
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i ka kërkuar SPAK që të hetojë Sali Berishën për akuzën e vrasjeve në Bulevard në 11 Janar të 2011 si dhe për shpërthimin në Gërdec në 15 Mars të vitit 2008-të.
Deklarata e ministrit Manja erdhi gjatë konferencës “Drejtësia në kohë sfidash” që po zhvillohet në Tiranë. Në fjalën e tij, Manja deklaroi se drejtësia duhet të hetojë gjithashtu edhe djalin e ish-kryeministrit, Shkëlzen Berishën për pasurinë e tij.
“Drejtësia e re të hetojë Berishën, për vrasjet në bulevard për Gërdecin, për kompleksin “Partizani”. Të hetojë pasurinë e djalit të tij. Kërkoj Drejtësi të barabartë për të gjithë, flas në emër të PS, që ka hapur derën për të kapur të madh e të vogël”, deklaroi Manja.
Kujt ja kerkon zoti Manja,nuk e dinit ju qe Arben Kraja eshte "zedhenesi i Metes ne ASPAK" dhe si Meta si serbi Berisha mbrohen si monumente kulture nga Arben Kraja?Cfare deklarate eshte kjo? Shkarkoni se pari Krajen,nese e keni seriozisht,ne parlament dhe vendosni atje ina Ramen,Arta Markun apoArta Vorpsin,te cilen e zhduken nga skena me nje te rene te lapsit Meta e banda e tij dhe pastaj flasim!
Edi Rama, që t'a marrësh vesh zotrote, zoti Manja, që je veç një tellall dhe papagall pëndrrjepuri tij, vetëm për tre veta ka dëshirë që SPAK ti mbajë"LARG DUART". Këta të tre janë: Sali Berisha, Ilir Meta dhe Aqif Rakipi. Edi ka frikë se mos i bëjnë ndonjë gjë Aqifit, sepse nga fati i Aqifit varet qeveria e tij. Aqifi ja ul dhe ja ngre brekët qeverisë sa herë t'i dojë trapi. Djalin ja mori në mbrojtje, sepse në do ja largonte nga deputet, Qifja për inat bënte aq deputet kundër tij, sa qeveria e Naltgjatësisë së tij binte si gjethet në vjeshtë. Kurse me dy gurët e rëndë në dukje, Berishën dhe Metën (por jo më të rëndë se Aqif Rakipi, i cili i vetëm rëndon më shumë se LSI në balancën politike) Rama do t'i mbrojë me të gjitha mënyrat, pasi ata janë parzmore për të, ikja e tyre nga politika do t'a nxirte krejt të pambrojtur nga goditjet e publikut dhe në këtë rast nuk do e zinte viti. Këto janë arsyet më afër të vërtetës që të bëjnë ty dhe perëndinë tënde Edi Rama të hungërini ndaj SPAK. Halli juaj është sa të kalojë kjo e flamosur zgjedhje e Presidentit pa ndonjë krizë që mund t'ju rrezikojë pushtetin, vetëm kaq.