Nga Ylli Pata
Për 34 vjet Himara është kthyer në një lojë tashmë e pandërprerë politike e Athinës në Shqipëri. Dilema se kush është shqiptar e kush grek në një zonë që asnjëherë nuk ka pasur problem identitetin, e kanë kthyer debatin në një ngërç absurd. Siç ka ndodhur gjithmonë me faktet në këtë vend gjatë psotkomunizmit. Ende edhe sot palët politike në vend nuk bien dakord për një nga aktet më të rëndësishme siç është çlirimi i Shqipërisë nga nazifashizmi, ashtu ka ndodhur edhe me Himarën.
Ku dilema mbi etnicitetin është kthyer si beteja që bëhet për musakanë dhe byrekun mes turqve e grekëve, apo patenta për kosin e djathin e bardhë.
Gjithsesi Athina, edhe pse ka investuar shumë jo vetëm politikisht në betejën për të fituar Himarën, gjithmonë ka humbur në një përplasje direkte. Pasi shumica e banorëve të Himarës kanë votuar për një kandidat të partive shqiptare.
Akulli u thye me Vasil Bollanon në 2003, kur PD-ja e Sali Berishës vendosi që ta mbështesë. i cili një vit më parë, në kushte edhe më të vështira, por gjithsesi mjaft të ngjashme kur kreu i Federatës Panepirote Nicholas Gage i shkoi në zyrë, vendosi që të përkrahë Fredi Belerin.
Një eksponent edhe më radikal se Bollano i politikës nacionaliste greke, që Himarën e konsideron ”zemra e Epirit të Veriut etik grek”. i tillë është edhe kandidati aktual i mbëshetur totalisht nga PD dhe partia e Lirisë. Sllogani që Petro Gjikuria ka shpallur para zgjedhësve është ai i tandemit Berisha-Meta i vitit 2003: ”Bashkë Fitojmë”.
Edi Rama, nga ana tjetër, vendosi të çojë në Himarë një nga eksponentët më të rëndësishëm politik, që ka milituar shumë vite në të majtën shqiptare, si deputet i PS-së e më pas me LSI-në e Ilir Metës.
Vangjel Tavo, një politikan shqiptar që i përket minoritetit politik grek, është një politikan me përvojë të gjatë në Shqipëri, madje që nga 1992. Një eksperiencë që ka pasur poste të larta, por edhe të mesme, të cilat nuk i kanë ulur popullaritetin. Thuajse në çdo zgjedhje, Tavo ka marrë vota në jug të vendit ku ka kandiduar në çdo zgjedhje, përkatësisht jo vetëm në Dropull, prej nga është, por edhe në zonën e Gjirokastrës, Tepelenës apo edhe Përmetit, që janë pjesë e qarkut.
Himara është një sprovë ku ai vjen si përfaqësues i lartë politik i mazhorancës, që nuk e ka qeverisur Himarën në këto vite, por që sjell përvojën dhe programin e tij.
Përballë tij është gjithashtu një personazh politik që nuk ka asnjë përvojë politike dhe partiake në Himarë, edhe pse origjinën e ka nga Dhërmiu. Petro Gjikuria është një përfaqësues i lartë i Federatës Panepiriote në SHBA, e cila e konsideron Himarën si pjesë e botës helene.
I papërvojë politike, betejën politike Gjikurisë ja bën Vangjel Dule dhe përfaësuesit e PD-së në zonë. Tavo, i cili është një politikan rrace ka shpallur betejën reale të tij për Himarën. Ai po thotë në thuajse të gjitha intervistat, se betejën e kam me Vangjel Dulen, që e ka mundur në Dropull. Gjë që është plotësisht e vërtetë, pasi në zonat minoritare fitojnë gjithmonë përfaqësuesit të etnisë greke që përfaqësojnë Partinë Socialiste.
Dhe këtë Tavo e bëri të ditur edhe në mediat greke, ku ka qenë shumë aktiv, e ku nuk ka asnjë problem e komples qoftë gjuhësor, qoftë frikë se mund t’i ndryshojnë emrin apo ndryshojnë emrin.
E pikërisht ky protagonizëm i Tavos, ka bërë që Athina zyrtare, pra qeveria greke, të mos aktivizohet aq direkt në propagandën e madhe, për të mbështetur Gjikurinë nga frika se mund të dalë një bumerang. E këtu Tavo, e ka fituar betejën e parë, të dytën e ka të dielën, por jo me Gjikurinë, por me Vangjel Dulen. Natyrisht edhe me Berishën e Metën, që ashtu si Athina nuk se kanë qenë shumë aktivë, të paktën deri tani...
Tha maloku Ylli rosa apo pasta,Mos hidh krip ne pjiato qe nuk do hash ge ge memeti i annes
Asgje nuk keni shkruar, zoteri Ylli Pata. Nje shkrim patetik, ose me mire hipokrizi. Sa me djallezi ke sangur betejen e vertet te greqirve kunder shqiptarve ne jug te vendit, specifikisht ne Himare. Po mos ke merak, se ate qe po mbjellni, ate do korrni. Vazhdoni e shkruani per vendin tuaj sikur te het nje vend i trete diku neper glob e jo sikur per atedhehun tuaj. Kjo gazetari “altruiste”, internacionaliste, kjo ka shkaterruar motivin te shqiptaret, prandaj guxojne e teimerohen ca bastard kunder tokave e kunder popullit shqiptar. Vetem beni nje jrahasim te vogel: ne cilin vend fqinje apo edhe me larg do te lejohej nje politikke apo gazetari e tille pa gravitacion kombetar, nje politik egazetari e till autokanibaliste ne rapirt me shqiptaret dhe shtetin shqiptar.
O @Mitrovicar, o vëlla! Ke shumë të drejtë në ato që thua, por si ti, unë e të tjerë në Kosovë, Shqipëri, e gjetkë ku ka me shumicë shqiptarë, kur nuk është për interesa vetiaje, të shpallura e të fshehura, pse nuk merren vesh me njëri-tjetrin, po bëjnë lojën e hasmit? A do kishte vend loja e nacionalistëve shovinistë grekë në Himarë, kur të 21 fshatrat në përbërje të saj janë në 87% me etni shqiptare dhe vetëm 13% të vetëshpallur, e theksoj të vetëshpallur grekë, janë në vetëm tre fshatra, të mos votonin përfaqësuesit e tyre me mbështetje, jo pak herë edhe të hapur antikombëtare?! Ku është këtu instikti atdhetar kombëtar, apo është në stadiume ku këndohet "o sa mirë me ken shqiptar", apo refrenin e këngës "kam nji fjal" të Shkurtës? Mendo, për një çast sikur serbët e Veriut të Kosovës të silleshin si shqiptarët e Himarës. E imagjinon dot këtë?! E pra i dashur mik, pa përjashtuar politikën, shpesh dhe individë të saj renegatë e mercenarë, gjetkë duhen shikuar problemet. A është sovrani ai që duhet t'ua tregojë vendin si shovinistëve antishqiptarë, edhe këtyre?! Përgjigjen kësaj shpresoj, ta tregojë 4 gusht zgjedhjet në Himarë. Do fitojë pensioni 300 Euro i grekut, apo ndjenja dhe detyra patriotike e shqiptarëve të BREGUT?
O Dumbaben, po deshe bej analize politike dhe ska nevojete shash? Apo ju mbeshtesni Berishen dhe i thoni malok Yllit???
Fakti qe shqiptaret himariote dhe ne pergjithesi shqiptarizmi ne jug po hesht, eshte merit e mediave shqiptare te cilat kane krijuat opinioneve indiferente ndaj shqiotarizmes. Mediat shqiotare kane krjuar ne popull opinione se ne jug me te rendesishem dhe me te paguarit jane greqiret- bastard shqiptar, kurse te qenurit shqiptar nuk leverdise.
Konflikti per Bashkine Himare nuk ka te bej me zgjedhjen e njerezve por,me deshirat e pushtetareve per kariket e tyre.Ne dy shekuj te shtetit Grek nuk ka munguar asnjehere tendenca per ta bere Himaren (gjithe bregun e detit) Greke.Ketu kane ndikuar edhe njerez (shqiptare) te helmuar nga megalidea greke.Ne 34-vite pas diktatures,sa here jane bere zgjedhje pozita merte ane nacionaliste e opozita kerkonte ti perfshinte ,bregun e detit ,si minoritar.Per kete problem te nxitur nga qarqe te te djathtes ekstreme Greke ka pasur edhe mbeshtetjen e Qeverive Greke te cilat nuk kane munguar ti perdorin popullsin e zones per interesat e tyre.Politika Shqiptare duhet te ndryshoj ne dobi te vendit,ti orientoj drejte masat dhe tu tregoj vendin kujtedo qe synon percarjen.
Gjersa partit shqiptare merreshin me Enverin e vdekur dhe ata që i brohoritën afërsisht 50 vite u turrën si antikomunist të tërbuar,greku punonte pa ndetprer e pa u penguar për të marr jugun e vendit dhe e ka marr faktikisht.Nuk është vetëm Himara jo,po Korça,Dropull,Gjirokastra,pse nuk e thoni të verteten e dhimbshme.Gjersa grekun lejuar të ngrinte varreza monumentale të ushtarëve të vrar në Shqipëri ,veç gomaret nuk e merrnin vesh se aty ku ka varreza monumentale të ushtareve ,nënkuptohet se gjaku i derdhur nuk shkon kot.Qeverit nuk merreshin me Shqipërinë por bënin Asosacion për Veriun e Kosovës,duke u paraqit si faktor i rëndësishëm.Tani do u duhet Asosacioni për Jugun e Shqipërisë.Tradhtia ka emër.