
Sot është zhvilluar mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku kanë marrë zyrtarisht mandatin e deputetëve Orjela Nebijaj dhe Petrit Doda.
Nebijaj dhe Doda marrin mandatin pas dorëheqjes së Grida Dumës dhe Alfred Rushajt.
“Mbledhja shqyrtoi vendimin nr. 211, datë 01.12.2022, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumëmërore të Koalicionit “Partisë Demokratike – Aleanca për Ndryshim” , qarku Tiranë, z. Petrit Dine Doda, si edhe vendimin nr. 212, datë 01.12.2022, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumëmërore të Koalicionit “Partisë Demokratike – Aleanca për Ndryshim”, qarku Tiranë, znj.Orjela Luftar Nebijaj”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
lajme kazanesh asnji cudi
Petritin e njoh shumë mirë se kam punuar me të.Mashtrues sa ska se ku të shkojë.Shkonte me shërbim dhe nga një ditë shënonte dy apo tre etj etj.Ja këta janë deputetët lapangjozë që ulen në kariken e deputetit.
Petritin nuk e njoh fare ndersa kjo Ori Nebiaj i ben nder asaj partie se ka dhene prova tek perputhen zevendese e denje e Gides balte qe ka nevoje ajo ngrehine qe eshte duke u shemburme ndihmen e nongrades Sali
Ori eshte ajer i fresket per llumhanen PD.