Rama nga Gjermania: Nëse deri në qershor nuk hapen negociatat, do kërkojmë ndarjen nga Maqedonia

11 Prill 2022, 19:14Politika TEMA

Rama nga Gjermania: Nëse deri në qershor nuk hapen negociatat, do

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se, nëse deri në muajin qershor nuk do të hapen negociatat mes BE-së dhe Shqipërisë, qeveria shqiptare do të kërkojë ndarjen nga oferta e përbashkët me Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri e deklaroi këtë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Rama theksoi më tej se “nuk i detyrohemi as Berlin-it, as Paris-it për hyrjen në Bashkimin Evropian, por fëmijëve tanë”.

“Kemi ende shumë për të bërë dhe do të bëjmë gjithçka që duhet bërë”, garantoi kreu i qeverisë shqiptare.

Kryeministri njoftoi se procesi i Berlin-it do të marrë një impuls të ri.

Sa i takon nismës së Ballkanit të Hapur, Rama shtoi se katër liritë e BE-së janë gjëja e duhur për të garantuar “paqen dhe të ardhmen”.

“Marrëdhëniet dypalëshe janë të shkëlqyera”, ravijëzoi kryeministri shqiptar.

Ndërsa, referuar liberalizimit të vizave të Kosovës, Rama e konsideroi se procesi është i merituar prej kohësh.

4 Komente

  1. N
    Natasha

    Bravoo ne i kemi plotesuar kushtet dhe skemi pse varemi nga tekat e shteteve qe kane hatermbetje me maqedonine

    Përgjigjjuni
    1. A
      Andon

      Kryeministri i Shqiptareve???????????????? Cdo fjale qe thua dhe cdo vendim qe ke mare ka qene i drejte.

      Përgjigjjuni
      1. r
        rexha 10

        Kujdes more i gjati i Shqiptareve :E kuptove qe me ne funde Europa e ka seriozishte qe te marri vendimin e duher ,jo se e meritone ,pore se Europes i hyri uji nen rrogoze thote populli . Pikerishte sote qe Europa po vendose seriozishte ,ti si gjithmone me korrupsionin tende po i bene presion se do te ndahesh nga Maqedonia e Veriut ,gjoja shkaktare eshte Maqedonoia Heret e tjera i beje presion se do te kaloje andeje nga Turqia ,apoRusia .Sote daja ka blere bicake ,dhe llogarite jane qe Ballkanin Perendimore ta komandoje Europa ,dhe jo Rusi ,apo nje Putin tjeter.Shqiperia do te behet me e rendesishme se sa shteti i KUBES ,,kure SHBA gati sa nuke hyri ne lufte me Spanjen per te mbrojtur shtetine e KUBES ,si nje shtete i destinuar per te futur ne Europe mallrat e SHBA .Raliteti eshte lufta e Rusise ndaje Ukraines ,qe Europa te marri frenat e ballkanit ne dore . NDERSA DODIKU I Europes do te kaloje me Ruset .

        Përgjigjjuni
        1. c
          cimi

          vendimet e rames kan qene gjithmone te duhurat per shqiperin qe te eci perpara dhe ate do te bej dhe tani

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje