
Kryeministri Edi Rama pas konferencës së përbashkët me Olaf Scholz zhvilloi një bisedë të përbashkët me gazetarët, ku u shpreh se nuk e sheh si mosmbështetje nga ana e kancelarit gjerman Scholz mungesën e një deklarate për nismën “Ballkani i Hapur”. Rama tha nga Berlini se nëse do të ishte kundër nuk do përtonte ta thoshte.
Sa i përket reagimeve në Tiranë se Scholz nuk e mbështet këtë nismë, Rama tha se nuk i intereson.
“Sikur të ishte mosmbështetës nuk do përtonte ta thoshte as midis nesh as në publik. Kështu që kurrsesi nuk do të thosha që është mosmbështetës. Sa i përket mbështetjes së hapur edhe me gjithsej të thënë ashtu siç e them unë, kjo është një zgjedhje e komunikimit, plotësisht e respektueshme, për më tepër që procesi i Ballkanit të Hapur është një proces që ka lindur dhe shpjegohet siç është për shkak se procesi i Berlinit filloi të humbiste impaktin dhe për shkak se çfarë u parapa në procesin e Berlinit dhe çfarë u vendos në tryezë nuk u implementua kurrë jo nga Gjermania, por nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Sa i përket atyre në Tiranë që janë kundër, aq më pak shoh problem sepse nuk më intereson fare, më intereson mendimi i qytetarëve”, tha Rama.
E supozojme qe eshte kunder ku eshte problemi ? Cdo shtete ka interesat e vete ajo qe ty te duket interesante por gjermanine eshte e pa vlere . Ballkani hapur eshte Benelux inisiative europiane kush nuk eshte dakorte mos te aderoje qe aendroje i mbyllur ne guacken r vete
E drejte.
Gjermania gjithmone na ka mbeshtetur dhe duhet qe ti jemi falenderues . Po ben te pamunduren per çeljen e negociatave dhe kjo tregon qe eshte nje aleate e mire
qente vetem te lehin dine keshtu qe vazhdo me punen dhe mos rresht per asnje sekonde
Ballkani i hapur eshte nisma qe do ta orientoje shqiperine dhe kosoven njeher e pergjithmon drejt europes zoti kryeminister ka te drejte ne ate cka ai thote dhe mendon
Politika e mire behet duke mbatur mardhenie te mira me aleatet strategjik e me vendet e rajonit. Kur eshte nje projekt me perfitim per shqiprine pse jo te mos behet
Ku e degjuat ju qe nuk e prekrahi apo ju e perkthej berisha
Rama ka hallin te coj perpara shqiperine kta rrin merren me thashetheme
Nisma e ballkanit te hapur eshte nje proces qe mer kohe dhe aprovim , nese ballkani e shef si gje qe do i sjelli perfitime te medha atehere dhe kancelari gjerman sdo dali kunder vullnetit te perbashket
Gjermania gjithmone na ka mbeshtetur ne vendimet e vendit tone!
Tashmë është e qartë se Ramë Kristaqi ka marë detyrën e avokatit të Serbisë dhe as që bën përpjekje ta fsheh ky tradhëti.Po e quaj tradhëtar nëse është shqiptar e nëse është pasardhës i kopilave të Miladinit e Mugoshës atëherë është një patriot Serb.