Humbja e thellë në zgjedhje, Lefter Maliqi thirrje opozitës: Stop festa e show, koha për reflektim

22 Maj 2025, 12:05Politika TEMA
Humbja e thellë në zgjedhje, Lefter Maliqi thirrje opozitës: Stop

Ish-deputeti Lefter Maliqi i ka bërë thirrje opozitës që të reflektojë dhe të kërkojë ndjesë për humbjen e thellë që pësoi në zgjedhjet e 11 majit.

Në një reagim në facebook, ai shprehet se pavarësisht asaj që ai e quan si “masakër elektorale”, duhet që të ketë riorganizim në çdo strukturë dhe degë të PD e opozitës.

"I bëj thirrje opozitës nuk ka kohë për festë nëpër qarqe por kohë për reflektim, ndjesë ndaj demokratëve dhe opozitarëve!

Pavarësisht masakrës elektorale, krahas mbledhjes së provave të manipulimit duhet reflektim, analizë e thellë dhe të vendosim pikat mbi “i” në riorganizimin në çdo qelizë, në çdo seksion, grupseksion dhe degë të PD dhe Opozitës. E patë vet dje megaoperacionin, të drejtuar nga Italia, i patë bosët e drogës që i dhanë fitoren Rilindjes me paratë e drogës.

Të falenderojmë mbështetësit dhe stop festave dhe show-t, pasi fituan Deputetët pa merit, por humbën demokratët dhe opozitarët e ndershëm, para të cilëve kemi detyrime shumë shumë të medha dhe duhet t’jua shpërblejmë çdo mund e sakrificë të tyre.

Koha për analizë, organizim, reflektim, mobilizim për perballje dinjitoze deri ne fitoren e merituar.Keto zgjedhje nuk mund te njihen.Koha per motivim", shkruan Maliqi. 

 

4 Komente

  1. X
    Xha Kasemi nga Çepani.

    pse o edhe ky s'paska futuar ne Berat? Po ky kishte ngritur ne kembe gjithe krahinen e Beratit, duke filluar nga Lybesha e Dardha, Tomorri e Roshnikju, Vokopola e Terpani, Osmanzeze e Pavtani, Lapardha e Kozare Dimal , Kuçove e Berat. E gjithe popullsia e qarkut Berat, vetem Skrapari nuk e di nese e donte .apo jo. Po pse o , nuk ka fituar ky trim, ky erodit ? po ç'paske bere, o Rama !? Edhe ketij mendje ndrituri ia paske vjedhur voitat? Po tani ku do shkosh? Ai ka populin me vete.... Po Enno , Enno Bozo ,si e duron ? Nuk e di si veproi keshtu qarku i Beratit. Patjeter qe jane zemruar me Saliun qe nuk u dergoi perseri Tomorrin e Alizoteve ? Se cili eshte Tomorri e ka thene vet ai para kater vjetsh ,po ne Berat,.... Te rrosh vet ,o Lefter - Lefteri, se partite qe ke b redhjur te lane uratat.

    Përgjigjjuni
    1. P
      PJERDH ME LART SE BYTHA .

      Keshtu te pafsha .

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poseidon

        PO TAMAM NUK ESHTE KOHE PER FEDTE ESHTE KOHA PER TE VENE KUJEN ..... ME OIIIIIIIIIIII CNA BERE O EDI RAMA CNS BERE OIIIIIIIIII

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cuku

          Dhe voto. PD me kete fytyre ........

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje