Avokati Spartak Ngjela ka komentuar arrestimin e Ilir Metës, si edhe ‘analizoi’ punën e SPAK dhe GJKKO. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report TV, vlerësoi punën e organeve të reja të drejtësisë duke thënë se deri më tani nuk duhet të kemi rezerva.
Ngjela duke u ndalur tek arrestimi i Metës, apo edhe masa arrest shtëpie për Berishën, thotë se janë persona me mbështetje shoqërore dhe duhet vlerësuar puna e SPAK, pasi ka goditur në nivele të larta.
“Nuk duhet të kemi rezerva deri tani, por profesionalisht nuk ka qenë aq e lehtë sa mendohet. Nuk janë arrestime që bëhen me fushata.
Personat që janë nën akuzë kanë mbështetje shoqërore dhe këtë e di SPAK, aq më tepër që kanë ekspertë të huaj.
Të shohim nëse do ecin deri në fund ose jo. Unë jam i bindur që po. Deri tani është mirë dhe ka nisur nga nivelet e larta.
Personat që janë arrestuar kanë pasur përkrahje të madhe nga disa lloje forcash në Shqipëri, edhe të fuqishme, edhe ushtarake, edhe popullore. Por kjo tregon një gjë të madhe për ne shqiptarët, opinioni publik shqiptar për korrupsionin s’të përkrah”, tha Ngjela në Report TV.
Ngjela thotë se shqiptarët nuk e pranojnë korrupsionin, ndërsa thekson se nuk pati asnjë revoltë për arrestimin e dy liderëve të opozitës.
“Nuk ishte konceptuar dot nga ekspertët shqiptarë. Gjithë ajo forcë që kishin këta nuk do shpërthente në një formë ose tjetër. Opinioni publik shqiptar nuk e pranon korrupsionin.
Nuk pati revolta politike për arrestimin e liderëve të opozitës. Shumica janë majat, vetëm 2 ose 3 janë këta liderët e djathtë. Ne nuk duhet të gëzohemi, çdo njeri gabon.
Këtu nuk flitet për një hakmarrje, por ne na duhet të ndërtojmë shtetin e së drejtës, po shohim që po e formojmë pushtetin gjyqësor”, tha Ngjela.
Ore avokat ,të mbaja për të mënçur por në këtë argument gjykoj se je i gabuar ,dhe ja pse Ju dhe dhumë komentatore nuk e njihni thellë popullin Korrupsioni nuk bëhet në hava ,bëhet në kurriz të shumicës derrmuese të shqiptareve ,si mundet të të shkonte mëndja se shumica qe këta furbor e gangsterësh do përkraheshin nga që kanë lozur dhjetra vjet në kurriz të kapedanit ?!!!! Ju dhe "të mënçurit"e kutiçkave teelevizive treguat dhe e nxorrët veten lrejt zbuluar me qëndrimet as mish e as peshk dhe ca më rendë që bini viktimë e një vorbulle që nuk po kuptoni as dje as sot në mënyrë të veçante se e menaxhojnë huliganrt e tyre Në se Berisha dhe Meta do të liheshin azat ,këtu nga shqiptarët ata do ishin me hellin wë morën Hormovasit për hakmarrjen e Ali pashë Tepelenës ,Çaushesku iku me dinjittet dhe ti e kupton më mirë nga kushdo pse ,për këto monstrat tona burgun shqiptaret e duan të përjetshëm sepse këta e moren në qafe për shumë më tepër se parat e kortupsionit.