Grupi Parlamentar i PD pret senatorin rumun, Alibeaj: Mbështetja e Rumanisë në integrimin e vendit tonë në BE e rëndësishme

10 Maj 2022, 10:53Politika TEMA

Grupi Parlamentar i PD pret senatorin rumun, Alibeaj: Mbështetja e

Enkelejd Aliebaj dhe një pjesë e Grupit Parlamentar të PD kanë pritur në një takim një përfaqësi nga Komisioni i Jashtëm dhe i Sigurisë së Senatit të Rumanisë, me në krye Senatori Titus Korlatean.

Gjatë takimit me senatorin Titus Korlatean, Alibeaj nënvizioi rëndësinë e mbështetjes së Rumanisë për integrimin e vendit tonë në BE, garantimin e stabilitetit në Ballkan dhe përfshirjen e Kosovës në NATO.

“Patëm kënaqësinë si përfaqësues të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të presim në një takim me një përfaqësi nga Komisioni i Jashtëm dhe i Sigurisë së Senatit të Rumanisë, të kryesuar nga Kryetari i Komisonit, Senatori Titus Korlatean.

Gjatë takimit të zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë, u theksua marrëdhëniet e mira historike të mirë mes dy vendeve dhe nevoja e intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh, ku mbështetja e Rumanisë për integrimin tonë në BE është shumë e rëndësishme.

Gjatë bisedës me kolegët rumunë theksova rëndësinë e garantimit të stabilitetit të Ballkanit dhe ecjen përpara të gjithë rajonit drejt familjes së madhe europiane dhe atlantike e ku përfshihet dhe integrimi i Kosovës në NATO.

Ndaj interesit të kolegëve rumunë rreth respektimit te lirive dhe te drejtave të minoriteteve, posaçërisht atij arumun, theksova se një nga vlerat dalluese të shoqërisë shqiptare është bashkëjetesa dhe vlerësimi dinjitoz i minoriteteve të ilat në Shqipëri janë ndjerë si në vendin e tyre me të drejta të plota. Historia është dëshmitare e këtij virtyti.

Gjithashtu folëm për situatën e krijuar nga lufta në Ukrainë, si çështje e sigurisë ndërkombëtare dhe domosdoshmërinë e zgjidhjes paqësore për të shmangur humbje njerëzore e për të rikthyer stabilitetin ekonomik në Europë.”, shkruan Alibej.

1 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Belgjika ka bazë ushtarake në Rumani, si dhe Presidenti Rumun është me origjin Gjermane, janë këta dy faktor që Bukureshtin e bëjnë gënjeshtar në lidhje me antarsimin tonë në BE. Situata në Rumani., ekonomikedhe kulturore është si ajo e kohës së çauçevskut.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje