Haxhiu - Nokës: Është e pamundur të bësh 130 mijë vota me trenin bullgar

3 Qershor 2025, 09:04Politika TEMA
Haxhiu - Nokës: Është e pamundur të bësh 130 mijë

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka replikoi me analistin Baton Haxhiu në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për akuzat e PD-së se zgjedhjet ishin farsë.

Ndërsa Noka përsëriti fenomenin e quajtur “treni bullgar”, Haxhiu e kundërshtoi duke e quajtur të pamundur këtë fenomen në qendrat e votimit në Shqipëri.

Replikat:

Haxhiu: Po të mos isha prezent, por të isha para televizorit do ta kisha dëgjuar rrëfimin. Por nuk mund ta pranoj trenin bullgar me 130 mijë vota. Një shkollë i ka 10 qendra votimi. Është e pamundur të bësh trenin bullgar, vetëm në zonat perfierike, ku luhet për një deputet.

Abilekaj: Fleta futet në xhep.

Haxhiu: Si futet në xhep?

Abilekaj: E pe atë të zyra e Erion Braçes? Merr fletën e votimit dhe e fut në xhep. Shkon voton dhe e plotëson dhe shkon prapë dhe e voton. Është e thjeshtë si procedurë.

Haxhiu: Unë kam qenë në 4 vende me kriza. Njëra nga zonat ka qenë në Ukrainë, në Odesa.

Noka: Ti do të kishe të drejtë Baton në këto që thua, nëse do të kishe ndjekur zgjedhjet në Rusi, Gjeorgji.

Haxhiu: Në Ukrainë kanë qenë katastrofale.

Noka: Zgjedhjet në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, ke parë këto situata? Kurrë. Këtu shteti elektoral është përsosur si shtet mafioz. Një është treni bullgar, dy është blerja e votës. Në Dibër deputetët e PD-së ndaluan një makinë.

I zoti me kallash dhe çantë dhe u gjetën mijëra paund, euro, lekë rreth 12 milionë, 4000 litra naftë të gjitha për të blerë vota. Personi që ishte në makinë i trembur lajmëroi dhe SKAPI e siguroi se do ta vononte në mesnatë. Makina tjetër ishte me kandidatin e PS dhe dy shqiptarë që jetojnë jashtë dhe më mijëra euro dhe u garantuan se do të kontrolloheshin pas mesnate. Dini gjë nëse është arrestuar ndokush?

A e di ti Ylli që në zgjedhjet e vitit 2023 vazhdojnë hetimet për 20 qytetarë që SKAP i heton për krim elektoral edhe pse s’kishin lekë në xhep? Ç’ne këto para në fushatë eletorale dhe karta identiteti?.

 

6 Komente

  1. A
    Antena

    Muli shpjegon “ trenin bullgar” per re tijet. Ju faleminderit qe kini ardhur. Nje falenderim i vecante shkon per bushatin, qimin, shullakun, lalen etj. Ju kam mbledhur ketu qe t’ju shpjegoj se si na i vodhen votat me “ trenin bullgar”, dhe po ju them uneee juve. Nje grua me fustan, merr fletevotimin dhe e fsheh nen fustan. Ajo del nga qendra e votimit me fleten e vulosur dhe ja jep atij qe e pret jashte, dhe ai voton per PS-ne. Ja keshtu behet. Nderhyn bushati dhe i thote mulit. Po mire, e supozojme se kjo zonja ia dha tjetrit e tjetri atij tjetrit, kjo zonja nuk votoje fare, nuk e hodhi fleten ne kuti dhe e lane te iki pa hedhur fleten e votimit?! Pra dua te them o muli qe ju kane blerë edhe antaret tuaj ne kqz edhe vezhguesit. Muli krruan koken dhe vezhgon arbanen. Nderkohe ngreh doren shullaku dhe pyet. Muli, sic po na e shpjegon ti “ trenin bullgar” do te thote qe te gjithe ata qe kane votuar me “ trenin bullgar” do votonin prap se prap PS-në , por thjesht u eshte dhene mundesia qe te mos lodhen fare. Pra ata do lodheshin duke plotesuar fleten e vorimit me nr5, dhe thjesht ua kane bere gati. Pra keta jane komunista. Fiks, kjo eshte thote muli. Nderhyn bushati dhe i thote prap mulit. Pra ju po na thoni se votuesit qe bene dhe zbatuan “ trenin bullgar” prap se prap ps-në do votonin. Po ateherë ku jane votat e vjedhura?! Ju jeni media e kapur, media e pushtetit, e thote edhe osbe-ja, thote muli i nevrikosur. Per te qetesuar mulin, nderhyn lala. Une nuk merrem me politike . Mua me intereson vetem profesioni im. Me intereson qe ajo gruaja futi fleten e votimit ne fustan. Pastaj jane istitucione te tjera ato qe i kontrrollojne fustanin asaj. Do merret prokuroria me ate. Madje kam degjur ne koridore se ai fustani do mberrije der ne Hagë. E shikoni thote muli, ja sa mire e shojegon trenin bullgar lala

    Përgjigjjuni
    1. r
      robi

      Burre me skuth me i neveritshem ne ekran se ky Abilekaj nuk gjendet, njeri.pa shtylle kurrizore, njelloj si Tomorr Alikoqja e Beratit.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Aron

      Mut Noka ka hall si te justifikoje atij elektorati qe u ka mbetur si u rrahen si gomari ne duhan, dhe perse i kane braktisur. Dje tek Fiks Fare nje nga qytetaret qe pyet Foni ne rruge tha dicka me vlere dhe humoristike. "Ore, Saliu na solli nje Noc(Latifin nga Amerika) dhe Rrokun nga Gjermania(ate nga partia CDU), dhe populli i dha ketij Noc Rrokun. Kjo ishte edhe analiza me e mire per "trenin Bullgar" te ketyre humbesve kronike.

      Përgjigjjuni
      1. s
        sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

        nuk besoj qe ka ne parlamentin. shqiptar. njeri. me te ndyre se flamur noka. me ne krye. kryekriminelin sali berish halene

        Përgjigjjuni
        1. H
          Henk

          Mos ia vini re Nul Mokes, me rrote kari me patentë nuk ben nena..

          Përgjigjjuni
          1. A
            APD

            Kandidati I Durrest per kandidate ka shkue sot ne SPAK kynder Deputetit prokuror Ndoja, ku e akuzon se ky I fundit I ka vjedh votat me numeruesit. Ku eshte " farsa" ketu? Po "tren bullgar" a ka ne kyt rast?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje