Mitsotakis nuk tërheq kandidaturën e Belerit

19 Prill 2024, 14:00Politika TEMA

Mitsotakis nuk tërheq kandidaturën e Belerit

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nuk ka dhënë asnjë shenjë reflektimi se ai do ta tërheqë kandidaturën për eurodeputet të Fredi Belerit, disa orë pasi shtypi grek risolli në vëmendje të kaluarën e tij problematike. Në një intervistë në Bruksel ku mori pjesë në samitin e liderëve evropianë, Mitsotakis iu përgjigj edhe reagimeve nga opozita greke kundër kësaj kandidature.

“Dua të jem i qartë se nuk është detyra ime të flas për kandidaturat individuale, pasi kemi 42 kandidatë për eurodepute. Po ashtu nuk dua që në asnjë mënyrë të duket se po bëj ndonjë trajtim diskriminues në favor të ndonjë kandidati të veçantë. Dua t’u them se kandidatura e Fredis Beleris ka padyshim një simbolikë shumë domethënëse, të cilën mendoj se e kuptojnë të gjithë ata që janë realisht të interesuar me fakte dhe jo me fjalë për të drejtat e pakicës kombëtare greke në Shqipëri”, tha kryeministri grek.

Opozita greke e akuzon kryeministrin Mitsotakis se me shpalljen e kandidaturës së Fredi Belerit si eurodeputet ka përfshirë padrejtësisht në zgjedhjet evropiane çështjet kombëtare dhe diplomatike me shtete jashtë BE-së si Shqipëria.

5 Komente

  1. n
    nestor

    Nje mut muti je ti dhe Beleri o i degjeneruar i Greqise.

    Përgjigjjuni
    1. k
      km

      Simbolika eshte e qarte:-terrorizmi i Ka autoret e vertete tek politikane dhe qeverritaret Gruaqires

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sebastia

        Nese zgjidhet si deputet a lirohet nga burgu ? Sepse nese Shqiperia do ishte ne BE kjo do ndodhte, te njejten gje po bejn Italianet ne Ilaria Salis qe eshte e burgosur ne Hungari. Po e kandidojne si deputete per zgjedhjet Europiane dhe nese zgjidhet del urgjentisht nga burgu per te zbatu detyren e saj si deputete. Nese vlen e njejta gje dhe me Shqiperine atehere kuptohet fare mire motivi pse Micoja po e kandidon Belerin si deputet. Gjithesesi bravo i qofte Micos qe nje njeriun e tij nuk po e braktis por po lufton deri ne fund qe ta shpetoje, ketij i them kryeminister un dhe patriot!

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emigranti

          Micotaqi nuk e terheq kandidaturen e ekstremistit te djathte te lidhur me sherbimet sekrete greke Progonatasit Fredi Bejleri sepse edhe Ai ashtu si Bejleri ka te njejtat pikepamje,ndan te njejten ideologji me Bejlerin dhe edhe pse zyrtarisht perfaqeson nje parti te djathte, anetare te PPE, kjo eshte formalisht sepse ne praktiken e perditeshme ai vepron njesoj si partite ekstremiste te djathta,per te mos thene edhe me keq se sa do te mund te vepronte nje parti e krahut ekstrem ne greqi. Diskriminimi me ligj i qytetareve me origjine jo greke, i pensionisteve ne vecanti,tallja me kete kategori qytetaresh greke kur behet fjale per lejet e qendrimit apo per kerkesat e tyre per te marre shtetesine greke e probleme te tjera te ketij lloji eshte nje praktike e perditeshme e kryeministrit grek Micotaqi dhe e qeverise se tij dhe ne kete drejtim ai vetem formalisht nuk ndodhet ne partine e Agimit te Arte te Mihallojakos apo te Velopulit. Micotaqi as qe do t'ja dije per te drejtat e njeriut dhe per politiken e BE-se ne kete drejtim.Ai nuk njeh asnje minoritet ne Greqi dhe as qe behet fjale qe te njohe,pavaresisht se ne Greqi jane mbi nje milion qytetare greke me prejardhje jo greke qe trajtohen te diferencuar nga vendasit. Cudia ketu eshte se si ka mundesi qe drejtuesit e BE-se nu,k i shohin keto gjera ose me sakte si ka mundesi qe e tolerojne (sepse kane informacione per qendrimet revanshiste te Miocotaqit e Co...ndaj qytetareve greke me origjine jo greke) kete politike te Micotaqit dhe e mbyllin njerin sy ,duke e inkurajuar direkt e indirekt ate te guxoje te behet edhe me i eger kur behet fjale per trajtimin edhe me diskriminues te qytetareve greke me prejardhje jo greke.Kjo eshte ceshtja. Ben sikur i digjet barku per nje person si Bejleri dhe nga ana tjeter as qe do te dije per mbi nje milion qytetare te tij me pasaporte greke,me shtetesi greke!Ai e di shume mire se kush eshte Bejleri, qe ka qene ne nje parti te djathte te Karaxhaferit se bashku me ministra te tij si Jorgjiadhi,Plevri,Voridhi etj etj dhe me pas ne partine Agimi i Arte te Mihallojakosit qe eshte ne burg tani, e di si buka qe ha se cfare krimesh Bejleri ka bere etj etj .Personalitete te ndryshme politike e gazetare te rendesishem ne Athine si Nikos Ksidhaqis,ish zv/minister i jashtem grek; gazetari Dhimiter Dhanikas, apo drejtues te organizatave te te drejtave te njeriut ne Greqi si zoti Papajoani dhe se fundmi shtypi e televizioni grek si dhe partite politike te opozites ne Greqi si SIRIZA apo PASOKU po japin informacione per kete e po e denoncojne kete kandidim te Bejlerit nga Micotaqi ,por ai eshte i palekundur dhe perrallis e shet dokerra se gjoja synon mbrojtjen e te drejtave e te pronave te minoritetit ne Himare e te tjera perralla si keto. Dhe kush do i mbroje keto te drejta? Nje kriminel i rekrutuar e i financuar nga sherbimet sekrete greke dhe i trainuar ne Qipro me demek si hidraulik... dhe shkeles i ligjit i kapur se fundmi me presh ne duar duke vjedhur vota si Bejleri,qe nuk eshte fare as minoritar,por tepelenas nga Progonati ! Ne esence kjo nuk eshte tjeter vecse nje sulm i organizuar i te gjithe te djathtes ekstreme ne koordinim te hapur e te fshehte me zotin Micotaqi qe perpiqet te shfrytezoje kete cope mishi me dy sy,sherbetor i qarqeve te erreta e shoviniste greke, per te ringjallur e nxjerre nga arkiva enderren e vjeter e te pashuar te shtetit Grek te te ashtuquajturit Vorioepir,se ciles i eshte bashkuar midis te tjeresh dhe antishqiptari i betuar Pirro Lesh Dhima per turpin e tij. Te shpresojme ne nje qendrim realist,te ekuilibruar dhe te distancuar nga ky qendrim i Micotaqit te votuesve e te shoqerise greke,qe deri me tani e kane votuar me te dyja duart Micotaqin dhe partine e tij te djathte qe gradualisht po rreshqet drejt te djathtes ekstreme,duke zevendesuar partine e Agimit te Arte e duke konkuruar me partine ekstra te djathte te Kirjako Velopulit!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Kujt i plasi? Mos e beni me lajm ketu ne Shqiperi, vertet, vetem sa i jepni vemendje.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje