Hedhja e molotovëve drejt Bashkisë së Tiranës, reagon dhe OSBE-së: Protesta paqësore është akt demokratik legjitim, dhuna jo

19 Prill 2024, 15:39Politika TEMA

Hedhja e molotovëve drejt Bashkisë së Tiranës, reagon dhe

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka dënuar dhunën në protestën

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme përpara Bashkisë së Tiranës. Protesta paqësore është akt demokratik legjitim, dhuna jo”, shkruhet në njoftim.

Kujtojmë se qytetarë dhe zyrtarë të opozitës protestuan sërish para bashkisë së Tiranës, pas arrestimit të ish-zyrtarëve bashkiakë.

Protestuesit hodhën bomba molotov para godinës së Bashkisë së Tiranës, bojë, pampersa dhe mollë.

Dhjetëra forca policie rrethuan godinën për të siguruar rendin para bashkisë, ndërsa qytetarët bashkë me këshilltarët bashkiakë të opozitës shpartalluan kordonin metalik për të tentuar të hynin në godinë.

4 Komente

  1. z
    zigur

    Vetem kete dine te bejne Sali NON GRATA dhe Like FLORIRI....

    1. B
      Baca-Bajram

      Po gjithe jeten e tyre politike vetem zjarrin dhe shkatrrimin i kane prur ketij vendi keta monstra barbar dhe krimeinel. Mire te n'a bejn kur i durojme!

    2. A
      Afrim

      Po keta te OSBE-se pse nuk i thone hajdut Erionit qe te iki, nga vendi ku ka vjedhur e plackitur gjithcka??? Ti besh moral nje populli te tere per menyren se si zhvillohen manifestimet esht paksa vulgare!! Zgjidhja esht e thjesht o OSBE DHE AMBASADA USA, me gjith respektin per ju, por ju keni marre nje mbrojtje nje njeri irrelevant, nje njeri mashtrus dhe megalloman keni marr ne mbrojtje grabiqarin kryesor te taksave te atyre qe po protestojne qofte dhe te zemruar e me ndonje rremuje, keni marr ne mbrojtje erionin qe esht bere si varr! Pra, sipas jush fajin e kane ata qe protestojne dhe jo hajdut erjoni! Kete beri dhe Meta me bllokun e 7%!!! Dhe duhet vleresuar meta se ai merrte vetem 7% kurse Erion Veliaj i vjedh 100% taksat dhe fondet te gjitha per vete!

      1. Y
        Ypupop

        A ka ndonje te ndaluar nga policia?! Apo s'eshte ndonje gje e madhe, molotov hesapi! Keshtu ndodhe kur amniston horrat e banditet qe djegin e dhunojne institucionet.

        Lini një Përgjigje