BE i përgjigjet Edi Ramës: Nuk ka ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

11 Prill 2022, 22:10Politika TEMA

BE i përgjigjet Edi Ramës: Nuk ka ndarje të Shqipërisë

Tirana zyrtare, nëse Konferenca e Parë Ndërqeveritare ngelet në ngërç, do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut dhe hapjen e negociatave menjëherë, duke qenë se kushtet janë plotësuar.

Ka qenë kjo kërkesa e popullit shqiptar – e shprehur në procesin e Këshillimit Kombëtar me 67% të votave pro – për të ndarë Shqipërinë nga fqinja e saj në rrugëtimin e përbashkët drejt Bashkimit Evropian.

Por, unioni mbetet i palëkundur në qëndrimin e tij.

Ana Pisonero, zëdhënësja e shtypit për zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë pranë BE-së, në një përgjigje për Albanian Post (AP), shkruan se, “qëndrimi i BE-së mbetet i qartë”.

“Presim me padurim nisjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me të dyja vendet, me mbajtjen sa më të shpejtë të Konferencave të Para Ndërqeveritare”, shkruan ajo.

Pisonero shton se, Këshilli Evropian vendosi në mars të 2020-ës të hapte negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi të dyja vendet kishin plotësuar detyrat duke e merituar këtë.

Zëdhënësja e BE-së ka edhe një mesazh për Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ajo shprehet se unioni i inkurajon të dyja palët që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme reciproke për çështjet e mbetura pezull.

Zyrtarë të lartë të BE-së kanë ravijëzuar se të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, por veto-ja bullgare ndaj MV-së mbetet penalizuese.

Vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, u shpreh se Shqipëria do të kërkojë ndarje nga MV-ja.

Ai e paralajmëroi në dhjetor të vitit të kaluar se, nëse Bullgaria do të vazhdojë të vërë veton, “do të fillojmë hapur të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut”.

Numri një i Qeverisë shqiptare e ka cilësuar këtë si një fazë absurde të bllokimit të Maqedonisë nga Bullgaria.

Vitin e kaluar, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, la të kuptohej se unioni mund t’i çelë negociatat vetëm me Shqipërinë, nëse Maqedonia e Veriut nuk e zgjidh ngërçin me Bullgarinë.

Përparimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë u bllokua më 22 qershor, për shkak të vetos së Bullgarisë, për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Kushtet e Bullgarisë përfshijnë refuzimin e qartë të Republikës së Maqedonisë Veriore nga pretendimet territoriale, të pakicave dhe historike ndaj Bullgarisë.

Sakaq, ata kërkojnë ndryshimin e mbishkrimeve apo monumenteve që nxisin urrejtjen ndaj Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Këto dy shtete kanë pasur konflikte të hershme historike. Tensionet mes vendeve u rritën vitin e kaluar.

Kjo erdhi pas vendosjes së vetos nga pala bullgare për hapjen e negociatave mes Bashkimit Evropian dhe MV-së.

Kjo për shkak të dështimit të qeverisë së Shkupit për të adresuar shqetësime të caktuara të identitetit.

Bullgaria kërkoi që termi “gjuhë maqedonase” të mos përdoret në asnjë dokument negociues të BE-së, pasi ajo e konsideron gjuhën si një dialekt bullgar.

Së dyti, Bullgaria i ka kërkuar MV-së të “pranojë” origjinën bullgare të kombit maqedonas, pasi nuk “ekziston” një komb i veçantë maqedonas.

Sipas shtetit bullgar, ky i fundit është vetëm një krijim “artificial” i komunistëve jugosllavë si pasojë e Luftës së Dytë Botërore.

Sofja zyrtare këmbëngul që Shkupi të heqë dorë nga pretendimi i tij për njohjen zyrtare të pakicës maqedonase në Bullgari.

6 Komente

  1. E
    Evropa Kurva Plake me pamjen e Doris Pack

    Organizata bamirese LGBTQ qe perfaqesohet nga BE ne ndryshim me cdo anetaresim apo hapje negociatash nuk ka asnje rast qe te hapi negociata dy shtete, ose asnjera. Anetare te panderuar te LGBTQ me Maqedonine nuk jemi vellezer Siameze, cdo shtet ka detyrat e tij te shtepise si kushte te cilat kemi 10 vjet qe i kemi plotesuar dhe tejkaluar ato 1000%. Nxirrni pengesa artificiale sebepe per te mos na pranuar se jemi shtet me popullsi shumica e fese myslimane, nderkohe vendet e BE jane mbushur me xhami dhe mjekrroshe qe vijne verdalle me robdeshane e pantallona trecerekeshe.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lamashet e PD, bije bushtrash

      Akoma se ka kuptuar corapekuqi qe Bullgaria eshte e vene , eshte nje justifikim i BE -se per te mos filluar bisedimet kurre .... Akoma nuk e kuptoj se perse duhen filluar bisdimet me te dyja palet bashke , clidhje kemi ne me Meqedonine e Veriut ?? Dhe perse duhet bere bllok nga Bullgaria per ne , se kan ato te dyja probleme me kufijte dhe e gjuhen e historine duhet ta paguajm ne ?????? Ato kane me pak probleme se ckemi ne me fqinjet tane te jugut , Helenet , ne helenet nuk na nxjerin probleme kurse Bullgaria po , dhe shifet qarte qe pengesa nuk kapercehet .... Duket fare qarte qe nuk na duan , Bullgaria eshte nje preteks per Ata ,ndaj nesh .... Arsyeja eshte shume e thjeshte ....nuk na duan , nuk duan zgjerim ndaj Ballkanit Perendimor , dhe nese shikojne, dmth BE , qe ne Ballkanin Perendimor ka nje influence te nje superfuqie tjeter , atehere fillon makinacioni dhe propaganda e tyre qe ja : ju kemi gati te fillojme bisedimet ,sa mbaron stuhia ose interesimi i kinezeve , ruseve ose i turqeve , atehere harohemi , zvaritemi ,deri ne poshterim , Franca , Hollanda , Gjermania kishin nje vendim , Ato shtet e kishin justifikimin ne maj te gjuhes : eshte shpejt te fillojne bisedimet me Shqiperine , cfare i shtyu te nderojne mendje nga nje dit ne tjetren????????? Dhe pergjigjia eshe nje dhe e vetme .....preteksi i Bullgarise eshte per ta nje arsye e shkelqyer per te mos mare ato shtete urejtjen dhe nervozizmin e shqiptareve ....keshtu qe kot mundohet Kryeministri yne ,per sa kohe nuk do kete mesymje te forcave te treta ne Ballkanin Prendimor , ne nuk do te jemi kurre ne tryezen e bisedimeve me ta ...........dhe kjo sdo mend fare , ama ajo qe ezhte shu e e bezdishme dhe te bene shume nervoz eshte se nese ne kemi nje afrim , kemi nje interezim , kemi nje ndikim nga dikush , atehere propaganda e felliqur e BE -se fillon dhe kercenon me nderprerje te zgmerimit , me sanksione , me nderprerje te ndihmave .....sinqerisht jane bere shume te peshtire , jane bere shume te neveritshem , ose sic thote nje proverbe popullore banale ....as te qin dhe as te leshojojn......gjithsesi nje gje ezhte me se e qarte ....nuk na duan , kuptoe me ne fund zoti Kryeminister , nuk na duan .....

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptari prej shqiperie

        Zonja Pisanjose.Ju ne Europe duhet te mesoni se jemi shqiptaret dhe si te tille duam te futemi ne Europe.Sic Jane futur italianet,spanjollet,francezet gjermanet,etj(englezet dolen,ta lane glasen).Nese Ka patur pasoja ne ballkan keto histori fillojne qe para luftes se pare boterore dhe ,cuditerisht ,Jane produkt europian,ne kurriz te popujve te ballkanit.Qe te zgjidhen keto probleme Ka dy rruge:-1- futja ne Europe e shteteve ballkanike sipas rregullave kombetaredhe Jo paketave te cigareve qe pergatit Franca e Lepines dhe Makruanit.-2-referendum mbarekombetar ,sipas nje platformen te caktuar dhe te miratura sipas parimeve demokratike te OKB,vetvendosja e popujve me dy pika :a-bashkim kombetare, Pra pranimit i parimit te ndryshimit te kufijte ne ballkan sipas vullnetin te kombeve,krijimi i shteteve kombetare,-b-bashkim me Europe.Ta trajtoah ndryshe do te thote ti shohesh keto territore si "perendim i eger i sh.18" dhe popujt qe banojne si indianet e amerikes ne sh.18.zgjidhni dhe veproni.Ndryshe lufta e katert ballkanike do jete ne prag dhe autor i saj ,si gjithenje,Europa.Shendet e prapanica te forta,zonja Pisanjose.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Berati

          Ça re? Jane ne terezi keta uropianet? Po populli? E dine keta slogan: çthote partia ben popllli e çdo poplli ben partia?

          Përgjigjjuni
          1. D
            Diktatura Neofashiste sot quhet BE

            Nuk ka me asgje per t'u cuditur nga BE-ja . Ajo te dikton sot gjithcka ; Sa do do hash e cfar do hash , sa do flesh e do rrish pa gjume dhe sa do rroshe e kur do Vdesesh !!!!!!!!!!!!!!!!! Kjo eshte ne Thelb Politika e Kanibaleve e Krimineleve te Kontinentit qe vendosen nji Diktature te re ne Europe ,sepse eshte e kuptushme ,ktaaaa jane bijt e bijat e Baballareve Fashio-Naziste dhe e kan Diktaturen Nazismin e fashiszmin ne Gen dhe smundet te bejne ndryshe kurr . Ata budallenj qe mashtrohen nga Gjuha e KUlturuar qe perdorin,kollaret blu ,buzeqeshjet Hipokrite prej Kanibali ,behen Preha e tyre shpejt a vone . Si tha ai Kryekanibali ne Bruksel ne Party ku kishin edhe Prostituta Minorene qe kercenin Nudo mbi Tavolinat e BE-se - per popujt e Lindjes (Shqiperine etj ) ???????? - (Derrat e sotem jane Berxollat e te nesermes ne pjatat tona .Rroft Klubi Kanibaleve )

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shmil Gurra

              AHERE të DALIM SHESHAZI KRAH BULLGARISË dhe ti themi gjërat TROC - HIPOKRITËVE të SHKUAR HIPOKRIZISË, juve që ndërtuat KASAPHANËN UKRAINË... Pa AMERIKËN o PEDERASTË - do flisnit të gjithë rusisht, ndërsa sot i nxirrni me mijëra mëkëmbëza edhe AMERIKËS, dhe bëni teatrin e lotuesve KROKODILË.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje