Homazhet për Fatos Nanon, Elisa Spiropali: Themeloi institucionin e dorëheqjes e kalimit paqësor të pushtetit!

2 Nëntor 2025, 12:07Politika TEMA
Homazhet për Fatos Nanon, Elisa Spiropali: Themeloi institucionin e

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali mori pjesë sot në homazhet shtetërore në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Në mesazhin e saj në librin e Ngushëllimeve, Spiropali shkruan se lideri historik i së majtës, udhëhoqi ndarjen historike të së majtës shqiptare nga e shkuara komuniste, drejt një fryme e partie të hapur, europiane, progresiste.

"Nderim kryetarit që udhëhoqi ndarjen historike të së majtës shqiptare nga e shkuara komuniste, drejt një fryme e partie të hapur, europiane, progresiste.

Nderim kryeministrit që, në kohë nga më të vështirat, doli mbi veten duke sakrifikuar pushtet për të konsoliduar shtetin.

Nderim atij që iku pa zhurmë, bujë e zvarritje, duke themeluar institucionin e dorëheqjes e kalimit paqësor të pushtetit", shkruan Spiropali. 

7 Komente

  1. 5
    5G

    themeloi institucionin e hajduterise the harbuterise, kete shqiperi qe ne kemi sote...

    Përgjigjjuni
    1. C
      Coni

      Kjo dikur ishte tek MJAFTI bashke me hajdutin Erion Veliaj sot .... Hipokrizi e gjalle

      Përgjigjjuni
      1. S
        Skenderbeu

        Kur flet kjo mamica e doganave vetem sa i fyen, dhe Tema turp qe poston cdo mediokritet te keyij personazhi qesharak

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nik

          "duke themeluar institucionin e dorëheqjes e kalimit paqësor të pushtetit" thotë Mamica! Dmth i ndjeri Nano qënka "shpikësi" i institucionit të dorëheqjes e kalimit paqësor të pushtetit a ?!?! Kur marrinat dalin dhe nga një zonjë që dije ishte kryetare kuvendi dhe sot ministre e jashtme meret me mënd se ç'nevel kanë të zgjedhurit e Ramës, vetëm servilë dhe të nënështruar deri në fund! "

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luiza

            Po ju, pse nuk ndiqni shembullin e Tosit dhe t'ia kaloni pushtetin paqesisht opozites se Salih Berishes, sic beri Nano ne vititn 2005?!

            Përgjigjjuni
            1. P
              Parruca

              Ishte njeriu qe institucionalizoi korrupsionin. Ishte njeriu qe u tall me shqiptaret ne cdo cast te qeverisjes se tij. Themeloi levizjen per katharsis duke thene gjera te verteta, duke denoncuar shoket e tij hajdute dhe ne fund me gjakftohtesi e fiku sapo rimori frenat e partise. Me pak fjale i ndergjegjshem per cka ishte e mira dhe e keqja zgjodhi te bente te keqen. Ngushellime familjes, por populli nuk humbi asgje. Dikur pati thene «  une jam Fatos Nano dhe pas me vjen historia » . E sigurte eshte qe nese nje dite do shkruhet ndonje rresht per te ne librat e historise, me siguri do jete negativ.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tim

                Me se e sakte, Parruca. Po c'tu thuash disa trushkulurve qe luajne vajtuesin, thjesht per te thene dicka e per te fituar pak vemendje si Ngjela lunatiku qe e quajti turp kombetar varrimin e tij ne Sharre, duke fyer mijra te larguar nga jeta me nder e dinjitet pa ngrene hakun e askujt, biles shume prej tyre viktima te keqqeverisjes. Per mendimin tim eshte e anasjellta.

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje