Tedi Blushi: Fatos Nano, figurë kyçe e tranzicionit politik shqiptar

2 Nëntor 2025, 11:10Politika TEMA
Tedi Blushi: Fatos Nano, figurë kyçe e tranzicionit politik shqiptar

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në homazhet për Fatos Nanon vlerësoi figurën e tij, si të rëndësishme në tranzicionin politik shqiptar.

Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se Nano ka kontributin e madhe në transformimin e Partisë së Punës në një parti socialdemokrate evropiane.

“Në emër të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në emër të Partisë së Lirisë dhe në emrin tonë personal u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëpunëtorëve dhe simpatizantëve të Fatos Nanos.

Nano do të kujtohet si një figurë politike kyç e tranzicionit shqiptar, i cili pati meritën e transformimit të Partisë së Punës, në një parti socialdemokrate europiane.

Dy qëndrimet e tij politike “të lëshojmë pushtet për të ndërtuar shtet” dhe “organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme e të barabarta është më i rëndësishëm se rezultati” uroj të udhëheqin të majtën shqiptare”, tha Tedi Blushi.

1 Komente

  1. s
    sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

    ik mor. qen kufiri i ilir hajdutit. se te vuri. krimineli sali te hash nje cop. buk. se likja ste jep me

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje