Ibsen Elezi, kundërshtari i Sali Berishën për kryetarin e Partisë Demokratike ka hedhur akuza të forta ndaj Albana Vokshit dhe Edi Palokës. I ftuar në Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, Elezi tha se ata kanë vjedhur vota në PD.
“Albana Vokshi, Edi Paloka këta janë të deklaruar që kanë vjedhur vota. Brenda PD, se andej nuk i lë Edi Rama të vjedhin. Ne e kemi deklaruar vjet edhe më parë se zgjedhjet për Bashën u manipuluan procesverbalet. Nxori edhe kur ishte kandidate Edith Harxhi.
Ne akuzuam të gjithë kupolën për aktin e manipulimit të proces. Edi Paloka doli me burrninë e vet që tha kam manipuluar. Dhe u kanë thënë edhe të tjerëve të manipulojnë”, u shpreh ai.
Pikën e thyerjes me Sali Berishën, Elezi tregon se është e hershme, kur ish-kryeministri vendosi t’ja besojë partinë Lulzim Bashës në një proces të diskutueshëm.
“Pika e thyerjes me Berishën ka qenë kur theu statutin dhe atëherë ishte vendim personal i Olldashit që të mos e shtynte debatin. Unë i kam thënë zotit Olldashi që duhet të kërkosh mbledhjen e kuvendit. Basha u duk qartë që në organizimin e parë të partisë po e shkatërronte PD. Unë kam qenë ndër të parët që kanë ngritur zërin”, u shpreh ai.
Për Elezin, Berisha tradhtoi “11 Dhjetorin”. Sipas tij, ish-kryeministri premtoi nj parti me rregulla dhe nxitoi të ndërtojë kupolën e tij. Demokrati shton se Berish nuk mund ta sjellë PD-në në pushtet me këtë metodologji që ndjek.
“Gafa e Sali Berishës është se tradhtoi 11 Dhjetorin. Duke premtuar një parti me rregulla dhe u ndërtua të ndërtojë kupolën e vet. Kjo është vetëvrasje. Se ti mund të marrësh partin në dorë, por ke humbur në opinion. Ai nuk mund të tregojë se ndërton një metodologji për zgjedhjet.
Të thuash se është lider shpirtëror që mbron një kategori njerëzish dhe që kanë manipuluar votat. Nuk është ideja që zgjodhi Edi Palokën, por vrau opozitarizmin. Të thuash se Rama manipulon dhe të vendosësh këtë kupolë manipuluese në krye s’të beson më njeri. E kam parë si detyrim për të kandiduar. Sali Berisha nuk mund ta sjellë PD në pushtet me këtë metodologji. Nuk mund të realizojë as bashkimin”, u shpreh Elezi.
Respekt per kurajen,z.Elezi! E verteta do triumfoje!
Nese Ibsen vazhdon keshtu, eshte detyre e kryer ndaj shqiptare. Pervecse duhet te beje katarsisin e Pd, Ibsen duhet te vijoj me tej te shpalli vehten pro perendinor, pro USA, pro Ambasadores. Nje fitore si e Pirros e Berisha ku Ibsen t,ja kete bete te qarte se personi me statusin Nongrata familjare nuk mund te vijoj,se USA por edhe Europa nuk e pranojne per partner dhe per pasoje PD mbetet e izoluar, eshte ne nderin dhe dinjitetin e tij ta beje per te mo's dal pis nga kjo initiative. Deri Tani ai njihet si mbeshtetes indirekt i Berishs. Kjo pasi I jep hapesire per ta shitur kete process si ligjor. Pas kesaj Ibsen nuk ja te drejte me te akuzoj Paloken dhe Albonen per vjedhjr votash. Ibsen del I paster nga ky process duke diskretitur Berishen. Sot filloi me 2 pika te Forta te Berishs. Process deri ne date 22 I jep mundesi te Arte. Nese e bene kete dhe arrin zhveshjen si Kalli misri te SB, mbas 22 fiton apo Jo por duke kryer kete mision, Ibsen therritet ne USA. Ai do te jete lideri real per marredheniet me Perendimin. Ibsen duhet te perfitoi sepse rithemelim do te thote te ndertosh te kaluares. Per me teper me nje filizofi reaksionare sic eshte konservatorizmi sovran, nga I cili Po vuajne shume popuj. Sepse eshte ekstremizem. Ibsen Po luan me fatin e tij politike, Nese ai do te perfshihey si fasad. Do te jete fundi I tij. Alibeaj e ka fituar betejen e tij.
PeDeja nuk ekziston me! Duhet krijuar nje Opozite Reale!