
32 vite më parë u krijua Partia Demokratike, që shënoi dhe lindjen e pluralizmit. Në këtë 32 vjetor PD vjen e ndare, çka u pa dhe në dy përkujtimet e zhvilluara dje. Që prej krijimit, kjo parti ka shënuar momente të shumta krizash dhe përjashtimesh.
Gjatë drejtimit të kësaj partie nga Sali Berisha pati një sërë përjashtimesh. Historia nisi në vitin 1992 me përjashtimin e Gramoz Pashkos, një nga themeluesit e Partisë dhe në të njëjtën kohë me Arben Imamin, Ridvan Peshkëpian, Perikli Tetan etj.
Në vitin 1995 të njëjtin fat do të kishte edhe Eduard Selami.
Dy vite më vonë, radha i erdhi Azem Hajdarit, një prej bashkëthemeluesve të PD-së.
Një valë e re përjashtimi u zhvillua po atë vit.
Dashamir Shehi, Alfred Serreqi, Tomor Malasi, Leka Toto, Tomor Dosti , Maksim Konomi, Ariana Nati, Petrit Berhami, “nismëtarë fraksioni në parti”, përfunduan të përjashtuar nga radhët e Partisë.
Viti 2000 ishte viti i përjashtimit të Genc Rulit, Leonard Demit, Ferdinand Xhaferrit, Genc Pollos, Ylli Vejsiut dhe Tritan Shehut. Ata kritikuan lidershipin politik dhe Këshilli Kombëtar i la jashtë PD-së.
Në vitin 2006 u përjashtua deputeti Spartak Ngjela.
Bashkimi i votave me Edi Ramen i kushtoi përjashtimin nga Lulzim Basha deputetit Mëhill Fufit në vitin 2017. Më pas, në 2019 u përjashtuan Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi, të cilët refuzuan të dorëzojnë mandatet, një vendim i marrë nga strukturat e PD. Ata qëndruan në parlament.
Ndërsa i fundit ishte pezullimi nga grupi parlamentar i PD i Sali Berishës, pas shpalljes së tij ‘non grata’ për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë, gjë që solli dhe situatën aktuale në të cilën ndodhet Partia Demokratike sot.
O ju te Temes! Po si mund te quhet PD parti! Nje parti ka rregulla, ka disipline, ka mirekuptim, ka diskutime, ka mendime te ndryshme! Kjo PD nuk duhet te quhet parti, por stan, kasolle dhe prone e Sali Berishes! Eshte si puna e bariur ne stan: ke do therr, je nuk do e mban! E dyta, te jesh ne krye te nje partije, duhet edhe pak kulture, por ku e gjeti ky maloku i PD kulturen, ne shpellat e Vicidolit?! Kaq mjafton!
Hahahaha! Te gjithe jane te perjashtuar nga partia, pra c'dreq partie eshte kjo...!??? Duhet te nderrojn emrin e partise, te quhet PARTIA E TE PERJASHTUARVE. Parti koti, partia i perket Qenefit Sa-Hale Rrumpalles pra = PARTIA e QENEF SA-HALES!
Salih bin laden nje terrorist qe u rekrutua qe kohen kur iku ne france nga UDB dhe vazhdon akoma Kete kamikaz duhet zhdukur siq zhduku me qindra politikan ne PD KY eshte antishqipetar