Himara zgjedh sot kryetarin, ja sa është pjesëmarrja deri më tani në votime

4 Gusht 2024, 16:11Politika TEMA
Himara zgjedh sot kryetarin, ja sa është pjesëmarrja deri më

Himarjotët zgjedhin ditën e sotme kryebashkiakun e ri, ku në garë për të fituar mandatin janë kandidati i PS-së, Vangjel Tavo dhe ai i PD-së, Petro Gjikuria.

Votimi ka nisur në orën 07:00, ku qytetarët iu janë drejtuar 36 qendrave të votimit.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet paraprake deri në orën 15:00.

Të dhënat janë raportuar nga 35 qendra votimi nga 36 që janë në total.

Sipas KQZ, deri më tani pjesëmarrja ka qenë 6912 votues nga 22704 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara, pra 30.44 %.

Ndërkohë në raport me zgjedhjet e 14 Majit 2023, numri i votuesve raportohet më i lartë deri në orën 14:00.

 

Lini një Përgjigje