Berisha: Xhaçka ka lumturuar burrin me prona në Dhërmi! Ministrja: Turp për ju që mashtroni në këtë moshë

11 Prill 2022, 18:33Politika TEMA

Berisha: Xhaçka ka lumturuar burrin me prona në Dhërmi!

Sali Berisha ka akuzuar ministren e jashtme, Olta Xhaçka se ka përdorur postin e saj për të pasuruar bashkëshortin me prona në Dhërmi.

Në përgjigjen e saj, ministrja Xhaçka tha se bashkëshorti i saj nuk ka përfituar asnjë centimetër tokë nga shteti shqiptar.

Pjesë nga debati:

Sali Berisha: Ballkani i Hapur nuk ka asnjë synim tjetër, tualeti dhe make up-i ndaj një njeriu i cili nuk njeh gjenocidin në Bosnje dhe Kosovë dhe do të marrë flamujt e shtrirjes së influencës serbe në rajon dhe ky quhet Aleksandër Vuçiç.

Ju duhet të themi zonja që jeni në sallë, të gjitha keni bashkëshort, por vetëm njëra ka super bashkëshort dhe ajo që ka superbashkëshort madje bashkëshort strategjik, quhet Olta Xhaçka, e cila ka lumturuar me prona në Dhërmi dhe zona të tjera, e ka çuar në nivelin e investitorit strategjik.


Olta Xhaçka: Zoti Berisha unë jam krenare për burrin tim, nuk e di sa krenare është bashkëshortja jote për burrin që e saj. Por burri im është në tokë të vetë dhe në pronë të vet dhe nuk ka përfituara asnjë cm nga shteti shqiptar. Është e turpshme kini respekt për veten dhe mos gënjeni dhe mos mashtroni ashtu siç keni bërë këto 30-vjet. Se siç thashë, është e turpshme të mashtroni në këtë moshë.

2 Komente

  1. r
    rexha 10

    KRENARIA MESE BANDAVE TE QEVERISE ESHTE E MADHE .PORE KRENARIA ME E MADHE QENDRONE KUSHE I SHPIKU BANDAT ME KOLLARE QEVERITARE ,QE JANE NGJITUR SI MUTI MBASE KEPUCES ATIJE VENDI ,DHE SOTE ZIHEN SE KUSHE E KUSHE KA VJEDHUR E VRARE ME SHUME APO ME PAKE .

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1

      Zonja ministre neqoftese ka dosje ne ministrine e mbrojtjes per qeverisjen berisha duhet te kishin vajtur ne spak e jo te perdoren per shantazh.Te gjithe jeni te molepsur dhe shantazhoni njeri tjetrin me dosjet qe keni dhe nuk jua mban bytha ti coni atje ku duhet.Te gjithe plehra jeni

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje