Rama-kancelarit gjerman: Shpresojmë të përmbushni dhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën

11 Prill 2022, 19:47Politika TEMA

Rama-kancelarit gjerman: Shpresojmë të përmbushni dhe procesin e

Gjatë konferencës me kancelarin gjerman, kryeministri Edi Rama deklaroi se shpreson që Gjermania të përmbushë detyrimin në nivelin e BE dhe për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kreu i qeverisë u shpreh se heqja e vizave për Kosovën është një proces i merituar për qytetarët e këtij vendi.

“Shpresoj që Gjermania të përmbushë në nivelin e BE dhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Është një proces i merituar prej shumë vitesh, por i bllokuar. 

Shpresojmë që të zhbllokohet që të gjitha vendet e Ballkanit të marrin atë që meritojnë në raport me ecurinë e tyre drejt BE”, tha Rama.

Lini një Përgjigje