën kërdinë”.
Shqipëria është thuajse i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që kur rrëzoi sistemin komunist, nuk ndoqi një model “jugosllav politik”. Që është prezent thuajse në të gjithë vendet e rajonit; e që nënkupton një sistem proporcional si për Parlamentin, por në veçanti edhe për pushtetin vendor. Nga Sllovenia në Maqedoninë e Veriut, pra në të gjithë hapësirën ish-jugoslllave, kryebashkiakët nuk zgjidhen direkt nga populli, por nga kuvendet apo këshillat bashkiakë-komunalë.
Edhe Kosova e përdori këtë sistem në vitin 2000 kur zhvilloi zgjedhjet e para pa Serbinë, por me nismën e shefit të OSBE-së atje, holandezit Daan Everts, u implementua një sistem mazhoritar alla francez, ku kryetari i Bashkisë zgjidhet ai që merr 50% plus 1 të votave. Nëse kjo nuk ndodh bëhet një raund i dytë.
Shqipëria, këtë sistem e kishte që nga viti 1991, e deri në vitin 2001, kur Sali Berisha, pasi mori shumë konçensione nga mazhoranca e Fatos Nanos, përfshirë edhe Presidentin e Republikës, etj etj, vendosi të përmbysë skemën politike të zgjedhjeve në vend.
Kështu u vendos modeli “anglo sakson", në fillim për deputetët, e më pas edhe për kryebashkiakët, ndërkohë pas vitit 2008, ky model mbeti vetëm për krerët e pushtetit vendor.
Pra zgjidhet ai kandidat që merr shumicën e votave në raundin e parë e të vetëm të votimeve. Ky model, kryesisht i përdorur në SHBA dhe Britaninë e Madhe, konsiderohet si jashtë kohës, pasi nuk është demokratik. Në Europë, ose përdoret proporcionali, ose dopio turni alla francez. Edhe Italia që ka qenë një vend që kryesisht ka përdorur proporcionalin edhe në zgjedhjet lokale, ka që në 1993 që po përdor mazhoritarin me balotazh, të cilin e praktikon në zgjedhjet e kryebashkiakëve, Presidentëve të Rajoneve etj. Po flitet gjithnjë e më shumë në Itali për “Kryebashkiakun e Republikës”, pra që të zgjedhin edhe kryeministrin me një votë absolute e jo relative.
Shqipëria, fatmirësisht e ka pasur këtë sistem në vitet e para pas rrëzimit të sistemit komunist, falë edhe një grupi juristësh që vinin si simpatizantë të shkollës franceze.
E me sistemin me balotazh, Shqipëria zhvilloi zgjedhjet parlamentare të vitit 1991, të vitit 1992, të vitit 1996, atë të vitit 1997, zgjedhjet lokale të vitit 1992, 1996 dhe vitit 2000.
Por pikërisht pas zgjedhjeve lokale ku Edi Rama fitoi Tiranën, e ku ekuilibri politik në Partinë Socialiste kishte ndryshuar, e ku nuk ishte më Ilir Meta një qendër graviteti gjërat ndryshuan. Natyrisht edhe me izmin e Fatos Nanos, Shqipëria vendosi të bëhet një demokraci relative. Pra, fiton ai kandidat që ka një një votë më shumë. Kastriot Islami si përfaqësues i PS-së dhe Jemin Gjana i PD-së bindën kreun e OSBE-së në atë kohë, finlandezin Osmo Liponen që të përmbyste tavolinën politike në Shqipëri. Dhe ndodhi. Shqipëria është i vetmi vend që i jep të drejtë një fituesi zgjedhjesh që nuk ka triumfin absolut nga elektorati.
Natyrisht e gjithë loja ishte pjesë e humoreve të Ilir Metës, i cili i fryu në vesh Sali Berishës, se çarja e së majtës do të sjellë opozitën në pushtet, gjë që askush nuk e mendonte në kohën e izolimit ndërkombëtar por të pa shpallur Non Ngrata. E Sali Berishës i buzëqeshi fati në zgjedhjet e 2005-sës ku nuk mori shhumicën absolute, ato lokale më vonë në 2006 në komunat e shumta të vendit e më pas në vitin 2009, ku u luajt me sistemin spanjoll. Shtoje këtu edhe sadisfaksionin pa bukë të fitores së Lulzim Bashës në 2011 për kryetar të bashkisë së Tiranës, duke përmbysur tavolinën. Po pastaj? Ja ku jemi këtu, ku dëgjojmë përnatë qarje panelesh se opozita nuk i merr dot zgjedhjet në Shqipëri se i ka kapur qeveria të gjitha institucionet.
Realisht thelbi është në modelin e sistemit politik që Sali Berisha zgjodhi në vitin 2001. Ai është një takticien i shkathët siç e ka vërtetuar koha, herë pas here, por që nuk ja kërcet fare për strategjinë, planin afatgjatë.
Sali Berisha, është njeriu që ka ngulitur mendimin në të djathtën shqiptare se ajo nuk është shumicë, pasi populli është i majtë, e nuk vihet nëse nuk përçahet e majta. Por realisht, loja nuk luhet as majtas e as djathtas, por në qendër. Siç po ndodh kudo në të gjithë botën. Biden fitoi sepse ishte pranë qendrës, Macron po ashtu e me radhë e me radhë.
Po si mund të dilet realisht nga një situatë, ku opozita sot e gjen veten jashtë sistemit pa konkuruar? Siç dhe thotë proverbi: Rrugët e Zotit janë të pafundme. Dhe njëra nga to është krejt e qartë po të shikosh një model politik si Italia. Prej vitesh fqinji ynë, si kryebashkiakët, por edhe Presidentët e Rajoneve, i ka personazhe politike që jo vetëm nuk kanë afërsi me qendrën pra me Romën, por janë në konflikt me të.
Një vit më parë, zgjedhjet rajonale në Itali shërbyen si një eksperiment i rëndësishëm politik. Më të votuarit në këto zgjedhje ishin: Luca Zaia, presidenti i Rajonit të Venetos, eksponent i Lega-s së Salvinit, në Capagna: Vincenzo de Luca, i Partisë Demokratike Italiane, e në Puglia: Michele Emiliano. Personazhe të nivelit të lartë që kanë marrë kush mandatin e dytë, e kush të tretin, duke mbështetur edhe një numër të madh kryebashkiakësh në rajonet e tyre. E përbashkëta politike e tyre, edhe pse ishin krejt të ndryshëm politikisht është se fitorja erdhi jo nga partitë e tyre, edhe pse vinin nga forca politike të rëndësishme në nivel kombëtar.
Por këta kandidatë ngritën Komitete civile, të cilët edhe për këshillat bashkiakë dhe rajonale, kandiduan në vete, duke sjellë listë këshilltarësh krejt ndryshe nga ato të partive të mëdha. E në fund, partitë e mëdha dolën irilevante në zgjedhje. Në Campagna-n e de Luca-s për shembull PD dhe Pesë Yjet së bashku nuk arritën 20%, ndërsa lista civike e de Luca-s arriti të njëjtin rezultat që ai mori, pra rreth 70%.
Ndaj një rrugë për të çarë mjedisin politik të kalbur në vend, është hapja reale e lojës, duke sjellë komunitete qytetare, që të konkurrojnë partitë e mëdha. Kështu, kandidatët që vijnë nga opozita apo edhe të pavarur, apo edhe mazhoranca xhanëm, por që duan të ringjallin komunitetin, mund ta arrijnë një pjesëmarrje të madhe, duke propozuar sa më shumë njerëz që nuk vijnë nga partitë, por nga qytetarët. E Kështu, mund të mbillen fidanët e ardhshëm të rrëzimit të elitës politike të palëvizshme.
Edhe ju krahasoni dinamikat politike te Italisë me ato politikanë-maskarej dhe hajdutë me patentë të botës së korrupsionit dhe degjenerimit etik shqiptar ? Kurajo e fortë dhe inkoshiente.
Partia Socialiste fiton edhe 10 vjet te tjera. Eshte e kote qe merreni me plakun mere, Pra mos humni kohen tuaj me kyt .
Fidanet e leshit do mbjelle opozita . Sa kohe qe partite e e opzites jane familjare .nuk pranojne fidane te rinj derisa te cofin ujqerit e plakur . Ato nuk jane as parti por klane me bosa qe vendosin pa pyetur njeri, edhe primaret kot i bejne sa per faqe se i vendos kryetari kush do fitoje.
SAL- HIU SI PADRINO I COSA NOSTRA HA.HA I KA NGELUR VETEM BURGU TE PAKTEN PO TE NA MARRI MALLI I KEMI CA FOTO ..
Kjo PeDe nuk vjenne pushtet as per 25 vjet Eshte nje bande komplet e diskredituar ne popull fale Salih Ram Berishes
Ky artikull pretendoi te thote shume gjera po ne fakt s'tha asgje. Eshte fakt qe populli shqiptar voton majtas dhe kete Sali non grata nuk e thote kot. Populli shqiptar do te votoje majtas dhe per shume kohe, defenitivisht deri sa te pakten te zhduket non grata. Sali bastardi komunist eshte bere pishman si qeni dhe mallkon vehten qe historia e hodhi ne krahun djathtas dhe jo majtas ne menyre qe te mbreteronte per gjithmone. Shikoni se si foli ky bastard komunist dhe sot mbas 32 vjeteve ne parlament kur tha se revolucion dhe revolucion. Do te beje revolucionin proletar plehra e vicidolit.
Trapojan me syze, haha
cili opoxite kerkon sala me partine ilir mete mashtrus kadhe skandale teke njesia 8 skandali gonxhe bojaxhi skandali toro drini tek Toptane apo enxhi SHPRESA MANJOLA TEK ZYRA TEK PUNES TEK MINISTRIA JASHTEM APO ANISA GJOKA LEME MATAJ
Ke kaq kohe qe e shikon fajin tek Berisha, kur ne fakt ke qene bahskepunetori em i afert i tij. ne vend qe te merrreni me pordhe se ky popull eshte i majte kryesisht edhe per shkak te gazetareve pa taban si ti (se meriton me ju). Nxirrni porva dhe mos na cani trapin. Po menduat se edhe drejtesine e re e ka Berisha, atehere hani nje mut.