Preç Zogaj: Në PD s'mund të ketë më bashkim

12 Dhjetor 2022, 12:02Politika TEMA

Preç Zogaj: Në PD s'mund të ketë më bashkim

Themeluesi i PD-së, Preç Zogaj u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se kjo parti po përjeton ndarjen më të madhe që nga krijimi i saj.

Ai nënvizoi se në PD duhet të punohet për një bashkëpunim se bashkim nuk mund të ketë.

“Është ndarja më e madhe në fakt është kjo që evidente. Ndarje e përkohshme mund të jetë. Në momentin aktual është një ndarje pa perspektivë bashkimi, por ka një perspektivë bashkëpunimi.

Arsyet e ndarjes janë arsye përjashtuese. Rruga me drejtë është që punohet për një bashkëpunim se bashkim nuk ka aty”, u shpreh Zogaj.

“Partia nisi si një front i gjerë studentor intelektual popullor në grupime të ndryshme dhe duhet të mbijetonte si e tillë, si një mozaik qasjesh. Praktikisht me ardhjen në pushtet PD nuk po arrinte të bashkëjetonte me mendimin ndryshe”, tha ai më tej.

4 Komente

  1. S
    Spektatori

    Per sa kohe qendro nongada Sali ne krye s’mund te kete bashkim , ndarja eshte mese evidente por puna eshte kush merr seline do na duhet te shohim edhe nje here spektakel me hunj e varre e gaz litsjelles kush do ta marri . Keta fraaksionistet me Saliun ne krye dhe Flamur Noken me i pregatituri me me shume shanse per ta rrembyer , te presim e ta shohim e nje cfaqje ose i jep drejtim Eni Cobani kesaj pune

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emiljano

      Zoti Zogaj! Te pakten ju nuk duhet te ngaterroni PD (qofte edhe te asaj kohe), me uzurpatorin Sali Berisha. Ky, jo vetem qe nuk asnje lidhje me PD, por perkunderazi ky (eshte fjala per sigurimin e shtetit), e zuri PD per gryke, dhe tashme e ka mbytur. Ata qe e vune, nuk kishin nder mend qe ai te udhehiqte PD, apo Shqiperine, por t'i shkaterronte, ashtu sikurse beri - Shqiperine e dogji dhe e plackiti me hordhite e tij, PD e hodhi ne Lane (aty ku kishte ne mendje te hidhte Edi Ramen). Por fat i madh per PD qe e ka Lanern afer, jo me shume se 50 metra larg nga hyrja e Shqupit. Shkurt, ky nuk ka qene kurre udheheqes i PD, por nje bajraktar, sulltan i keq dhe tradhetar i PD dhe i Shqiperise.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jo foltoristi

        Pashko thushte nuk ngrihet ndertesa e re mbi themele te vjetra . Qe nuk bashkohet kjo ka marre fund qysh ne 9 janar , tani kujt i dhimset PD te shkoje ta shebi fare ate ngrehine te Sali nongrades dhe te mblidhen mendjet e nditura vertet te djathta te ringrejne patrti te re pa u perfshire asnje nga keta qe kene qene po sidomos nga foltorja nuk duhet asnje jo antar jo jo po edhe simpatizant i prishin pune

        Përgjigjjuni
        1. q
          qytetar

          Kujt i intereson ?! Populli ua pa SHERRIN. Tani po i shohin SHERRIN njeri - tjetrit. Thjesht Hiena qe shqyjne njera tjetren. Populli normal dhe asnjanes i ka braktisur me kohe.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje