
Ka hyrë në fuqi ligji që mundëson pas 32 vitesh hapjen e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit si dhe verifikimin e politikanëve, të cilët kanë marrë më parë certifikata të pastërtisë së figurës nga komisionet ‘Bezhani’ dhe ‘Mezini’.
Ndryshimet në ligjin NR. 45/2015 për të drejtën e informimit mbi dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit u miratuan në 22 tetor 2022 në Kuvend, me konsensusin e PS-së dhe PD-së së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Ndryshimet u dekretuan nga Presidenti Bajram Begaj në 11 nëntor 2022, duke u botuar në Fletoren Zyrtare në 6 ditë më pas, në 17 nëntor 2022. Ndryshimet e rëndësishme kanë hyrë në fuqi dy javë më pas, duke i hapur rrugën Autoritetit të Dosjeve për zbatimin e parashikimeve të reja.
Ku konsistojnë ndryshimet dhe çfarë pasojash sjellin?
Hiqet mburoja për politikanët dhe pushtetarët e vendosur në ligjin e vitit 2015, ku ndalohej me ligj verifikimi i tyre për lidhje me ish Sigurimin e Shtetit, nëse kishin marrë parë një certifikatë të pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini dhe Bezhani. Tashmë çdo kandidat për t’u zgjedhur deputet apo kryetar bashkie, do të verifikohet nëse ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit, duke i bërë të pavlefshme certifikatat e pastërtisë së figurës të lëshuara nga komisionet Mezini dhe Bezhani. Heqja e kësaj mburoje u kërkuar nga vetë Autoriteti i Dosjeve, pas pretendimeve se Ilir Meta kishte qenë spiun i ish Sigurimit të Shtetit, por që ligji ndalonte një verifikim të plotë dhe shterues.
Ilir Meta ka mohuar pretendimet e Autoritetit të Dosjeve për bashkëpunim me ish Sigurimin e Shtetit. Debati nëse Meta kishte qenë apo jo spiun i ish Sigurimit të Shtetit dominoi politikën gjatë muajve gusht-shtator të këtij viti. Tashmë ndryshimet ligjore i japin mundësi Autoritetit të Dosjeve zbulimin e të vërtetës.
Por, ndryshimi më i rëndësishëm, i cili çuditërisht ka kaluar pa vëmendjen që meriton, konsiston në deklasifikimin e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, pra në hapjen e dosjeve. Në nenin 44 të ligjit 2015, janë shtuar dy pika, përkatësisht pikat 4 dhe 5, duke vendosur deklasifikimin e të gjitha dokumenteve ish-Sigurimit të Shtetit për periudhën 29 nëntor 1944 deri në ditën e krijimit të Shërbimit Informativ Kombëtar, 2 korrik 1991. Nuk do të zbulohen vetëm dokumentet që përmbajnë informacione që lidhen me cenimin e sigurisë kombëtare.
Po kush mund të ketë akses në dosjet e ish Sigurimit të Shtetit?
Për këtë pikë ka pasur diskutime dhe polemika në Komisionin e Ligjeve. Në fund është vendosur që kopje nga dosjet e ish Sigurimit të Shtetit mund të kërkohet në bazë të ligjit për të drejtën e informimit, por me disa kufizime. Së pari, kërkuesi duhet të japë informacion se ku mund të ndodhet dosja. Së dyti, duke të argumentojë interesin e tij për të pasur akses dosjen përkatëse dhe së treti kërkuesi nuk duhet të keqpërdorë informacionin që ka marrë.
“Çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe të kërkojë një kopje të tyre në përputhje me ligjin për të drejtën e informimit, me kusht që kërkuesi të paraqesë të dhëna në kërkesën e tij që mundësojnë lokalizimin e informacioneve. Informacioni jepet vetëm kur angazhimi i nevojshëm për gjetjen dhe vënien në dispozicion të informacionit është në përpjesëtim të drejtë me interesin e argumentuar të kërkuesit në marrjen e këtij informacioni. Kërkuesi mban përgjegjësi për keqpërdorimin e informacionit të marrë”, thuhet në ndryshimet në ligjore.(Shqiptarja.com)
Zhdukuni Shkerdhatat e Kombit nga politika se ja pame Sherrin ne kto 31-vjet _Shkerdhatokraci malokesh e fshataret te Peshtire ,Esadiste Spiune Tradhetare _E c'mundet me qen tjeter Surrate te tilla te neveritshme per kte Bote !
Ne intervisten e fundit te drejtueses se Autoritetit te Dosjeve, vura re se ata nuk kane deshire te hapin dosjen e Ilir Metes. Ne keto kushte dosjen “META”, mund ta kerkoje ose ndonje gazetar, nese ka mbetur ndonje i tille, per informim te opinionit publik, ose ndonje nga kreret e P.S etj....., me arsyetimin ligjor qe te ruhen vete dhe te ruajne popullin nga virusi i 80-lekshave, i kalecave, fuksave, spiuneve, sigurimsave, dmth thjesht nga ILIR META
Tari ke te drejte. Nqs dosjet nuk hapen per cilin do,i madh apo i vogel qoft ai,eshte gjeja me e gabuar dhe eshte e kot i gjithe ky debate qe eshte bere per hapjen e dosjeve te sigurimit te shtetit. Dosjet duhet te hapen edhe per Ilir Meten,Sali Beishen,Edi Ramen e soj e sorollop te tjere te kesaj kategori njerzish. Te mos u hidhet hi syve popullit. Drejtesia eshte e barabart per te gjithe.
Llafe ,llafe ,llafe dhe vetem llafe. Shkurte dhe prere, qe ta kuptoje populli vertete: nga sote te gjithe ata qe kane qene nje kategori e tillle ne shoqerine shqiptare te largohen urgjent nga politika ,te mos paraqiten me ne zyra qe i kane me bollek,tu ndalohet kondidimi per te gjitha nivelet,te kene te drejte te vetepunesohen duke zbatuare ligjet e shtetit. etj. O POPULL VETEM KSHTU DUHET TE LEXOHET DREJTE DHE PRERE MBI DEREN E GJYKATES LIGJI QE THOTE: "Para ligjit te gjithe te barabarte "
Tani meqë hyri në fuqi ligji të gjithë ata politikanë që me nder na kanë çarë prapanicën për 32 vjet si njerëz të ndershëm jo vetëm të hapen por edhe të publikohen dosjet e tyre.Psh Ilir bajga që sla gjë pa thënë për autoritetin e dosjeve dosja e tij duhet të publikohet komplet që populli ti varë hejbet.
Te besoni se perpara ligjit jemi te gjithe te barabarte eshte me te vertete nje idealizem I kulluar .Idealizmi eshte i barbarie me utopizem qe do te thote i parealizueshem. Qe te jemi te gjithe te barabarte nuk kerkon vetem ligje te "MIRA" por kerkon ndergjegje personale dhe shoqerore shume te larte nga LIGJ ZBATUESI . POR cila eshte shkalla e ndergjegjes e superstruktures shteterore ???????
Mund të jemi të barabartë para ligjit , po nuk kemi ligje të barabarta për të gjithë , që këtu fillon padrejtësia . Me dëshirën e tyre deputetët dogjën mandatet , u larguan nga puna , por rrogat i morën , po t’ë largohet nga puna një puntor apo punonjës i thjeshtë qoftë dhe në administratë , ç’ndodh ???
Askush nuk ka bere krim pse ka punuar ne sigurim. Mbas 30 vjetesh SHISH mund te penalizohet pse? Askush nuk mund te quhet fajtor perderisa gjykata nuk e ka gjykuar. Te punishment per atdheun nuk eshte kurre krim. Psh nqs Rama apo Balluku apo Balla behen bashkepunetore te SHISH a duhen hequr nga detyrat qe Kane? Kjo pune eshte koti. Meten askush nuk e do,por KY ligj eshte pune kalamajsh dhe rrezikon shume gjera. Berisha I ktheu arin Britanise Rama e jep Durresin free e cduhet ligji I dosjeve?
o guri qe nuk ben xixa nuk denohen se kane spiuna,se spiuna dixhital te saliut ka me shume sot,por denohet ilir spiuni se nuk ka deklaruar se ka qene i rekrutuar si spiun dhe ja hodhi rames si presidenti me i mire,por doli me i dhjere
Pyetja qe shtrohet eshte :A ESHTE E DOMOSDOSHME ORGANET SHTETERORE SI SHIK ,SHIU ,INFORMATORE ect ect ? Sigurisht qe jane te domosdoshme atehere pse duhet ky ligj .Cili person do te kete kurajon te punoje ne keto institucione pas miratimit te ketij ligji?
Me ne fund erdhi dita e se vertetes! Gojet e liga qe hodhen balte mbi figuren e paperlyer te Ilir Metes do mbyllen.Ish presidenti,i sulmuar me nje dosje te sajuar,do jete i pari qe do shkoje te marre ate”palo dosje te sajuar) dhe do i tregoje horrave ne pushtet se eshte si Qelibar i paster! -Ka ardhur koha per Revolucion dhe per kthimin e Pusht-etit ne doren e popullit.Ky eshte çasti!
Nuk eshte fjala te penalizohen me hapjen e dosjeve ish punonjesit e strukturave te Sigurimit te Shtetit te djeshem apo te SHIKU-t te sotem, etj, por te zbulohen kush ka spiunuar shokun e dhomes me te cilin flinte, shokun e zyres apo repartit ku punoje qe per pasoje mund te jene denuar me burg ose jo ne ate sistem njerez te pafajshem ose qe edhe flisnin kunder sistemit ne biseda familjare ose te rrethit shoqeror te ngushte.
vajmedet sa qef keni pune pa bereqet,ne themi ujku ju thoni gjurma si sju vret ndergjegja qe e drejtoni shoqerine ne gjera pa vlera ku hasmi po na troket te dera. ne vend qe te thoni o komb vigjilence e sy hapur merreni me brockulla pa vlere.
O Mero po te lutemi kete portret mo na e nxirr kaq shpesh ne gazete se na i shpife na lemerise femijet me kete surrat kaq te deformuar me gojen hapur sikur do te perpije dynjane e tere se i ka rene cerja e te vdekurit
@@ligje kot se koti...per ti hedhur hi syve Popullit.. 1-shikoni si thone:Personi i Interesuar duhet te thote se ku ndodhet Dosja?? pra qe ketu fillon mashtrimi...pra nese dikush kerkon nje Dosje..duhet te dije se ku ndodhet kjo Dosje??Qi...ja..Gjyshen... po ku e di Une(I interesuari) se ku ndodhet Dosja e Like Florirt??Ate duhet ta gjeje dhe dije dhe dine ata qe Punojne ne keto Arkiva.. 2-Ne se une,ose ti,apo ai-ajo,si njerez te thjeshte,te kerkojme te njihemi me Dosjet e Metes, Berishes apo edhe dikujte tjeter,dhe keto Dosje na vihen ne Dispozicjone..per tu pare apo Lexuar.. ketu fillon edhe Hapja e Dosjeve...po kur shikojme se ka KUSHTE..atehere as qe behet fjale per Hapje Dosjesh por vetem per Mbyllje ne Bodrume,qe askush nuk i gjene..lol