Pas shtatë muajsh shtyrjesh dhe përpjekjesh për të rrëzuar provat, GJKKO vendos të çojë për gjykim çështjen ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij dhe bashkëpandehurve, të akuzuar për privatizim të parregullt dhe zhvillim ndërtimor mbi truallin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Nga Sabina Nika
Pas shtatë muajsh shtyrjesh dhe debatesh ligjore, çështja penale e njohur si “Dosja Partizani” ka kaluar zyrtarisht për gjykim më 19 maj në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Vendimi u dha pas një seance paraprake të tensionuar, ku mbrojtja e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëpandehurve kërkoi përsëri rrëzimin e provave dhe përjashtimin e gjyqtares, kërkesa këto të cilat u refuzuan nga trupa gjyqësore.
Ky vendim i hap rrugën vazhdimit të procedurës penale ndaj Berishës, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit, dhe bashkëpandehurve të tjerë, të cilët akuzohen për “korrupsion pasiv i kryer në bashkëpunim”, që lidhen me privatizimin dhe më pas ndërtimin e 17 pallateve në ish-kompleksin sportiv Partizani, një aferë që SPAK pretendon se i ka sjellë përfitime mbi 5 milionë euro dhëndrit të ish-kryeministrit.
Shtyrjet dhe manovrat ligjore që vonuan procesin
Procesi gjyqësor për dosjen e njohur si “Dosja Partizani” ka kaluar në një periudhë të gjatë dhe me shumë shtyrje, duke ngadalësuar kështu zhvillimin e çështjes ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe bashkëpandehurve të tjerë.
Seancat paraprake në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) janë shtyrë disa herë, kryesisht për mungesë avokati, shqyrtimin e vlefshmërisë së provave dhe kërkesave të mbrojtjes për përjashtimin e gjyqtarëve.
Mbrojtja e Berishës, e cila ka cilësuar akuzat si sulm politik, ka bërë përpjekje të përsëritura për të rrëzuar provat dhe përjashtuar gjyqtarët nga procesi.
Në prill 2024, pas rrëzimit të kërkesës për shpalljen e pavlefshmërisë së provave, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, kërkoi përjashtimin e gjyqtares së seancës paraprake Flojera Davidhi, duke shtyrë sërish procesin deri më 5 maj.
Më pas, mbrojtja ngriti akuza të rënda ndaj gjyqtares së hetimit paraprak Irena Gjoka, duke pretenduar se ajo kishte një dënim në Greqi për falsifikim dokumentesh, një pretendim që u përdor për të kërkuar rivlerësimin e vendimeve për provat.
“Kërkuam përjashtimin e gjyqtares, pasi në këtë proces po shkelet Kushtetuta dhe Kodi i Procedurës Penale. Vendimet janë të paekzekutuara, ndërkohë që gjykata dhe prokuroria flasin si të ishin të zbatueshme. Kjo është një sfidë e hapur ndaj drejtësisë.” – deklaroi avokati Genc Gjokutaj.
Në seancën e 19 majit, gjyqtarja Flojera Davidhi rrëzoi kërkesën e fundit të mbrojtjes për shtyrje dhe pavlefshmëri të vendimeve, duke i dhënë kështu fund periudhës së shtyrjeve dhe duke kaluar çështjen për gjykim.
Berisha dhe Malltezi vazhdojnë të mohojnë çdo përfshirje në korrupsion dhe e konsiderojnë këtë proces një përpjekje për të goditur opozitën politike në Shqipëri.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pretendon se Berisha, gjatë kohës kur ishte kryeministër, përdori pozicionin e tij për të ndryshuar ligje në favor të dhëndrit të tij, Malltezit, dhe për të vënë në shërbim institucionet shtetërore në këtë aferë korruptive.
Sali Berisha, sot 81 vjeç, është zyrtari më i lartë në tre dekada që përballet me akuza të tilla. Në tetor 2023, SPAK vendosi ndaj tij masën e “detyrimit për paraqitje” dhe “bllokimit të pasaportës”, duke e ndaluar që të dalë jashtë vendit. Një vit më parë, i njëjti organ arrestoi dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin, i cili më pas kaloi nga arresti në burg në “arrest shtëpie”.
Berisha i ka mohuar fuqishëm akuzat, duke i cilësuar ato si hakmarrje politike dhe një sulm direkt ndaj opozitës shqiptare, i orkestruar nga kryeministri aktual Edi Rama dhe mbështetur sipas tij nga faktorë të jashtëm, përfshirë multimiliarderin Xhorxh Soros.
Në një nga seancat paraprake, Berisha pretendoi se procesi kundër tij po zhvillohet në shkelje të Kushtetutës dhe të drejtave të tij.
Në dosjen e SPAK thuhet se privatizimi i ish-kompleksit Partizani u bë në kushte të dyshimta, me përfshirjen e zyrtarëve të lartë të shtetit dhe një grupi biznesmenësh, përfshirë dhëndrin Malltezi dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi. (Shteg.org)
...Po prisni bre, te dali ne pension njiheri, sic premtoi xhaxhi Edi! = Rrofte aleanca Berisha -Rama, 25'...lol
Ne vitin 1937 ka ndodhur keshtu. Mbreti Zog njihte nje te arrestuar. I kerkoi Prokurorit te Pergjithshem Xhafer Ypi (kishte qene edhe kryeminister), qe ta denonte se kish bere faj, por i kerkoi prokurorit te mos e fuste ne nenin 2 qe e kishte maksimalen e denimit 15 vjet, por ne nenin 1 qe e kishte maksimalen e denimit 7 vjet. Kaq kerkoi Njeshi i shqiperise organit te akuzes nepermjet nje telefonate. Prokurori Xhafer Ypi nga Kolonja i ka mbyllur telefonin i revoltuar dhe dha dorheqien per ndikim te pa ligjshem ne intitucionin e pavarur qe drejtonte. Te nesermen kete ngjarje e kane botuar tere organet e shtypit shqiptar. Vetem ne Shkoder botoheshin 38 gazeta e revista. Kjo ngjarje me shtyn te mendoj se ne ate kohe kishte ndarje pushtetesh ne Shqiperi, por qe te gjitha, ndonese te pavarura, konvergonin te gjitha ne nje pike. Punonin per te miren e shtetit. Lutem krahasojeni kete rast me drejtesine e sotme. Tere politikanet mundohen ta futin ne xhepin e tyre drejtesine. Por veprimet e SaliHut, qe nuk la injorant, shofer, karrocier, fshesaxhi,... pa bere prokuror e gjyqtar eshte sa e paprecedent aq dhe uluritese. Ata te shkolluar 6 muaj ne nje kurs ne Durres, qe njihen ne opinion si PLEPISTA, nga 1992 e deri ne 2016 nuk dhan asnje vendim te drejte. Madje Nenkryetari i KLD Kreshnik Spahiu u shpreh qarte: "Gjyqin e fiton ai qe paguan me shume e jo ai qe ka te drejte!!!!!!!. Kjo i duhej SaliHut qe te bente tere keto veprime te perbindhshme qe i ka bere vendit. Shkaterim te ekonomise, ushtrise, arsimit, shendetsise, 1996, 1997, 1998, 4 vrasjet, Gerdecin, luften civile, mijra te tjere te vrare e zhdukur. Ky njeri goditi shtetin ne cdo qelize. Dhe kinse hiqet i ndershem. Asgje nuk ka bere ky. Te tjeret i bejne. Tip qe te hedh bemat e gjemat e tij te tjereve. Eshte i pa burre dhe i pa fytyre. Thjesht nje vampir...
@Bohotina Me pelqen vizioni yt. Me respekt do shtoja se eshte gati e vertete apsolute ne dipllomaci se "cdo popull meriton ate qeveri qe ka" dhe po ashtu cdo popull meriton ata politikane qe zgjedh... Nuk eshte faji i vezes, por i pules qe ka bere vezen, qe beri pulen...Jemi ne vet i dashur, qe nuk kemi drejtesi ne shpirt! Kur Saliu shkaterroi Shqiperine dhe e privatizoi per "maloket" e tij, apo ju sul jugut me tanke dhe dergoi avionet per te bombarduar Vloren, qiti koke mentaliteti qe sundonte shoqerine tone. Kjo ndodh vetem ne Shqiperi! Saliu e nisi nga heqja nga puna e te tere jugoreve dhe ua dha "malokeve", te cilet tere hipokrizi na spjegonin se nuk ka rendesi kush ben punen, por kush merr parane... Pra gati gjysma jone nuk kane haber per shoqerine, organizimin, vlerat etj, por jane krijesa te cpifutra me te keqija se muti....Shiko edhe matane kufirit se si "maloket" e Kurtit nuk pranojne qe jane shqiptare por dardane... Cte thuash, duket sikur jemi bere nga antimaterja....
Kanë pritur rezultatin e zgjedhjeve. Po të fitonte Saliu zgjedhjet do e pushonin qështjen komplet. Tash që nuk ka më fuqi Saliu i bën të guximshëm.
Nuk e di perse shqetesoheni,Saluku ka rene ne dore te sigurt.Nuk del pa gjë.
SBja është në duart e Asfalisë, UDBas, sillogjeve greke, po drejtësisë sonë të mjerë i shurron në gojë buçja e Viçidolit
Shteti i Ahmet Zogut ka patur ligje shume te fotra. Ligji ne ate kohe ka qene per te gjithe njesoj.
Vertet eshte pritur perfundimi I zgjedhjeve por per aresye qe as Opozita dhe as perfaqesite diplomatike te akredituara ne Shqiperi , te mos mendonin qe po goditet Opozita .Dasja ka qene me kohe gati .