“Jep dorëheqjen!” Duma-Çuçi përplasen në parlament për vdekjen e Ilvi Metës: Çdo gjë është e filmuar

9 Maj 2022, 18:03Politika TEMA

“Jep dorëheqjen!” Duma-Çuçi përplasen

Deputetja demokrate Grida Duma dhe ministri i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi janë përplasur në parlament për rastin e vdekjes së Ilvi Metës në ambientet e Komisariatit në Kavajë.

Ndërsa i përgjigjej akuzave të ngritura nga zonja Duma për rastin në fjalë, ministri kërkoi që të mos bëhet retorikë politike me rastin por të pritet përfundimi i hetimeve. Më pas, me përfundimin e hetimeve, shtoi ai, nëse opozita ka ende dyshime mund të bëhet edhe hetim parlamentar.

Për ministrin çdo gjë që ndodhi atë ditë që nga arrestimi i të riut e deri tek burgosja është e filmuar dhe filmimet janë tek Avokati i Popullit.

“Për rastin kanë qenë edhe dy përfaqësues të Avokatit të Popullit dhe kanë qenë në inspektim në dhomat e ndalimit të kom të Kavajës. Ato dhoma, në raport thuhet se janë plotësisht në përputhje me standartet ligjore.

Të gjithë bashkë të përpiqemi të largohemi nga kjo retorikë, sepse nuk i shërben Shqipërisë. I ftoj deputetët që pasi të mbarojnë hetimet, të bëjnë hetim parlamentar nëse nuk binden që ajo ngjarje nuk ka të bëjë me asnjë nga aludimet që ju bëni. Akuzoni shumë rëndë struktura të policisë së Kavajës sikur janë kriminelë e vrasës.

Ta lëmë pas këtë retorikë të vjetër. Ju si përfaqësuese relativisht e  re e këtij parlamenti, të jeni në pararojë të shkëputjes nga kjo retorikë. 

Janë dy mjekë ligjorë që kanë kanë bërë raportin…Neglizhencë fatkeqe për të ndjerin Meta, janë të filmuara, çdo sekuencë që nga momenti kur i ndjeri është ndaluar nga policia me vendim gjykate…Ju ftoj të shihni filmimit, i keni te raporti i avokatit të popullit,” tha ndër të tjera Çuçi.

Deputetja demokrate kërkoi dorëheqjen e ministrit Çuçi. 

16 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Zoti Cuci, policia duhet perkrahur, por je duke drejtuar me njerez te inkriminuar. Me vjen keq per kete.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dashi

      Kur ka goj kjo rrugacja GD qe na shkriu tu u tall me shprehjet e dërrmimit te shpirtit nga karruci salianus...ik moj rrufjane largohu nga ai parlament se ke hy gabim.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Klm

      Sikur t' ia kërkoje me kaq patos dorëheqjen dhe dy ish-shefave të tu: Bashës dhe Berishës sa mirë do të ishte. Opo, fundja edhe t'ja kërkoje vetes kur vdiq i mjeri Santo, se s'po flasim për të tjerat kush e di sa i pastër do të ishte sot parlamenti...

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kapterri : dy Sufllaqe e dy shishe birr

        Ato dhoma , mundet te jen vertet ashtu si Deklaron edhe Ministri Cuci ,(nuk mundet ti veme ne diskutim ) ashtusi mundet te jet gjithe Moderrnizimi i Policise Shqiptare me gjithcka ,ka Policia ne vendet e zhvilluara , mirpo kur vjen puna ne Praktike ,funksionon ndryshe # nga Policite e Botes ! - Ju thoni se ndodhi fatkeqsishte "Per Neglizhence" ( se polici shkoj te pij nji got uje ose i shpetoj shurra ?) - Aksidentet ndodhin gjithmone aty ka Neglizhohet ! Neglizhohet mbajtja e Korsise , Neglizhohet Shpejtesia ne qytete por edhe Autostrada ,neglizhohet e udhetohet i alkoholizuar apo droguar , Neglizhohen pra Rregullat !!!! Dhe ndodh Aksidenti ,vdekja dhe kjo s'ka me justifikim ! Pra ktu ka nji nenvlehtesim te Pergjegjesisve kudo si ne Polici edhe popull . Per rastin qe Polici i cili duhet ta mbante nen vezhgim te Burgosurin e ndejkur nga kamera ne Monitorin e tij , u lagua prej detyres (per x nevoje personale ) Ai s'duhej ta linte Bosh detyren e tij ,por ta zevendesonte me nji Polic tjeter per disa minuta etj qe asgje mos te ndodhte . Pra arrini te kuptoni ju Drejtuesit qe nuk mesuat kurr te mesoni se nuk ka me Justifikime ne Detyre por Pune Efikasitet 100% ? Mesoheni njiher ju Ministrat pastaj kerkojani Vartesve tuaj . Policia shqiptare le shume per te deshiruar sepse lini Ju si Pushtet si Ministra per te deshiruar prandaj animohen edhe ata ,ku mungojn shume gjera jovetem Kulaifikimi ,Koncepti i te qenit Polic .

        Përgjigjjuni
        1. k
          kthhh

          Grida Suma duhet te perdore te njejtin standard dhe ti kerkoje Sali Berishes jo vetem mos kandidimin si kryetar te PD-se por edhe largimin nga PD pasi SHIK-u i Berishes rrembeu,torturoi deri ne vdekje, dhe pastaj i zhduku edhe trupin Remzi Hoxhes.

          Përgjigjjuni
          1. I
            Iliri M

            Karakurva dhe doreheqja. Romani me i fundit i Ismail Kadare. Si po manipulohet Shqiperia nga KK ( nuk eshte ku Klus klan) . Salianji, cfare po ben, shko dhe germoja Zonjes Duma se eshte bere histerike. Pershendetje miqesore, Ilir Meta

            Përgjigjjuni
            1. Boll u tallët o NEKROPOLITIKANË !

              Nekropolitika në sulm , të paktën t’a bëjnë me rradhë me doktorin ! Mos i vrisni per herë të dytë , lerini njerzit në hallet e tyre , boll u tallët !

              Përgjigjjuni
              1. z
                zaku

                Per cfar doteheqje flet kjo prostituta e llozhave te parlamentit qe krye hajduti i Kavajes i shoqeruar 18 here ne polici per vjedhje vrau veten....!! Po ju moj baxhelle vrate 26 te pa fajshem ne Gerdec.... 4 te pa fajshmit e 21 janarit etj. etj dhe jo qe nuk dhte doreheqjen po vazhuate me vjedhje e kurverira deri sa u bete NON GRATA....

                Përgjigjjuni
                1. e
                  ermiri

                  Ne fakt kjo baxhella ka te drejte sepse ky qe vrau veten duhet shpallur DESHMOR I DEMOKRACISE.... Ishte kampion 18 her shoqeruar ne polici por me keto gjykata KCK cfar nuk pret..

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bardhyli nga Kosova

                    Në kohët e sotme duket se demokracia është frenuar. Autokracia ka fituar terren, sidomos në Europën Lindore ish-komuniste. Demokracisë liberale i duhet të luftojë e të përballojë sulmet dhe stilin autokrat të pushtetit, të cilin e ushtrojnë disa liderë lindorë si Vladimir Putin, Viktor Orban, Rexhep Tayp Erdogan, Kascynski në Poloni, Vuçiq në Serbi, Edi Rama në Shqipëri, Bolsonaro në Brazil e shumë të tjerë nëpër botë, pa përmendur rastin kinez, ku sistemi është një partiak. Fjala autokrat vjen nga greqishtja e vjetër, që do të thotë "sundues i vetëm"! Ky lloj sunduesi mund të jetë një udhëheqës i fortë, i cili mënjanon dy elementët themelorë të demokracisë, zgjedhjet e ndershme dhe parlamentin si institucion i kontrollit të ekzekutivit. Panorama që paraqitëm më lart na thotë se në përgjithësi demokracitë e reja janë ato që sfidohen shpejt e mund të kthehen lehtësisht në autokraci. Shqipëria dhe Serbia në rajonin tonë janë dy vendet tipike që provojnë këtë kthesë anti-demokratike. Studiuesit dhe studimet mbi qeverisjen e format e saj në kohët e sotme moderne zbulojnë shtatë shkallë, nëpër të cilat duhet që një politikan lider të ngjitet deri te froni i autokratit: 1. Autokratët vijnë në pushtet me parullat e antistabilishmentit. Si të tillë ata proklamojnë "njeriun e ri" me "filozofi të re" të qeverisjes! Shfrytëzojnë pakënaqësitë e qytetarëve për dështimet e paraardhësve. I propagandojnë ato si dështime të "estabilishmentit të vjetër". Me një fjalë vijnë në pushtet me parulla populiste të ngjashme me sloganet revolucionare. Si të tillë ata mohojnë trashëgiminë e mëparshme. Nuk pranojnë evolucionin, pra që t'i nisin reformat nga platformat e mëparshme. Shpikin reforma në funksion të autokracisë. Se mos i shkon mendja ndokujt se e kam fjalën për kryeministrin e Shqipërisë! Jooo! Ç'ne! Nuk e bëj atë "mëkat"! 2. Në retorikën dhe praktikën e lidershipit autokrat zë gjithmonë vend populizmi, sidomos populizmi nacionalist, ose ai fetar. Putin bazohet te populizmi mbi atë që ai e quan "civilizimi rus e sllav"! Vuçiq po ashtu bazohet te koncepti i "botës serbe" dhe domosdoshmërisë që këtë botë ta drejtojë vetëm ai. Po ashtu Rama i përmbahet konceptit të "babait të kombit"! Orban dhe Kaznyski flasin gjithmonë për kufizimin e konceptit te shoqëria kristiane, duke mohuar ndikimin e civilizimeve të tjera. Kësisoj autokratët përdorin sentimentin e konceptit "të popullit të vërtetë" për t'iu kundërvënë të tjerëve, në një rast pakicave, në një rast tjetër opozitës, në raste të caktuara religjioneve, pra gjithçkaje që nuk duket në vijën politike populiste të tyre. Ndarja e shoqërisë në dy grupe të mëdha kundërshtarësh është tipari themelor i autokracisë. Ata që votojnë kundër shihen si "armiq". Për to në fushata elektorale "armiqtë", pra kundërshtarët politikë, projektohen si "e keqja", ndërsa autokrati si "babai i kombit". Madje ndodh si në fushatën elektorale të prillit 2021 në Shqipëri, që fotot e "armiqve" të bëhen shënjestër e goditjeve politike dhe fyerjeve personale. Një metodë kjo e huazuar nga diktatura, kur fotografitë e armiqve bëheshin objekt i stërvitjes ushtarake. Ata ushqejnë besimin te zgjedhësit se "popullit i duhet një lider i fortë"! 3. Të gjithë autoktratët pa përjashtim vijnë në pushtet me parulla e slogane demokratike e më pas e rrëzojnë sistemin e demokracisë. Në të vërtetë ata e zhbëjnë demokracinë. Flasin për zgjedhje të lira dhe instalojnë falsifikimin, blerjen, manipulimin e votës së lirë. Premtojnë ndarjen e pushteteve dhe ndërtojnë sistemin e mos-transparencës e mos-llogaridhënies. Betohen për drejtësi e lirinë e medies dhe bëjnë çmos për të kap të gjitha institucionet e drejtësisë dhe për të blerë të gjitha mediat në vend. Bëjnë be për lirinë e protestës dhe më pas përdorin jo vetëm policinë, por edhe ushtrinë e forcat speciale kundër protestuesve! Gjithçka transformohet në emër të luftës kundër "reaksionarëve"! Modeli i vitit 1945 te ne! Se mos mendoni që e kam fjalën edhe për Edi Ramën?! 4. Ekonomisti rus Sergej Guriev, në një libër të tijin e quan presidentin Putin një "Spin diktator"! Me këtë ai nënkupton një diktator më pak i dhunshëm sesa diktatorët klasikë, por mjeshtër në manipulimin e opinionit. E njëjta gjë ndodh në Beograd e në Tiranë me përpjekjet e dy autokratëve ballkanas për të manipuluar me shpikje të ndryshme e në emër të "fjalës së lirë". Pas çdo kërcënimi, Vuçiqi dhe Rama dalin e justifikohen me fjalët "Ky është mendimi im dhe askush nuk më ndalon të them atë që mendoj"! Ndonëse kërcënimet e Vuçiqit shkojnë në adresë të Kosovës dhe ato të Ramës në adresë të opozitarëve rezistentë. Ky lloj manipulimi për të fsheh autokracinë dhe diktaturën synon që njerëzit të vihen në një lloj gjumi letargjik. Pra, të besojnë se vetëm AI, 'i modhi" të zgjidh punë dhe kështu qytetarët të ndalojnë së menduari si njerëz me logjikën dhe racionalitetin e tyre. Ndërkaq dezinformacioni është mjeti kryesor i vënies në dilemë e në gjumë të qytetarëve. Dezinformohet për gjithçka. Autokratët të thonë se "ti po shpif" edhe për ngjyrat, edhe për dritën ose errësirën, nëse kundërshtari prononcohet për këto terma. Para tri vitesh Berisha denoncoi veprat kriminale në Spanjë të drejtorit të ujësjellësit të Laçit. Por atëherë shteti, qeveria, mediat pranë saj e konsideruan shpifje akuzën që ai bëri. Para pak ditësh ky drejtor u arrestua për t'u ekstraduar për në Spanjë. Por, autokratët nuk guxojnë të kërkojnë falje. Ata dezinformojnë për ta rrënuar të vërtetën. 5. Të gjithë autokratët janë edhe kleptokratë. Ata drejtojnë shtetin bashkë me hajdutët. Autokratët e sotëm në lindje të Europës, përfshirë dhe këta në vendin tonë, marrin në qeverisje hajdutë të sprovuar. Ata i gjejnë hajdutët edhe në errësirë, sepse duan të shfrytëzojnë përvojën e tyre për të mbushur thasët për vete. Kontributi i hajdutëve bën që pasuria të shkojë në pak duar dhe varfëria të zgjerohet pa fund. Shkurt, autokratët e shndërruar në kleptokratë, në hajdutë të pasurisë kombëtare, janë përbindëshit e vërtetë të një shoqërie të sunduar prej tyre. 6. Në autokraci propaganda dhe realiteti janë shumë, shumë larg njëri-tjetrit. Dhe ajo jeton derisa qytetarët të kuptojnë se çdo gjë në këtë lloj regjimi është propagandë, gënjeshtër e mashtrim. Propaganda, nëse besohet, e bën autokracinë një diktaturë të frikshme. 7. Autokratët nuk rrojnë dot pa "armiq të jashtëm"! Në këtë kuptim ata janë diktatorë që manipulojnë popujt e tyre me "rrezikun" e jashtëm. Madje flasin vazhdimisht për këtë lloj rreziku. Ndonjëherë, siç ka ndodh me Vuçiqin dhe Ramën, ata i bëjnë presion një pale gjeopolitike me bashkëpunimin me një palë tjetër gjeopolitike. (Më gëzon fakti që më lexoni masivisht dhe pëlqeni fort opinionet e mia analitike. Me dashuri, me qetësi, me buzëqeshje e lumturi, i juaji Bardhyli.)

                    Përgjigjjuni
                    1. r
                      rtyj

                      (AUTOCRAT), Ai që ka në duart e veta gjithë pushtetin e lartë, ai që sundon me pushtet të pakufizuar, sundimtar absolut, eshte Rama, e ketij populli i pelqen te jete keshtu, veshtire se ndryshon, aq me teper me kete levizje demografike ne mase, kurren e kurres, nuk ka me shpresa!

                      Përgjigjjuni
                    2. L
                      Landi

                      Po ik o GD jep dorheqje urgjente se te njef gjith shqipria ke kurveru mes parlamentit mos me fol per Santon e co....je thjesht baxhell rrugsh.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dora

                        Foli kjo e peshtira?!

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Rraspia Dume ,futi Shanton ne grack

                          Kjo rropsi duhet te hetohet per vrasjen e Bankierit Shanto . Deputetet e paMoralshem e te inkriminuar s'duhet te jen pjes e ktij Parlamenti .perndryshe e gjitha eshte nji Loje e Piste qe le TeArdhmen e Shqiperise ne llumin e Politikanit Kriminel ,iMoral e te Korruptuar . Ju ka dal boja me kto te pafytyrat qe bejne te Ndershmen e gjoja i dhimbsen jetet e shqiptareve ,ku vet kan ne Bodrumet e tyre mijra Kufoma !

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            alphade

                            Gjithe kjo zhurme ne parlament dhe per ke ???? Per nje hajdut , 12 here i arrestuar per hajni , gje deshmon se sa poshte ka rene KY Parlament qe merret me hajdutet e Kavajes dhe jo me rrezikun rus qe e kemi te pragu i deres …! I Madhi Degol i Frances, iu pergjigj keshtu keshilltarit te tij kur KY i fundit i tha se kane vdekur disa greviste qe kishin hyre ne greve urie…….! Degoli :Me njoftoni kur te jete i fundit qe po vdes…! Ndersa po te me pyesesh mua pensionistin qe marr 150 mije leke te vjetra ne muaj me tri fakultete une i propozoj parlamentit qe hajdutit vec lidheses se ka- pucit t’i jepet dhe nje rezerve ne rast se keputet ajo e e kapucit ……..! Por kjo tregon ate qe sot parlamenti u mor ashtu sic eshte marre vazhdimisht me cingerri- ma dhe jo me pensioner mizerabel te 650 mije pen- sionisteve dhe thone se s’kemi leke per rritjen e pen_ sioneve !? TURPI BOTES !

                            Përgjigjjuni
                            1. q
                              qytetar

                              o zot !!!!!!!!!!! Kur proteston GRID- aaaaaaaaaaaaaaa. keto kane qene , jane dhe do te mbeten llumi i kombit!!!!!!!!!!!!

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje