Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi raporton dy incidente të ndodhura gjatë procesit të votimit sot në Himarë.
Në një QV persona të pautorizuar mbanin shënim emrat e votuesve. Pasi u raportua u ndërhy dhe personat u larguan.
Gjithashtu në Lukovë, në një QV nuk janë lejuar gazetarët të filmojnë. Për këtë rast Celibashi u shpreh shumë kritik ndaj komisionerëve duke i kujtuar se është e drejta e grupeve të xhirimit të filmojnë brenda në qendra votimi.
Kur mbyllet numërimi?
'' Janë ngritur 4 grupe numërimi. Shpresojmë që në orët e para të mëngjesit do të jetë procesi i përfunduar. Ngelet për tu parë. E rëndësishme të respektohet afati ligjor ora 22:00 e ditës tjetër.
Nëse operohet më shpejt është e mirëpritur për të gjithë”, - tha Celibashi duke shtuar se ka komunikuar me partitë për të marrë masa me numëruesit në rastet kur është nevoja për ndërrimin e tyre, tha Celibashi që sot udhëtoi drejt Himarës për të monitoruar nga afër procesin e votimit.
pse u larguan?? duhet t'i conin t'i benin shoqeri belerit ne qeli se jane pjese e skemes se 50 evrove
Mashtrimi i paleve per kandidat dhe KQZ duke mashtruar qytetaret dhe votuesit. Karta skaduara dhe lista te fryera jane marreveshje duke marre Tavo kartigen e Himares dhe Belerit lirohet per greket ne Parl.Euro. Kellirat e politikes nuk jane gje tjeter si te pasurohen dhe te krijojne biznese ne kurriz te popullit.
Personat e pa autorizuar dehet te arrestoheshin dhe jo te largoheshin, apo ata jane patronazhiste dhe kane autorizimin nga Ed Droga dhe Ripjella.