Debatet mes kryeministrit Edi Rama dhe politikanit britanik Nigel Farage kanë ngjallur reagime të shumta, pas deklaratave të Farage gjatë një interviste ku ai aludoi për nivelin e kriminalitetit të shqiptarëve në Britani të Madhe dhe i kërkoi Ramës “t’i marrë mbrapsht kriminelët”.
Deputeti i PS, Lavdrim Krashi komentoi në “Now me Erla Mëhillin” replikat në distancë mes kryeministrit Rama dhe deputetit britanik Farage rreth shqiptarëve që jetojnë në Britani të Madhe.
Sipas Krashit, ndërhyrja në çështje të brendshme të britanikëve, siç është Brexit është e pavend, por reagimi i kryeministrit për të marrë në mbrojtje qytetarët e vet në Britani të Madhe është detyrë dhe përgjegjësi.
“Sa i takon Brexit është vendim i popullit britanik, Partia e Farage e ka pasur parim Brexit. Çdo reagim që denigron shqiptarët… si rezultat i intervistës Farage tha ‘hajde merri të gjithë ata kriminelë’ dhe filloi lufta e shifrave.
Çfarë vendimi merr populli britanik është çështje e tyre. Por edhe pa u përgjigjur fare nuk mund të lihej ajo, se edhe ne në fund ë fundit, nuk mund ë quhemi të gjithë kriminelë, hajdutë, shumica dërrmuese janë qytetarë që jetojnë me djersën e ballit, që paguajnë taksa dhe kontribuojnë edhe në ekonominë britanike.
Është detyrë, është përgjegjësi e çdo kryeministri të mbrojë qytetarët e vet kudo që të jenë”, tha Krashi.
Po ik o deputet anonim, Po n`a shkelen te drejtat cdo dite dhe kudo Ne qe banojme ne Shqiperi, Rama del dhe mbron te drejtat e Shqiptareve ne Angli.
Pikpyetje do ngelesh tere jeten...
Ik o fshatar se nuk jane per ty keto pune.Je bere dhe deputet ti me are surrar si shkurre.
Farage eshte zot ne token e tij, por i droguari Ed do vemendje, Po mire ore koqe deputet ne shtepite e barit kush punon dhe shperndares te droges kush jane ne Mbreterine e Bashkuar, apo nuk e "di" ? Jane shqipatret ore legen qe bejne keto pune te pista per te lare parate "borxh" qe kane me operimin e nenes ne Shqiperi (formule e dale boje). Po more pune te shkelqyera (lexo te shkerdhyera) bejne shqiptaret, vazhdojne traditen e punes qe kane bere ne Shqiperi dhe eksportojne eksperience ne G.B dhe ne BE.