
Kryeministri Edi Rama tha se porti i ri në Durrës do të jetë nyja më e rëndësishme strategjike e gjithë rajonit për shkëmbimet tregtare me rajonin.
“Porti i Durrësit ka qenë historikisht shumë i rëndësishëm. Sot jemi në shekullin e 21-të dhe jemi vonë sepse nëse do të shikonim progresionin e volumit të mallrave dhe të ardhurave që kjo vepër do të garantojë në 20 apo 30 vitet e ardhshme, po të kishim nisur 2 apo 3 dekada më parë do t’i kishim marrë frytet.
Sot janë pjekur kushtet që të kemi një port tregtar të denjë për këtë shekulli. Jo si ai që kemi trashëguar nga e kaluara si një platformë e realizimit socialist. Nuk ka asnjë mundësi për zgjerim hapësirash dhe kapacitetesh, përvecsse është një burim ndotjeje akustike, mjedisore dhe vizuale e papranueshme.
Porti i ri tregtar i Durrësit do të bëhet nyja më e rëndësishme strategjike e gjithë qarkullimit tregtar me perëndimin dhe gjithçka tjetër që shkon përtej anës perëndimore për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Durrësi duke filluar nga integrimi me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut përmes Durrësit dhe Strugës do t’i japë këtij rajoni një kapacitet krejt tjetër për të përpunuar volum krejt tjetër tregtar”, tha Rama.
Nje projekt aq i madh nuk ka sesi mos sjelle zhvillim
Si porti me i madh me rajon beaoj do rrise mundesine per bashkpunim mes gjithe vendeve te rajonit
Nje investim me shume te ardhem per vendit tone
Investimi me I rendesishem per ballkanin ky port eshte
Porto romano do jet fantastik pas ketij investimi
ai port vetem vende pune sa e sa do hapi
Super investim ,te mbaroje sa me pare ky projekt
Keto projekte jane projekte shume efektive per te gjithe
Nje investim i domosdoshem e kjo fale kembenguljes se liderit tone Edi
Nje investim shum i rendesishem per vendin tom. Do te rritet shume ekonomia jone
Investime shume te domosdoshme per te gjithe Ballkanin
Ekportet dhe importet do rriten shume ne vend ,te cilat ndikojne e te ekonomia jone
Te ishte Berisha do ti kishte ven flaken cdo gjeje dhe sdo bente asgje te tille
Do behemi nje nga vendet me te preferuar nga turistet
Do te rriten shum eksportet dhe importet
More na difto Zeni pa qime ashte sekser atje apo jo,po Argita shimpazeja do marre 10%si studio ligjore,nese jo kete ne shpellaket nuk e pranojme
do kthehemi vendi me i rendesishem ne rajon dhe kjo eshte e sigurt
Ishalla do zhvillohet edhe vendi yne!
Cudi e madhe jane te gjitha komentet perpara. Po si nuk doli nje te pyes se ku eshte ne leter gjithe ky projekt dhe financim?