Të mos jetë spiun dhe anëtar partie, zbardhet drafti me kriteret e Grupit të Alibeajt për Presidentin e ri!

9 Maj 2022, 11:53Politika TEMA

Të mos jetë spiun dhe anëtar partie, zbardhet drafti me kriteret

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike që mbështet Enkelejd Alibeajn, ndryshe nga Komisioni i Rithemelimit në PD, i qëndron mendimit në përfshirjen në procesin për zgjedhjen e Presidentit të ri, por i vendos kushte maxhorancës.

Përmes një drafti të shpërndarë mbrëmë në grupin e komunikimit të deputetëve, Alibeaj ka parashtruar kushtet dhe kriteret e PD-së për të marrë pjesë në procesin për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Njësoj si Kryeministri Rama, edhe opozita duket se nuk ka mbetur e kënaqur me sjelljen e Ilir Metës në krye të Presidencës, ndaj që në kriterin e parë përjashtohet çdo kandidat që 5 vitet e fundit ka qenë i angazhuar në politikë apo në drejtimin e një partie politike.

Përmes këtij drafti, deputetët u japin fund edhe aludimeve se në krye të Presidencës mund të shkonte ish-kryedemokrati Basha. “Kandidati për President të Republikës, gjatë 5 viteve të fundit, nuk duhet të jetë angazhuar në politikë aktive partiake, në kuptimin që të mos ketë mbajtur funksione politike në organet shtetërore dhe as pozicione në organet drejtuese të ndonjë partie politike. Kandidati për President të Republikës, përgjatë përvojës profesionale të tij, duhet të ketë dëshmuar publikisht aftësi të spikatura të integritetit, në kuptimin e kontributeve politike, ku të ketë dëshmuar aftësi për të vendosur në situata të vështira dhe aftësi për të përballur presionin/ ndikimin e papërshtatshëm politik.


Dëshmitë për angazhimin dhe përkushtimin e tij në kauza të rëndësishme civile përbëjnë avantazh; Kandidati për President të Republikës duhet të bëjë transparencë të plotë dhe të dokumentuar të të gjitha të ardhurave dhe ligjshmërisë së pasurisë, si dhe të pagimit të të gjitha detyrimeve tatimore, bazuar në dokumentacionin zyrtar të institucioneve shtetërore përgjegjëse”, thuhet në dokumentin që qëndron tashmë në duart e deputetëve demokratë.

JASHTË SHËRBIMEVE SEKRETE

Një tjetër kriter që vihet re në dokumentin e PD-së është kushti që kandidati nuk duhet të ketë qenë apo të mos jetë “spiun”. “Kandidati për President i Republikës nuk duhet të ketë qenë dhe të mos jetë bashkëpunëtor, informator ose agjent i ndonjë shërbimi sekret, si dhe në periudhën 29.11.1944 – 02.07.1991 të mos ketë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i Degëve të Punëve të Brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike të posaçme. Dëshmitë për angazhimin dhe përkushtimin e tij për zhdukjen dhe çrrënjosjen e komunizmit përbëjnë avantazh”, thuhet në draftin e PD.


PROCEDURAT

Përpara se të angazhohen në procesin për zgjedhjen e kreut të shtetit, demokratët parashtrojnë disa kushte që kanë të bëjnë me procedurën sesi zgjidhet Presidenti i ri. Në draft demokratët kërkojnë që kandidatët të propozohen nga opozita parlamentare. Më pas maxhorancës do t’i takojë të zgjedhë 2 prej tyre dhe më pas do jetë një komision i përbashkët për të zgjedhur njëri. E njëjta procedurë praktikohet në çdo raund.

“Opozita parlamentare propozon 4 kandidatë për President të Republikës, që vijnë në mënyrë proporcionale nga fusha të ndryshme, të cilat paracaktohen në kriteret e caktuara sipas pikës. Këto propozime paraprakisht i nënshtrohen konsultimit publik; maxhoranca përzgjedh 2 kandidatë që gëzojnë besimin më të madh. Një komision i përbërë nga 6 anëtarë: 3 shumica parlamentare dhe 3 pakica parlamentare, shqyrtojnë 2 kandidatët e përzgjedhur dhe bien dakord për përzgjedhjen dhe propozimin e përbashkët të njërit prej kandidatëve. Kandidatura e përzgjedhur i nënshtrohet votimit në seancë plenare”, shkruhet në draftin e Alibeajt.

Megjithatë, sipas kreut të Grupit të PD-së ky mbetet një draft dhe mund të propozohen ndryshime.

KRITERET PER PRESIDENTIN

1. Kandidati për President të Republikës, gjatë 5 viteve të fundit, nuk duhet të jetë angazhuar në politikë aktive partiake, në kuptimin që të mos ketë mbajtur funksione politike në organet shtetërore dhe as pozicione në organet drejtuese të ndonjë partie politike.
2. Kandidati për President të Republikës, përgjatë përvojës profesionale të tij, duhet të ketë dëshmuar publikisht aftësi të spikatura të integritetit, në kuptimin e kontributeve politike, ku të ketë dëshmuar aftësi për të vendosur në situata të vështira dhe aftësi për të përballur presionin/ndikimin e papërshtatshëm politik. Dëshmitë për angazhimin dhe përkushtimin e tij në kauza të rëndësishme civile përbëjnë avantazh;

3. Kandidati për President të Republikës duhet të bëjë transparencë të plotë dhe të dokumentuar të të gjitha të ardhurave dhe ligjshmërisë së pasurisë, si dhe të pagimit të të gjitha detyrimeve tatimore, bazuar në dokumentacionin zyrtar të institucioneve shtetërore përgjegjëse.


4. Kandidati për President i Republikës nuk duhet të ketë qenë dhe të mos jetë bashkëpunëtor, informator ose agjent i ndonjë shërbimi sekret, si dhe në periudhën 29.11.1944 – 02.07.1991 të mos ketë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i Degëve të Punëve të Brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike të posaçme. Dëshmitë për angazhimin dhe përkushtimin e tij për zhdukjen dhe çrrënjosjen e komunizmit përbëjnë avantazh.

5. Kandidati për President i Republikës duhet të plotësojë kushtet e pastërtisë së figurës në drejtim të dekriminalizimit.

6. Kandidati për President i Republikës duhet të ketë një përvojë në punën e tij për të paktën 15 vjet, ku të ketë dëshmuar integritet moral dhe profesional të lartë dhe të provuar, si dhe të ketë dëshmuar paanësi politike në veprimtarinë dhe qëndrimet e tij publike, me qëllim rritjen e besimit të publikut tek figuara që zgjidhet si President. Dëshmitë për përkushtimin e Presidentit ndaj vlerave themelore kushtetuese, ndaj procesit të integrimit euro-atlantik të Shqipërisë dhe vlerave euro-atlantike përbëjnë avantazh./ Panorama.al 

7 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Rregulli kryesor është që kandidati për President ose kryeministër., të mos ketë jetuar jasht shteti dhe të mos braktis vëndin (siç bëri Nano) pas këtij funksioni.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prifti i varfer katolik

      E dhjete fare Neritani.Ku do Gjeni nje qe nuk Ka qene spiun ,qofte i huaj,qofte i sigurimit.Rradhet tuajat jane plot.Moret ne qafe dhe zhelefinen

      Përgjigjjuni
      1. i
        ida

        Kur jane ne pushtet, keta kane te drejte te propozojne dhe te zgjedhin presidentin, kur jane ne opozite duan keta te propozojne, sikur nuk shkon!!!

        Përgjigjjuni
        1. Te mos kete qene spiun i fashizmit nazizmit kryetar i ballit apo ballist te mos kete qene anetar i partisë te ballit legalitetit apo bashke puntore i pushtuesve te Shqiperisë etje etje ezje

          Përgjigjjuni
          1. N
            Një qytetar

            Qëndrimi ndaj luftës së fundit ka qënë dhe mbetet kriteri i vetëm që u ka mbetur komunistëve ku të gjejnë mbështetje, pasi në çdo aspekt tjetër të jetës e kanë qelbur aq keq dhe kanë dështuar aq turpshëm sa nuk ke ç'të thuash. Urrejtja për kundërshtarët vazhdon si kurdoherë me stoicizëm dhe as që bëhet fjalë se mund t'a rishqyrtojë ndonjëherë këtë qëndrim mjeran. Si shtresë, komunistët, të përzgjedhur me aq kujdes. nga Partia, vinin në drejtim pa traditën më të vogël shtetformuese. Ishin çoban dhëmbësh, që sjellja përbuzëse ju buronte dhe ju buron nga inferioriteti i skajshëm intelektual. Këtë bëni dhe ju në komentin tuaj.

            Përgjigjjuni
          2. k
            km

            Te mos kete patur ne trungun familiar,sipas ligjit te dekriminalizimit ,asnje te shpallur "kriminel lufte".

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hasan pordha

              Presidenti duhet nga cakrani .psh te vene agim ducen dajlanin.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje