Hoxha në 'Shtëpinë e Europës': Mbështetja e Shqipërisë për Ukrainën mbetet e palëkundur

22 Mars 2026, 14:30Politika TEMA
Hoxha në 'Shtëpinë e Europës': Mbështetja e

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka marrë pjesë në shfaqjen e filmit “The EUkrainian”, të organizuar në “Shtëpinë e Europës” nga Ambasada e Suedisë në Tiranë.

Në një postim në rrjetin social X, Hoxha e cilëson filmin si një histori të fuqishme mbi vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës, si dhe një rrëfim njerëzor mbi përpjekjet për afrimin e saj me Bashkimin Evropian.

Sipas tij, aktiviteti shërbeu si një kujtesë për rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme ndaj Ukrainës.

“Mbështetja për Ukrainën mbetet e palëkundur”, thekson ministri, duke nënvizuar se Shqipëria vijon të jetë e angazhuar në këtë drejtim.

Hoxha shton gjithashtu se zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk është thjesht një politikë, por një domosdoshmëri strategjike për paqen, sigurinë dhe një Evropë më të fortë.

Postimi i plotë i Ministrit Ferit Hoxha në rrjetin social X 

"Kënaqësi të merrja pjesë në shfaqjen e filmit “The EUkrainian”, të organizuar në "Shtëpinë e Europës" nga Ambasada e Suedisë në Tiranë. Një histori e fuqishme mbi vendosmërinë, guximin dhe qëndrueshmërinë, por edhe një rrëfim thellësisht njerëzor mbi përpjekjet e vazhdueshme për ta afruar Ukrainën  me Bashkimin Evropian, me synimin e anëtarësimit. Ky aktivitet shërbeu si një tjetër kujtesë për rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme dhe të palëkundur për Ukrainën, një angazhim që Shqipëria e mban plotësisht, si dhe për faktin se zgjerimi i BE-së nuk është thjesht një politikë, por një domosdoshmëri strategjike për paqen, sigurinë dhe një Evropë më të fortë'

2 Komente

  1. S
    Shvejku...

    Shiko do futesh njeher per vete ti po lere Ukrainen.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pirdhni se liroheni

      Ha ha ha Hoxha qe i fali Ger-qise 255 km2 det mban fjalim, te vjen per te dhjere kur thote "mbeshtetja per Ukarainen mbetet e palekundur" ne cfare drejtimi ne ate moral qe hyn ne "Stimujt Moral" se ne ndihma konkrete lesh lesh..... armatimet qe mbeten pas 1997 i shiti Mehdiu me Zenin "sy peshkqenin", te tjerat jane vetem llafe dhe demago-qi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje