Nga Namir Lapardhaja
Pashë një video nga një fragment ku i ftuar në studio ishte njeriu më i rëndësishëm i PD-së së sotme, pas Berishës, ku dy gazetare (një prej tyre ish-zëdhënëse e kryeministrit Berisha) dhe një politolog po e trajtonin numrin dy të opozitës së sotme si një budalla të vogël, duke e marrë me të mirë, duke i shpjeguar se ato që ai po thoshte nuk kishin fare të bënin me realitetin, se ato që ata po artikulonin nuk ishin ashtu siç ai po i kuptonte etj.
Një situatë surreale ku sheh se si partia më e madhe e opozitës, për shkakun se nuk diti të ndahet nga halli personal i një njeriu, u mor peng prej tij me kontributin e një turme të verbër, të cilët jo vetëm që nuk ishin përgatitur për t’u përballur me sfida të kësaj natyre, por në një periudhë të shkurtër kohore u budallallepsën të gjithë, me shpresën ‘të shohim ku do dalim pas zgjedhjeve’.
Zhvejku do thoshte ‘mirë që u çmendën, por përse të gjithë në një ditë’.
Nuk janë vetëm këto personazhe që njihet për nivelin e tyre mediokërr, si e vetmja garanci për të bërë karrierë dhe për t’u ngjitur në shkallët e larta të politikës së modelit Berisha, por është për të vënë kujën kur sheh se si profesorë universiteti apo intelektualë me profil akademik dhe qytetar janë në garë me modelin e mësipërm se kush të serviloset dhe të lëshojë broçkulla nga më absurdet.
Kjo është fatkeqësia e një partie që në nisje synonte të ishte përfaqësuese e botës akademike, e studentëve dhe e intelektualëve, ndërsa, në bitisjen e saj, Berisha e shndërroi për shkak të hallit të tij personal në një parti anakronike, të pakuptuar nga pjesa më e madhe e shoqërisë, dhe në një parti ku përfaqësuesi më i rëndësishëm politik, i cili në mungesë të Berishës do të drejtojë fushatën në të gjithë Shqipërinë, trajtohet në studio televizive si një budalla i dobishëm që as nuk kupton as nuk kuptohet.
po thuaje pse ke frike mga mul dru me pre qe zbriti nga pema dhe kur erdhi ne kryeqytet,edhe ai pak tru i iku kur pa njerez normal
Kane shantazhuar njeri tjetrin per vite e dekada dhe mbi keto shantazhe jane partnere te heshtur si Maloqi apo Vizatori basketbollist...Lol
Me mire qe degjeneron mjerim,perbuzje, shkaterim,kriminalizim, intelekt Mjeran me palokra neper pushtet ! Shqiptaret nuk Jane budallenj ! Bravo Edi me Amerik qe na dhurove ket drejtesi te shum pritur nga pjesa e ndershme e shqiptareve
Namir, po vdesin per ti futur ne liste per depudet, ngordhin per te qene nje cike depudet...
Kjo eshte zanafilla , rrenja e kesaj partie , si nje sekt I PP -se , nen drejtimin e komunistit , Mbase me trushplare , Sali Berishes . Ndryshe nuk do te shikoje Nokerit ne apogje , sepse nje parti , realisht , konservatore , e djathte , sado te degradoje , ne kuota flamurnokiane , nuk bie kurre , Namir Bej . Prej vitit 1944 e ketej , ne Shqiperi nuk ka patur kurre parti te djathte , por vetem PP ( parti egersisht staliniste ) , te parcelizuar sipas misioneve e roleve qe u ka dhene regjia . Cdo veshtrim e vleresim tjeter , ne mos ligesi , eshte indiference e cektesi .
Shohimnsa komente te rregullta do censuroi Mero i Temes, duke bere besnikerisht punen e Partise!
Z. Lapardhaja, ji Zhvejku, por Shvejku. Sic duket, qenka ripagezim i Temes, se edhe zoti Mero keshtu e shkruante te Antena para ca ditesh.
Ky shpellar dru me pre nuk lejoj dhe i fyu të pranishmit në studio! Ky shpellar dru me pre futi kaseten dhe nuk diti të ndalonte ,sa gazetarët filluan të zgërdhiheshin nga idjotsirat që fliste ky gomari dru me pre,ky është sot numri një pas kriminelit Berisha ,që dotë drejtojë opoziten.