Kandidati demokrat në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti, nuk arriti të ishte pjesë e Parlamentit të Shqipërisë, edhe pse arriti të merrte 18,125 vota.
Në një përballje të fortë brenda grupit të PD mes Alimehmetit dhe Jorida Tabakut, kjo e fundit u shpall fituese me një diferencë votash prej 2,440.
Alimehmeti në një intervistë në Vizion Plus tha se gara elektorale nuk duhej të zhvillohej mes të njëjtës parti, duke fajësuar kështu sistemin zgjedhor.
Alimehmeti u shpreh se sapo të mbyllet procesi, ai vetë, por edhe demokratët e tjerë, do të ulen të bëjnë një analizë për të parë se ku ka qenë problemi i humbjes.
Intervista e plotë:
Humbët një garë, një garë mes jush dhe Tabakut. Sot që jemi 10 ditë pas zgjedhjeve, çfarë ndjesie keni?
Alimehmeti: Një garë elektorale nuk zhvillohet mes të njëjtës parti, por mes dy kaheve politike, pra mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike. Dhe le të themi, mjeshtrat që prodhuan këtë sistem zgjedhor, e kthyen këtë garë në brenda për brenda, e cila nuk i shërben askujt, nuk i shërben kandidatëve, por më e rëndësishmja nuk i shërben njerëzve. Nuk gjejmë askund një sistem elektoral të tillë në Evropë.
Ky sistem i largon njerëzit nga zgjedhësit dhe bën që të interesohen gjithnjë e më pak se kush zgjidhet në vend. Këto zgjedhje prodhojnë një parlament që komandohet shumë lehtë, në këtë rast nga kryetari i Partisë Socialiste.
Kur shkoja te njerëzit, njerëzit pyesnin: “Kush janë deputetët e zonës?” Aty janë ende njerëzit. Sistemin e ndryshuan, nuk ka më deputetë zone. Cilësia e parlamentit po bie, dhe kjo në dëm të të gjithëve ne. Nuk është kjo rruga që ne duam për zhvillimin e këtij vendi dhe është kjo arsyeja pse vendi po shpopullohet.
PD nuk i pranon zgjedhjet. Por, vetëm PD po flet për vjedhje votash, jo partitë e tjera. Mund të më jepni një opinion?
Alimehmeti: Unë jam ende brenda procesit, po pres të mbyllet. Të marrim tabelat përfundimtare. Do ulemi dhe do bëjmë një analizë të hollësishme, unë të fushatës sime e kështu me radhë.
Mendoni se do ketë kërkesë llogarie brenda partisë për këtë rezultat që morët?
Alimehmeti: Analizat janë për të parë ato gjërat që funksionuan dhe t’i kemi parasysh në zgjedhjet e ardhshme, si edhe për gjërat që nuk funksionuan dhe si rrjedhojë nuk duhet të përsëriten në zgjedhjet e tjera.
Për të parë kush kishte një performancë të mirë dhe kush një performancë të dobët. Ky lloj inventari përcakton ritmin nëse do ecësh përpara apo do ecësh mbrapa.
Keni besim që do bëhet kjo analizë?
Alimehmeti: Pa diskutim që po.
Si mendoni ta vijoni aktivitetin tuaj politik?
Alimehmeti: Aktiviteti vazhdon. Aktiviteti ishte aty edhe pa qenë pjesë e parlamentit. Por ende procesi s’ka mbaruar. I japim kohën e vet procesit.
Po ku te bosh analize mer cun Ai te qit per bythe perjasht si te tjeret Hala se paske kuptu ti
Alimehmeti eshte djale i mire, serioz, i paperlyer i pelqyer nga publiku, i artikulon drejt gjerat por, kur i del ne gjume Berisha, tmerohet dhe pastaj.... fillon update-imi
Do kete leshte e Curres.
Ti Alimehmet do besh analize ? Ti je frikacak e bythpambuk. Por dhe ne formim ti je berishian. Prandaj futi nje pace e nje pilaf e shplaje pastaj me nje gote dhalle.
Disa tironsa si Alimehmeti jane pak te trashe. Kur ta kuptosh ti Ilir kush eshte Berisha eshte djegur katundi.
Kush do bej analize ti me vehten tende? Po te la Berisha. Ti dhjet gjak prej tij nuk guxon ti permendesh emrin.
Shume respekt per Dr. Alimehmeti por,edhe keqardhje se beson akoma qe ne PD do gjej drejtesi.
Mos e njollo fytyren dhe personin tend o Alimehmet , mos e be se nuk shkon me ….nuk je per te tille njerez ti , degjo mua ….ti je intelektual dhe i shkolluar , mos e ofendo veten , te te ofendojne sot dhe te ofendosh dike eshte teper e volitshme , ajo qe nuk eshte e kuptushme eshte te ofendosh me dashje veten tende ……krijo parti tjeter te shikosh drite te bardhe o zoteri …pas kufomes Sali Berisha do jesh gjithmone i mbaruar …..do djersish per te tjeret , per Paloken, Noken , Vokshin , Fredi Belerin , Gjekmarkun Balliun , Tritan dordo,ecin etj etj …per te terhequr floket eshte do jate Alimehmeti jashte parlamentit dhe do jete Klevis Balliu brenda …imagjinoeni kete ju lutem ….sa poshtersi nga Berisha …dhe ja vodhen pastaj votat ….ptuuuuuu qelbs muti , Sali intriganti dhe krimineli , do xjere gjuha per se gjalli o plere …Alimehmet, mblidh reth vetes , jo neser e pasneser , por dje , mblidh reth vetes njerez dhe kuadro te denje , njerez te djathte ne mendime , jo bythlepiresa dhe komunista te djeshem , dhe krijo nje parti tenden …do te shikosh ….populli do te ta jape favorin dhe ti tevtregosh vlerat e tua …….mos shko pas kufomes se shperdoron kohe dhe telendish kot e mebkot … be dicka te dobishme dhevte zgjuar …po ju, e bere kete , te pakten be nje gje te ndershme …..largohu dhe perkushtou te profesioni yt …..ah sikur te me jepej mundesia te flisnim pak minuta ….largou nga plera o zoteri , nuk e kupton se me cnjerez eshte rethuar Sali Berisha ??? Eshte e veshtire ta kuptosh ?? Eshte e veshtire ta kuptosh , ok shkojme me posht , eshte e veshtire te shikosh ??? E ajo nuk te falet pastaj ……..te iken 8 vjet duke pritur se do te jesh anetar i nje partie qe beson ….eshte krim , eshte fatkeqesi , eshte injorance ….je i till ??????
Po pse i bini në qafë dr? Ai e kupton shumë mirë kush është shkaktarri i këaj situate në PD. Ilir mos bëj sikur nuk e kupton si i ka punët partia jote, kush mban përgjegjësi etj etj. Po dhe ti si mamaja jote, që e shtyu mbas Sali Berishës, sa i mori të gjitha ato që deshte, urt e butë arrihen shumë gjëra. Nuk thotë populli kot qingji butë pi dy nëna, po ju nuk dini më të renë pi servili gjithë kopen.