Sulmi i mediave të Berishës ndaj Alibeajt, pas bllokimit të “zgjedhjeve” në degët e PD-së

12 Prill 2022, 13:26Politika Ylli Pata

Sulmi i mediave të Berishës ndaj Alibeajt, pas bllokimit të

Mediat pranë Sali Berishës kanë shpërndarë lajme fantazmagorike, sipas të cilave, Enkelejd Alibeaj, kryetari i komanduar i PD-së, ka pastruar në Paraguaj paratë e Lulzim Bashës.

Këto lajme që i referohen vetëm një postimi  në twitter të një personi që cilësohet gazetar, bëhen pikërisht pas një takimi që Enkelejt Alibeaj, ka zhvilluar me krerët e degëve të PD-së, për të bllokuar të ashtuquajturin process zgjedhor që Komisioni i Rithemelimit po kryen në bazën e PD-së.

Takimi i Alibeajt me kryetarët e degëve u bë e ditur nga kryetari i PD-së për Shkodrën, Xhevdet Amuli, në një prononcim për televizionin Shkodra TV1 Channell.

Amuli thekson se “zgjedhjet e provokuara në mënyrë të njëanshme janë shqetësuese, pasi nuk i shërbejnë bashkimit të demokratëve. Ne i bëjmë thirrje që ky process të ndalohet e të bëhet sipas statutit të PD. Unë nuk jam me kultin e individit por me siglën e PD, zoti Lulzim Basha ka bërë një hap pas për të ndihmuar bashkimin. Më pas kanë kërkuar që edhe zoti Berisha të bëjë një hap pas”.

Në lidhje me Kuvendin e 30 prillit, Amuli ka deklaruar se dega e PD-së së Shkodrës nuk do të marrë pjesë në atë process dhe do ta kontestojmë me të gjitha mjetet demokratike.

“Nuk kam arsye të marr pjesë në atë takim. Nuk do të dyshoroja që sërish të përfundojmë në gjykatë. Ne e dimë si është fituar Shkodra, e pas analizës do të tregojmë realisht çfarë ndodhi, pavarësisht se fituesi nuk gjykohet.

Rezultatet në 5 bashkitë e tjera, na kanë sjellë në humbje krahasuar me PS-në. Të gjithë demokratët duhet të lënë ndasitë e bashkohen”, deklaroi kreu i PD-së së SHkodrës Xhevdet Amuli.

I cili shton se në takimin me Alibeajn, kanë marrë pjesë dy deputetët e Shkodrës që më 2 prill shtrënguan duart me Sali Berishën. Përkatësisht Greta Bardeli dhe Emilia Koliqi.

E pikërisht pas këtij takimi të Enkelejd Alibeajt me krerët e degëve, procesi që nisën njerëzit e Berishës për zgjedhjet në bazë sikur u stopua.

Qëllimi ishte që të zgjedhin automatikisht anëtarë të Kuvendit Kombëtar të PD-së, duke ndryshuar raportet e forcave e të numrave në favor të Sali Berishës.

Manovër, që tregon se “Kuvendi” i 11 dhjetorit nuk u mblodh me anëtarë por me tubues. Ndaj çështja është ende në gjykatë dhe pritet vendimi i Apelit.

Sulmi ndaj Enkelejd Alibeajt se ka pastruar paratë e Bashës në Paraguaj, përveçse një fabulë klasike e “koleksionit berishian”, duket se është presion i pastër ndaj gjyqtarit që ka në dorë çështjen e PD-së.

TemA

10 Komente

  1. F
    Fevziu Berrishes

    Veshtiresi e madhe te paguash nje pseudo gazetar nga amerika latine ti japesh nje trillim alla- Berrisha dhe ti thoshe botoje kundrejte nje cmimi artikulli botohet dhe fillone komedia Berrisha . Po zihen qente midis tyre te shikojme kush qene do kafshohe qenin tjeter nje loje qenesh

    Përgjigjjuni
    1. r
      redaktori

      Berisha ka gadi opsionin e kompromisit per te arritur ate, bashkimin e demokrateve : Te konkuroje per kryetar ne PD ne gare tok me Yuri Kim! Kjo do ta shpetonte edhe Ali Beun nga sikleti qe e ka vene Yuri...

      Përgjigjjuni
      1. F
        Frank

        Po mediat nuk flasin kot pa nje fare baze, ndofta egzagjerojne ,por qe Lulushi ka derguar para jashte kjo nuk do as mend as kalem, qe mund te jete ndermjetesi ky juristifytyrepalare dhe hoxhedelenxhiu ,ka shume mundesi sepse te besh nkryt pedeje nje te tille eshte qe ti thuash budallait se je I mencur! Keto Jane mediat o aliuhoxhe, po te jete berisha sic pretendon ,te then zverkun se kapak ti nuk ke pasur as nuk ke ore matuf ,e derr i zgjebosur I myzeqese!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lefteri

          Po Berisha nje hap pas beri qe do te kthehet si krye.ar i PD!Ai duhet te beje nje hap para qe te shkoje ne te semes !Ndaj mos e ngaterroni te gjorin se eshte ne pozite te veshtire e s'ka kujt ia prish e kujt ia ndreq!Ai ,ka zera qe e do PD qe pas saj ta varrosin me ceremoni se ndryshe ai nuk pranon kurr te shkoje ne boten tjeter!Ndaj me tolerues ne kerkesen e tij sepse po iku nga kjo bote me damken nga "fabrika qe e prodhoi",ate nuk do e trese toka pasi ka lene nje problem te hapur me pasardhesit e tij.Ka zera qe ai "fabrikes qe e prodhoi" i ka vene nje kush qe; del nga politika nese i rikthehen vizat dhe e drejta femijeve te tij per te levizur neper bote e veçanerish ne Amerike.Dikur luante me nipin e mbesen e Enverit tani i ra ne koke e patolerueshme per te.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Leo

            Oero Qeni Shkruej per armatosjen e Serbise qe Rama yt thote nuk eshte problem se armatosen per mbrojtje. Po te deklaronte Berisha keshtu do kishe ba nja dhjete artikuj e do thije se Berisha i sherben Serbise

            Përgjigjjuni
            1. L
              Leo

              Oero Qeni Shkruej per armatosjen e Serbise qe Rama yt thote nuk eshte problem se armatosen per mbrojtje. Po te deklaronte Berisha keshtu do kishe ba nja dhjete artikuj e do thije se Berisha i sherben Serbise

              Përgjigjjuni
              1. T
                Te vjedhim sebashku

                Filluan babalet kunder njeri tjetrit... Do zoti te jene te verteta per islamikut alibej pasha.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  N

                  Ehë do ti bllokojne alibeu ehë. Vazhdoni masturbimin tifoze te rilindjes .

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    N

                    Ehë do ti bllokojne alibeu ehë. Vazhdoni masturbimin tifoze te rilindjes .

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Na

                      Ehë do ti bllokojne alibeu ehë. Vazhdoni masturbimin tifoze te rilindjes .

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje