
Enkelejd Alibeaj ka folur para mediave pas mbledhjes së grupit parlamentar të deputetëve të PD në selinë blu, ku u diskutua për zgjedhjen e Presidentit të republikës.
Alibeaj ka refuzuar që të pranojë vendimin e Komisionit të Rithemelimit, ndërsa pohoi se ai edhe pse është shkarkuar disa herë, vazhdon të jetë ushtrues i detyrës së kryetarit të PD.
"Së pari mua nuk më ka shkarkuar askush, mua më kanë shkarkuar nja 4-5 herë një herë në dhjetor, në janar, prapë së fundmi. Unë jam kryetar i grupit parlamentar dhe nuk jam në test nga askush dhe ndaj askujt, bëj detyrën time, i njoh mire procedurat, ajo çfarë unë kam bërë me kënaqësi dhe me sforco është që të gjithë deputetëve tu krijoj maksimumin e komoditetit për t’u mbledhur e për të diskutuar. Unë e kuptoj stresin që mund të kalojnë një pjesë por durim sepse nga durimi arrijmë atë që është e nevojshme për të gjithë në", deklaroi Alibeaj.
Zoti Alibeaj, ne shtresën e të përndjekurve politik nga regjimi komunist po na bënë krenar me qëndrimet e tua. Për ty si dhe për ne ka rëndësi ligji, aktivitetin tënd ti po e mbështet mbi baza ligjore. I marrim me mënd vështirësitë artificiale që të krijon ajo shtresë e brumosur me një urrejtje të përjetshme për ne, por durim, siç thua edhe vetë. Kërkesa juaj për të zgjedhur një antikomunist në krye të shtetit i tërbon mbeturinat komuniste, të cilët qëllim të vetëm kanë patur dhe kanë përjetësinë e sundimit të tyre. Hiç mos u tërhiq. Historia e këtij treçerek shekulli ka treguar qartë se e drejta ka qënë në anën tonë. Ne nuk i kemi bërë të keqen më të vogël atdheut, kemi kërkuar vetëm që drejtimi i tij të mos bjerë në duar të vrasësve gjakatar si Enver Hoxha dhe Sali Berisha e shpurat që u shkojnë pas.